Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si po e shkërmoq Rama çdo ditë LSI-në

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Kur pushtetet çmenden prodhojnë fabula që nuk i besojnë veçse vetë. Kjo po ndodh edhe me Rilindjen që i është futur një aksioni, sa hajdut edhe qesharak, për të vjedhur anëtarët e këshillave bashkiakë të LSI.

Në Vlorë, në Laç, në Skrapar apo në Shkodër, përditë po del nga një lajm largimesh demonstrative nga ish partia e Ilir Metës.

Deri këtu nuk ka ndonjë çudi.

Tashmë është bërë zakon që partitë që janë në qeveri fusin duart në tepsinë e atij që nuk ka më gjë në dorë.

Por, në këtë histori, e bukur është të vërehet se përse po largohen “zemërthyer” ish anëtarët e LSI.

Po të lexosh deklaratën e shkodranëve që i përplasën derën në fytyrë Monikës, aty thuhet se ata nuk e durojnë dot faktin se një parti që u ngrit për të përshpejtuar rrugën drejt BE, tani po influencohet nga qarqe dashakeqe ruse.

Me po të njëjtën gjuhë, të ngjashmit e tyre në Vlorë, thonë se nuk e falin dot mbrojtjen që po i bëhet oligarkëve rusë që kanë financuar PD-në.

Patosi anti sovjetik duket se i ka peshuar si një gur i rëndë në zemër edhe kryemëdhenjve të Kurbinit, të cilët theksuan në deklaratën e shkëputjes se nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me politikat që duan të përçajnë Shqipërinë me Perëndimin dhe ta lenë atë jashtë BE-së.

Për të vënë duart në kokë është sidomos justifikimi që kanë gjetur 6 skraparllinj të irrituar që e kanë përligjur rendjen e tyre drejt socialistëve me mosmbështetjen e interesave ruse në Ballkan.

Pra, në thelb, grabitja kombëtare që socialistët po i bëjnë vëllezërve të tyre armiq, në mënyrë qesharake po kërkohet të shitet si një akt moral.

Nga Belishi në Fier e Gjirokastër deri në Vlorë dhe në Shkodër, ata që kanë pranuar të bëhen pjesë e partisë si Ilir Metës pas shfaqjes me bllok në dorë, pas deklaratave për kokëpalarët e 21 janarit, pas vjedhjes së zgjedhjeve lokale të 2011 në Tiranë, pikërisht ata që as nuk janë skuqur dhe as nuk janë zverdhur nga piruetat, sa në prerin e Berishës aq dhe në atë të Ramës, tani qenkan bërë të ndërgjegjshëm për t’i thënë ndal ndërhyrjes ruse në Shqipëri.

Ky është teksti absurd që atyre u është vënë në duar nga zyrat e propagandës së pushtetit dhe që ata e kanë lexuar si çmimin qesharak për t’u pranuar në gjirin e PS.

Por, këtu problemi nuk është as tek këto marioneta që shfaqen në publik me shalët hapur, as tek LSI-a që po braktiset prej tyre.

Të dyja palët po paguajnë faturën e rëndë të një politike klienteliste që zgjat prej një dekade. Të parët që pasi kanë rrëmbyer në emër të zvarritjes pas pushtetit, tani duhet të blejnë të ardhmen duke u shfaqur si klounë në mediat ramiste.

E dyta, që pasi i ka përdorur këta sharlatanë, tani po shijon frytet e hidhura të “besnikërisë” të blerë me para. Edhe tradhtarët e LSI-së edhe partia e tyre e braktisur në këtë rast duhen mëshiruar po njësoj.

Prandaj në këtë fabul të rëndësishëm nuk janë ata.

Këtu problemi është tek deliri dhe tek humbja e arsyes së pushtetit. Pasi u mundua të fabrikojë me të gjitha mënyrat fabulën e financimeve ruse të PD, propaganda e rilindjes po mëton sot t’i mbushë mendjen shqiptarëve se pjesa më mercenare e partisë me mercenare të vendit qenka e aftë për akte moralo-patriotike.

Pra deri në këtë pikë janë çmendur propagandistët e Rilindjes sa po kërkojnë t’i shesin publikut edhe një fabul si kjo.

Deri në këtë pikë e kanë humbur arsyen sa një histori tepsie duan ta servirin si një makth që vjen prej Rusie. 

Prandaj meraku i vërtetë i kësaj që po ndodh nuk është se po jetojmë në kohën e një opozite gjithnjë e më të blerë dhe gjithnjë e më të dobët, por në periudhën e një pushteti gjithnjë e më të çmendur, që po fillon të besojë në devizën tipike të diktaturave: “sa më e madhe gënjeshtra, aq më e besueshme është”. (Lapsi.al)

Tags: beditelsiPerendimiramarilindjarusiashkërmoq

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Astrit Patozi: PD në zhytje të thellë, Basha merret me lojëra

Patozi: 22 marsi më i keq për PD-në, mirë që s’po festojmë 18 majin

Ushtarët serbë “zbarkojnë” sërish në Kosovë (Video)

Ushtarët serbë “zbarkojnë” sërish në Kosovë (Video)

Pique “tallet” me spanjollët e Realit: U dërgoj fytyra të përlotura

Pique “tallet” me spanjollët e Realit: U dërgoj fytyra të përlotura

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës, ja çfarë ofron
Politikë

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës, ja çfarë ofron

by mirseda
17:12 | 04/06/2025
0

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike, me qëllim trajnimin...

SHBA në zyrën e Ministrit të Brendshëm – zbardhen diskutimet

SHBA në zyrën e Ministrit të Brendshëm – zbardhen diskutimet

17:09 | 04/06/2025
Një tjetër vend drejt eurozonës, Bullgaria merr “dritën jeshile” nga KE për përdorimin e monedhës

Një tjetër vend drejt eurozonës, Bullgaria merr “dritën jeshile” nga KE për përdorimin e monedhës

17:05 | 04/06/2025
Gjesti kthehet në Pejë, publikon pamje nga livadhet e fshatit të tij

Gjesti kthehet në Pejë, publikon pamje nga livadhet e fshatit të tij

17:03 | 04/06/2025
SPAK mbyll hetimet për dosjen e ARRSH-së, dërgon për gjykim Evis Berberin dhe 21 persona të tjerë

SPAK mbyll hetimet për dosjen e ARRSH-së, dërgon për gjykim Evis Berberin dhe 21 persona të tjerë

16:49 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com