Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shto ujë e shto…komisione

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dialog me lugë në brez

Nga: Skënder Minxhozi

Lulzim Basha po përpiqet të krijojë një axhendë paralele me “Foltoren” e Sali Berishës, e cila po gërryen prej javësh jo vetëm bazën e partisë, por edhe kredibilitetin e elitës zyrtare të Partisë Demokratike. Dalja e kryetarit të PD me tre propozime që prekin reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve shënojnë jo vetëm rikthimin e opozitës në sistem pas dy vjetësh e gjysëm. Ato janë edhe një rivalitet me axhendën e Kongresit të Doktorit që premton largim të shpejtë të “ish-kryetarit” nga zyra e tij buzë Lanës.

Tre propozimet e Bashës vijnë pas kërkesave të opozitës për të inicuar komisione hetimore parlamentare për zgjedhjet, gjobën Beketi dhe inceneratorët. Batuta historike e Churchillit për pavlefshmërinë e komisioneve hetimore parlamentare vlen sidomos për këtë rast, kur fjala vjen, në krye të hetimit të zgjedhjeve, Lulzim Basha ka vendosur një ndër emrat më të akuzuar të opozitës për punë zgjedhjesh.

Propozimet e opozitës për reformat zgjedhore e territoriale janë më serioze e më të prekshme. Pasi ka nevojë për një shqyrtim tërësor të asaj që ka arritur reforma territoriale e vitit 2015, kur socialistët vendosën të vetëm, pas bojkotit absurd të PD, skemën e organizimit të territorit në bazë të 61 bashkive. Pas disa vitesh aplikimi të këtij formati, ka vend për të modifikuar në skemën që kemi në fuqi.

Ashtu siç ka vend për të diskutuar e modifikuar edhe në sistemin zgjedhor me të cilin u votua në 25 prill, ku koalicionet me sigla partiake u bënë praktikisht të pamundura. Vendimmarrja e njëanshme e shumicës vitin e shkuar ishte një thikë pas shpine për parimin e negociimit dhe të dakordësisë që duhet arritur sa herë që bëhen rregullat e lojës elektorale. Kjo duhet korrektuar sot kur opozita është në parlament dhe kur kryeministri Rama shprehet i hapur për ta diskutuar konkretisht këtë çeshtje me demokratët.

Ndër tre propozimet, ai i vetingut të politikanëve duket më demagogjiku. Në pamje të parë, teksa drejton gishtin nga vetja duke u ofruar për t’u verifikuar i pari, Basha duket se lëshon një dorashkë ndershmërie ndaj kundërshtarëve të tij përballë. Ajo që dimë ne qytetarët në fakt, është se në këtë skenë politike, nga njëra anë në tjetrën, vështirë se gjen njeri që të mos luajë me bllofin kur shprehet ashtu si Lulzim Basha për vetingun e pasurive të politikanëve.

Prej vitesh kemi një Inspektoriat (ILDKP) ku zotërinjtë Basha, Rama, Meta e Berisha, plus disa qindra politikanë e zyrtarë të lartë të administratës, listojnë çdo vit me shkrim pasuritë e tundshme e të patundshme që zotërojnë. Propozimi i Bashës për kalimin e kësaj barre të verifikimit tek SPAK, vetëm sa i jep pak më tepër “pompë” procesit, pasi në thelb egziston i gjithë kuadri ligjor që një politikan apo zyrtar i lartë shqiptar të verifikohet imtësisht nëse ka ose jo euro të qepura në dyshekun e shtëpisë, apo vila, biznese e të tjera katandi të fshehura në emër të vëllezërve e kushërinjve.

Do të mjaftonte vullneti politik për të shqyrtuar vetë deklaratat që politikanët e zyrtarët kanë lëshuar në vite, për të zbuluar pa shumë vështirësi në shumë raste falsitetin dhe vështirësinë për të fshehur të ardhura të tepërta apo të paligjshme që kanë akumuluar. Vetë zoti Basha është akuzuar fjala vjen vite më parë, në bazë të deklarimit të pasurisë në ILDKP për shitblerjet e pasurive të patundshme në Holandë.

Vetingu i politikës nuk ka pse “shetit” nga një institucion në tjetrin. Janë ligjet dhe zyrat e shtetit, ku ky proces mund dhe duhej të ishte bërë si duhej prej vitesh. Kjo e Bashës është një lëvizje propogandistike për të rrahur gjoksin dhe për të luajtur bllofin duke deklaruar para shqiptarëve “më kontrolloni se jam i pastër”! Seç del pas kontrollit, një Zot (një Bashë) e di!

Tags: bashaBerishaMetarama

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Tritol në derë të shtëpisë për pazare droge, në shënjestër dy vëllezërit

Dhunoi kryebashkiakun e Selenicës, pranga 57-vjeçarit. Dalin dyshimet e para

Dy satelitët e Shqipërisë në hapësirë/A po imiton Rama projektin e Erdoganit?

Dy satelitët e Shqipërisë në hapësirë/A po imiton Rama projektin e Erdoganit?

Dyshime e pikëpyetje thelbësore rreth krizës së Covid-19

Çmimi Nobel në ekonomi-ide të reja mbi tregun e punës dhe pagën minimale

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com