Turqi/ Arrestohen 400 persona, shpërndanë lajme të pavërteta për COVID-19

Në Turqi kanë përfunduar në pranga 400 persona pasi kanë shpërndarë lajme të pavërteta për COVID-19.

Ministri i Brendshëm turk njoftoi ditën e sotme se në 42 ditët e fundit, janë marrë në shqyrtim 6,362 llogari në rrjete sociale.

Prej tyre, janë identifikuar 855 të cilët kishin shpërndarë lajme provokative ndërsa 400 persona u arrestuan.

Autoritetet kanë nisur një operacion për evidentimin e personave të cilët shpërndajnë informacione të rreme me qëllime dashakeqëse duke përhapur panik tek qytetarët.