Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Si masakra e Lojërave Olimpike të Mynihut, ndryshoi sulmet terroriste në botë!

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Si masakra e Lojërave Olimpike të Mynihut, ndryshoi sulmet terroriste në botë!

Në verën e vitit 1972, të gjithë sytë e botës ishin kthyer nga qyteti gjerman i Mynihut, ku po mbaheshin Lojërat Olimpike të radhës. Gjermanët e Gjermanisë Perëndimore, kërkonin dëshpërimisht të hidhnin pas krahëve kujtimin e Lojërave Olimpike të Berlinit të vitit 1936, që diktuan nga Adolf Hitleri.

Pra, duhej të ishin “Die Heiteren Spiele” (Lojërat e gëzuara). Dhe falë teknologjisë së re satelitore, tifozët në mbarë globin mund të shijonin drejtpërdrejti përmes televizorit këtë aktivitet madhështor. Por më 5 shtator, 900 milionë teleshikues u mbërthyen pas ekraneve të shokuar nga një ngjarje e rëndë.

Tetë terroristë të armatosur rëndë, pjesëtarë të grupimit militant palestinez “Shtatori i Zi” hynë në disa apartamente të fshatin Olimpik, dhe morën peng 11 sportistë izraelitë. Rrethimi që pasoi dhe negociatat e dështuara me rrëmbyesit, shkaktuan vdekjen e të gjithë izraelitëve të marrë peng, së bashku me 5 terroristët palestinezë dhe 1 polic gjerman.

Masakra e Mynihut dhe fushata izraelite pasuese ndaj këtij sulmi nën emrin “Zemërimi i Zotit”, shënuan nisjen e një epoke krejtësisht të re të terrorizmit ndërkombëtar, që çoi më pas në sulmet e 11 Shtatorit 2001 në SHBA, dhe që nxori flakët e konfliktit nga Lindja e Mesme drejt rajoneve në mbarë botën, përfshirë Evropën.

Emrin “Shtatori i Zi”, grupimi terrorist e mori pas një sulmi të përgjakshëm ndaj selisë së Organizatës për Çlirimin e Palestinës nga jordanezët në shtatorin e vitit 1970. Një vit më pas, OÇP ndërmori një fushatë 2-vjeçare vrasjesh, atentatesh, pengmarrjesh dhe sulmesh me bomba. Por Masakra e Mynihut do të hynte në histori.

Në orën 4 të mëngjesit të datës 5 shtator, terroristët e armatosur me granata dhe automatikë, shpërthyen me forcë një apartament në fshatin Olimpik, duke marrë peng 5 zyrtarë dhe trajnerë izraelitë: Jusef Gutfrojd, Amicur Shapira, Kehat Shorr, Andre Spicer, Jakov Springer dhe Moshe Ueinberg. Në një apartament tjetër, ata kapën peshëngritësin Eliezer Halfin, Jusef Romano, Mark Slavin, Dejvid Berger dhe Zev Fridman.

Kur izraelitët u kundërpërgjigjën, terroristët hapën zjarr, duke vrarë Romanon dhe Ueinberg. Nëntë të tjerët u dhunuan. Grupi i terroristëve, i udhëhequr nga Lutif Afif – me emrin e koduar “Isa” – dhe Jusuf Nazal ose ndryshe “Toni”, kërkuan lirimin e 234 të burgosurve palestinez nga burgjet izraelite.

Për të treguar se e kishin seriozisht ,ata e nxorën tek dera trupin e pajetë të Veinberg. Ata kërkuan gjithashtu një avion për t’u larguar së bashku me pengjet në Lindjen e Mesme. Ndërkohë lojërat u pezulluan, teksa televizionet transmetuan direkt në më shumë se 100 vende, pamjet e rrethimit të vendit të ngjarjes.

Kryeministrja e Izraelit, Golda Meir, nuk pranoi t’i dorëzohej “shantazhit më të keq”. Në ato kushte, gjermanët filluan të planifikonin fshehurazi një pritë në një aeroport. Por paaftësia e theksuar dhe mungesa e guximit, shkaktoi një kasaphanë. Pesë snajperistëve të pa trajnuar, u ngarkuan me misionin e neutralizimit të 8 terroristëve të armatosur mirë.

Dhe 16 policët gjermane, që u maskuan si stafi i hotelit, e kuptuan se ishte bërë pjesë e një misioni vetëvrasës. Ata e braktisën shpejt misionin e tyre. Pastaj, pas një shkëmbimi zjarri për rreth 1 orë, gjermanët dërguan pranë godinës makina të blinduara dhe helikopterë. Në panik, terroristët qëlluan mbi pengjet e lidhur, si dhe hodhën granata mbi helikopterët, duke i shkatërruar ata.

Simon Riv, autori i librit “Një ditë shtatori”, shprehet:“Sulmi, rrethimi dhe masakra e pashembullt e atij viti, patën një ndikim të madh. Në shumë mënyra, ai ishte 11 Shtatori i viteve 1970. Befas, bota e kuptoi se terrorizmi nuk ishte i kufizuar vetëm në Lindjen e Mesme. Izraeli u trondit. Avionët e tij bombarduan bazat ushtarake palestineze, duke vrarë shumë militantë, por edhe shumë civilë dhe fëmijë të pafajshëm. Në kundërpërgjigje, mijëra palestineze iu bashkuan grupeve militante.

Shumë njerëz, besojnë se gjermanët arritën marrëveshje të fshehtë me grupin “Shtatori i Zi”, për të ndaluar çdo sulm të mëtejshëm mbi kombin e tyre. Kjo gjë zemëroi kryeministren izraelite Golda Meir, që urdhëroi shërbimin sekret izraelit, Mossad, të niste operacionin “Zemërimi i Zotit”.

Gjatë 20 viteve që pasuan, agjentët izraelitë vranë dhjetëra palestinezë, përfshirë 2 nga 3 terroristët e mbijetuar të sulmit të Mynihut. Çfarë ndodhi me të tretin? Xhamal Al-Gashej u fsheh në Afrikën e Veriut. Në vitin 1999, ai u shfaq në një dokumentar që fitoi çmimin Oskar. “Para Mynihut, bota nuk kishte asnjë ide për luftën tonë. Por atë ditë, emri i Palestinës pati jehonë në të gjithë botën”- theksoi ai./ TIRANA TODAY

Tags: boteLojërave OlimpikemasakraMynihnatyrënndryshoisulmeve terroriste

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
200 lekëshi tashmë monedhë, me fytyrën e Nënë Terezës/ Ja si do të duket

200 lekëshi tashmë monedhë, me fytyrën e Nënë Terezës/ Ja si do të duket

Ish-oficeri i Antidrogës zbulon prapaskenat: Ja si ‘i forti’ i Myslym Shyrit kërcënoi ministren

Ish-oficeri i Antidrogës zbulon prapaskenat: Ja si ‘i forti’ i Myslym Shyrit kërcënoi ministren

Kombëtarja mbërrin në Francë, kuqezinjtë me grup të plotë për sfidën me “gjelat”

Kombëtarja mbërrin në Francë, kuqezinjtë me grup të plotë për sfidën me “gjelat”







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com