E enjte, 16 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Thyerja e stolave në stadium, FSHF: Policia të arrestojë agresorët

Ndeshja Kukësi-Tirana nuk përfundoi pa probleme. Tifozët kanë dëmtuar 164 stola dhe kjo ka acaruar FSHF-në, teksa ka dalë me një deklaratë ku kërkon nga Policia e Shtetit të ndalojë personat që kanë shkaktuar këto akte vandale. Pas verifikimeve të kryera, rezulton se janë dëmtuar 164 stola, nga të cilat 145 nga ana e tifozëve të Tiranës dhe 19 nga ana e tifozëve të Kukësit.

FSHF ka tashmë të dokumentuara me video dhe foto personat që thyejnë stolat dhe i flakin ato në fushë. FSHF komunikon se i ka kërkuar Policisë së Tiranës, ndalimin dhe arrestimin e këtyre personave.

“Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpër sjelljet e papranueshme dhe vandale të disa grupeve të tifozëve në ambientet e “Air Albania Stadium” gjatë ndeshjes Kukësi -Tirana, sjellje këto që nuk kanë asnjë lidhje me synimin tonë, për t’i kthyer ndeshjet e kampionateve tona në festa futbolli. Këto akte vandale përbëjnë shkelje ligji dhe ne kërkojmë që personat përgjegjës të përballen me ligjin.

Pas verifikimeve të kryera nga administrata e “Air Albania Stadium”, rezulton se janë dëmtuar 164 ulëse, nga të cilat 145 nga ana e tifozëve të Tiranës dhe 19 nga ana e tifozëve të Kukësit.

FSHF ka tashmë të dokumentuara me video dhe foto personat konkretë që thyejnë ulëset dhe i flakin ato në fushë, duke dëmtuar sportdashësit e tjerë, si dhe duke rrezikuar edhe jetën e zyrtarëve të ndeshjes si dhe futbollistëve.

FSHF, nëpërmjet një kërkese zyrtare, i ka kërkuar Policisë së Tiranës ndalimin dhe arrestimin e këtyre personave, dhe tashmë ka nisur procedura nga ana e forcave të rendit. Federata e Futbollit, bazuar te ligji, do të publikojë në stadium fotot dhe videot e personave që ushtrojnë dhunë në mjediset sportive.

FSHF u bën thirrje klubeve dhe grupeve të tifozerive të marrin masa dhe të respektojnë rregullin dhe ligjin në cilëndo hapësirë sportive të vendit. Komisionet në FSHF do të veprojnë në bazë të rregulloreve të brendshme, duke marrë masa kundër këtyre shkelësve.

Kërkojmë nga Policia e Shtetit që t’i shoqërojë personat përgjegjës në bazë të ligjit në fuqi, në mënyrë që ata të dalin para drejtësisë. Kërkojmë mirëkuptimin e tifozerive dhe u bëjmë thirrje që së bashku t’i kthejmë stadiumet tona në mjedise familjare, ku mbizotëron festa sportive dhe jo dhuna dhe aktet vandale”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....