E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Plagoset me armë zjarri ish-kreu i PS-së në Vaun e Dejës

Policia ka zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Shkodër. Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur 54-vjeçari Nikolin Huba. I plagosuri është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, ndërsa aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe punonjës në Hidrocentralin e Komanit. Ai është qëlluar me dy plumba në këmbë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autori është larguar me shpejtësi me një motor, menjëherë pas ngjarjes.

11:00/ Kërcet arma në Shkodër, plagoset një 54-vjeçar

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Shkodrës. Nikolin Huba, rreth 54 vjeç, është personi që ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se 54-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Shkodrës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Burimet nga uniformat blu thonë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, ku në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, Nikolin Huba, 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Njoftimi

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të  shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën  shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimine  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Lexo edhe :   E përplasi për vdekje dhe e hodhi në kanal, autori arrestohet pas 10 ditësh
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...