Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Si Edi Rama “turpëron” kundërshtarët dhe shoqërinë shqiptare

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Zbulimi i “shqiptarit të mirë” John Bolton

Nga: Mero Baze

Edi Rama ja ka dalë me stilin e tij të provokojë debate që nxjerrin në pah primitivizmin e shoqërisë. Duke thyer një rekord të pjesëmarrjes së grave në Qeveri, ai ka nxjerrë në pah një problem serioz të shoqërisë shqiptare, që lidhet me tiparet maskiliste të saj.

Debati nëse gratë vlejnë apo jo si ministre nuk mund të bëhet në orën zero, kur ato nuk kanë hyrë ende në zyrë. Nuk është e thënë të shkëlqejnë të 12-a dhe as të jenë të 12-a të paafta. Do të kenë dhe ato biografinë e tyre si ministre.

Por debati rreth tyre po bëhet thjesht se janë gra. Dikush i quan “pjesë e haremit”, dikush mantenuta të kryetarit e të tjerë, madje mes tyre dhe femra, po provojnë gjithë arsenalin e sharjeve që shoqëria jonë e ka me shumicë për gratë.

Më e keqja është se në këtë betejë janë përfshirë dukshëm shumë opozitarë, të cilët në vend t’i bëjnë një opozitë serioze dhe të besueshme Qeverisë, i bëjnë opozitë gjinore.

Ky në fakt është stili i Edi Ramës. Këtë e ka bërë disa herë në karrierën e tij politike, kur provokon debate të karakterit nacionalist, gjinor apo kulturor.

Në mes të Beogradit, kërkoi më 2014 njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mobilizoi qindra mijëra serbë, që me një gjuhë urrejtje të pashoqe dhe një nacionalizëm primitiv zbrazën para botës gjithë primitivizmin e tyre.

Kjo për të ka qenë shumë argëtuese. Ata shqiptarë që e lavdëronin, e lavdëronin si patriot, por ai nuk e bëri për atë. Vlera kryesore e atij provokimi ka qene për të dëshmuar kush ishin serbët dhe çfarë ishte Kosova për ta.

Njësoj e bëri këtë dhe me Greqinë një vit më vonë. Ai u përfshi në polemika mbi kontributin historik të shqiptarëve në Greqi dhe shkoi përmendi që një princ shqiptar ka mbrojtur Akropolin.

Kaq duhej që Greqia të ndizej flakë kundër tij dhe kam frikë se shumë zona të errët të shoqërisë greke, që janë të indoktrinuara me idenë e superioritetit ndaj shqiptarëve, vazhdojnë ta urrejnë.

Disa intervista të tij në shtypin liberal grek ndanë pastaj në Greqi opinionin për të, ndërkohë që ai arriti të provokojë një shpërthim të turpshëm të racizmit dhe albanofobisë në një shtet që është vend i Bashkimit Europian.

E ka bere dhe me këngëtarin serbo- boshnjako- kroat Bregoviç qysh me 2006, kur i dha çelësin e Bashkisë së Tiranës, dhe tani kur e rimori në mbrojtje pas një ftese në një koncert ne Korçë. Ështe mënyra se si ai përpiqet t’i fusë në kafaz kundërshtarët e tij primitivë.

Këtë radhë e bëri me shqiptarët, që tentojnë bëjnë të gjithë si “Xha Sulua”, dhe po argëtohet për 24 orë duke lëshuar gjithë kundërshtarët e tij të gjejnë cene grash për mandatin e tretë.

Përveçse provokim politik, ky është dhe një eksperiment për të testuar emancipimin e shoqërisë sonë.

Unë nuk vë bast që këto gra do të bëjnë qeverinë më të mirë të Shqipërisë, dhe as kam ndonjë dyshim që disa prej tyre mund të bëhen dhe qesharake si ministre. Por kjo i duhet lënë kohë së provës së tyre si ministre.

Sot ato po sulmohen thjesht për shkak të gjinisë, dhe kjo falë një provokimi modern që Edi Rama i bëri shoqërisë sonë.

Fati o tij është që brumbujt e opozitës fluturojnë gjithmonë aty ku vjen era e plehut dhe ka shansin të tregojë me gisht dhe nga ata që nuk dinë se si ta nxjerrin inatin me Edi Ramën dhe u turren grave të qeverisë.

E bëjnë këtë burra që fusin kokën mes shalëve kur u shfaqet përballë Sali Berisha në oborrin e PD, dhe u meket goja apo u lëshon jargë kur ai u flet apo nuk u flet, sipas rastit kur u kalon pranë.

Nuk e di me se do të të merreshin sikur në Qeveri të ishin 12 burra dhe 4 gra, apo 18 burra dhe një grua, siç e ka pas Berisha. Por është e sigurtë që nuk do dukeshin kaq primitivë, çfarëdo që të shoshnin.

 

Tags: mero bazeQeveriarama

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Mbërrin në zyrën e Metës shkresa e PS për propozimin e Ramës si kryeministër

Mbërrin në zyrën e Metës shkresa e PS për propozimin e Ramës si kryeministër

Plagoset me armë zjarri ish-kreu i PS-së në Vaun e Dejës

Eni Vasili rikthehet në ekran dy muaj pas lindjes

Eni Vasili rikthehet në ekran dy muaj pas lindjes







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

by mirseda
22:21 | 04/02/2026
0

Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të...

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com