“Tirana Today” ka vendosur që të risjellë lajmet më të lexuara të vitit 2019 dhe një herë në vëmendjen e lexuesve.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka ndarë një lajm të mirë për shqiptarët e prekur nga tërmeti.
Ajo ka njoftuar se po punon me miqtë e saj për një projekt, ku do të shesin produkte, fitimi i të cilave do të shkojë 100% për personat në fjalë.
“Ne kemi treguar se jemi të fortë dhe në momente si ky bashkohemi si komb, si motra e vëllezër të bashkuar.
Lutuni për Shqipërinë dhe për jetën e humbur. Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën ose të bëni vetë gjërat tuaja. Është gjithmonë koha e duhur”, shkruan ndër të tjera Dua.
Kujtojmë se 50 persona kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë.
https://www.instagram.com/p/B5a2CiWBPSu/