Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Si ta ndryshoni tërësisht jetën me këto veprime të thjeshta

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Si ta ndryshoni tërësisht jetën me këto veprime të thjeshta

Ndryshimi i stilit të jetës, nuk është diçka e lehtë. Duhen shumë kohë, përpjekje dhe këmbëngulje. Gjithsesi, të gjitha ndryshimet kryesore nisin me disa rregullime të vogla, dhe këtu ka mijëra gjëra të vogla që mund të bëni çdo ditë për të përmirësuar mirëqenien tuaj fizike dhe mendore.

Shtriqni muskujt tuaj

Qëndrimi për orë të tëra ulur, mund të dëmtojë shumë trupin tuaj në një periudhë afatgjatë. Ekspertët rekomandojnë shtriqjen e muskujve të trupit, kordinuar me frymëmarrjen për të paktën 30 minuta. Kjo praktikë, do të mbrojë jo vetëm trupin tuaj, por do të ruajë freskinë e mendjes.

Korrigjoni qëndrimin e trupit tuaj para kompjuterit

Qëndrimi i gjatë para kompjuterit gjatë mund të shkaktojë dhimbje në shpinë, t’ju bëjë më të prirur ndaj lëndimeve, dhe madje t’ju sjellë probleme me frymëmarrjen. Ekpertët rekomandojnë të shpenzoni 10-15 minuta në ditë, duke punuar për të korrigjuar qëndrimin e trupit tuaj kur punoni në kompjuter.

Telefonojini një miku të vjetër

Ekspertët thonë se kjo gjë mund t’ju nxisë seriozisht humorin pozitiv. Shpeshherë, depresioni dhe simptomat e lidhura me të, rrjedhin nga ndjenja e vetmisë, apo mungesa e qëllimeve në jetë. Biseda në telefon me një mik të vjetër, do të bëjë t’i kujtoni vetes se në fakt ka shumë njerëz që kujdesen për ju.

Ndihmoni dikë që është në nevojë

Të bësh një ose dy akte mirësjelljeje çdo ditë, nuk të kushton asgjë. Dhe siç vëren Len Saunders “arti i të dhënit”, është gjithmonë një hap i shkëlqyeshëm, për ta bërë veten një person më të mirë.

Dremisni nga pak çdo ditë

Të marrit një sy gjumë gjatë drekës, mund t’ju ​​ndihmojë të ndjeheni të rifreskuar dhe rigjeneruar. Sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit në SHBA, gjithçka që ju nevojitet janë 20 minuta gjumë, që do t’ju bëjë të ndjeheni më energjik, më i përqendruar, dhe me një qasje më pozitive ndaj jetës.

Bëni një banjo me ujë të ngrohtë

Uji i nxehtë ka përfitime të mahnitshme shëndetësore, si fizike ashtu edhe mendore, thotë instruktorja e jogës Elizabet Shuler. Ajo do të lehtësojë muskujt e lënduar, do t’ju ndihmojë të relaksoheni, të zvogëloni inflamacionin në trupin tuaj, por edhe të luftojë depresionin.

Shkoni në palestër

Endorfina natyrore që çlirohet nga stërvitja fizike, mund të rrezatojë pozitivitet në mendje, trupin dhe shpirtin tuaj, shpjegon traineri personal Skot Tompson. Dhe nuk keni nevojë të kaloni orë të tëra në palestër. Një studim i vitit 2012 në SHBA, zbuloi se burrat që ushtroheshin për 30 minuta në ditë, kishin të njëjtat përfitime si ata që qëndronin 1 orë në ditë në palestër.

Shëtisni në natyrë

Ecja është një nga aktivitetet më të dobishme për ne, thotë mjeku Nikolla Gjorgjeviç, këshilltar në “HealthCareers”. Sipas tij, skeleti dhe muskujt tanë, janë bërë për të ecur. Një studim i vitit 2019, zbuloi se ecja në natyrë për vetëm 20 minuta në ditë, mund të ulë ndjeshëm nivelet në gjak të kortizolit, hormonit të stresit.

Meditoni

Kur ndiheni të stresuar dhe të mbingarkuar emocionalisht, një seancë e shkurtër meditimi mund t’ju ndihmojë të qëndroni të qetë dhe të vazhdoni përpara. Një studim i vitit 2014, vërtetoi se vetëm 30 minuta meditim, mund të kenë të njëjtin ndikim tek ankthi dhe depresioni që kanë edhe ilaçet antidepresive.

Caktojini vetes objektiva, dhe synoni t’i arrini ato

“Karta e rezultateve” është një mjet strategjik i krijuar nga sipërmarrësi social Dejv Mejzën, bashkautor i librit ‘Madhësia e ëndrrave tuaja’. Ai ka tre përbërës: synimin që doni të arrini; datën që shpresoni ta arrini atë qëllim; dhe hapat që do të ndërmerrni për të arritur këtë qëllim.

Mbani për disa orë larg telefonin tuaj celular

Në një studim i vitit 2013, zbuloi se përdorimi i telefonit celular shoqërohej me rritjen e niveleve të ankthit. Ndaj distancimi qoftë edhe për 30 minuta nga telefoni, mund t’ju ndihmojë të keni një shëndet të mirë në planin afatgjatë. “Lëreni telefonin tuaj në shtëpi, para se të dilni për një shëtitje, apo të hani një darkë jashtë shtëpisë”, sugjeron trajnerja e suksesit Liza Misho.

Reflektoni çdo mbrëmje kur ktheheni në shtëpi

Kaloni disa minuta duke reflektuar si kaloi dita tuaj. “Pyesni veten se çfarë vlerësoni tek dita që sapo iku, atë që mësuat apo realizuat, dhe si mund ta kishit bërë edhe më të mirë ditën tuaj. Gëzojuni çdo përparimi që keni bërë, dhe atë për të cilin jeni krenarë. Lini mënjanë çdo mendim negativ, dhe mos harroni: Nesër është një fillim i ri”, thotë Misho.

Mësoni një gjuhë të re

Siç e tregon edhe një studim i vitit 2014, mësimi i një gjuhe të re, është një mënyrë e shkëlqyr për të mbajtur mendjen në formë. Dhe me aplikacione si “Babbel” që ofrojnë seanca 10-15 minutëshe, mësimi i një gjuhe të re të huaj, është mëse e mundur. Mund të mësoni gjatë rugës për në punë, pak para të flini apo ndërsa punoni. Brenda disa javësh, do të zbuloni se kujtesa juaj është më e mprehtë, dhe aftësitë tuaja gjuhësore janë përmirësuar shumë.

Shkoni për të fjetur 30 minuta më parë

Çdo minutë gjumë ka shumë rëndësi, ndaj fjetja 20-30 minuta më herët se zakonisht, mund t’ju bëjë më të fortë dhe më të shëndetshëm. Trupi juaj shërohet dhe rikuperohet shumë gjatë gjumit.

TIRANA TODAY

 

Tags: njeriushendetitrupi

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Thyerja e stolave në stadium, FSHF: Policia të arrestojë agresorët

Thyerja e stolave në stadium, FSHF: Policia të arrestojë agresorët

Nesër nuk priten reshje shiu, temperaturat në rritje

Nesër nuk priten reshje shiu, temperaturat në rritje

Sa kohë duhet për vaksinën e koronavirusit? Ja çfarë thonë ekspertët (FOTO)

Sa kohë duhet për vaksinën e koronavirusit? Ja çfarë thonë ekspertët (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

“Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, Rama pas progres-raportit
Politikë

“Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së”, Rama pas progres-raportit

by mirseda
11:42 | 05/11/2025
0

“Grupi ynë negociator ka shkëlqyer në këtë proces, sepse nuk ka vajtur në tryezën e negociatave për...

“Urgjenca e reformave, nuk duhet të dëmtojë cilësinë e tyre”/ Gonzato mesazh opozitës

“Urgjenca e reformave, nuk duhet të dëmtojë cilësinë e tyre”/ Gonzato mesazh opozitës

11:40 | 05/11/2025
Rama me Gonzaton: Brenda vitit 2027 do të mbyllim këtë proces

Rama me Gonzaton: Brenda vitit 2027 do të mbyllim këtë proces

11:37 | 05/11/2025
KE, gati të mbështesë Shqipërinë në mbylljen e negociatave me BE

KE, gati të mbështesë Shqipërinë në mbylljen e negociatave me BE

11:34 | 05/11/2025
Rama jep lajmin e mirë: Nga 1 janari paga minimale 500 euro. Brenda mandati shkon në 700 euro

Rama jep lajmin e mirë: Nga 1 janari paga minimale 500 euro. Brenda mandati shkon në 700 euro

11:00 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com