Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shqiptarët “qajnë” Notre-Dame, por nuk duan t’ia dinë për monumentet e vendit

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Nga Anxhela Ferra

U nevojitën afro 9 orë për të shuar zjarrin e rënë në katedralen më të famshme në botë, Notre-Dame në Paris. Edhe pse ende nuk dihen shkaqet e zjarrit apo dëmet e plota që janë shkaktuar, ngjarja tronditi gjithë opinionin ndërkombëtarë.  Kjo për shkak të vlerave të mëdha historike që mban një prej ikonave të trashëgimisë kulturore europiane.

Njerëz të thjeshtë, akademikë, politikanë, të gjithë shprehën trishtim, kush në rrjete sociale e kush në mediat vizive. Ndër ta edhe shqiptarët. Shumë kush publikoi në profilet e veta foto solidarizuese dhe politikanët shprehën ngushëllime për humbjen e Francës dhe botës.

Por, në një kohë kur specialistët e trashëgimisë kulturore në vendin tonë, çdo ditë e më tepër bëjnë thirrje për vëmendje ndaj monumenteve të kulturës. Ndërkohë që shumë kala janë drejt rrënimit, qytete si Gjirokastra, Lezha me vlera të mëdha historike e me trashëgimi të mbrojtura nga UNESCO; janë duke humbur vlerat e tyre. Shtëpia e Gjergj Fishtës është drejt shkatërrimit, e shumë vlera të tjera kombëtare. Por, për këto askush nuk është duke bërë gjë.

Tirana Today pyeti qytetarët sesa të ndjeshëm janë ata për monumentet tona dhe sa të ndërgjegjshëm janë për t’i ruajtur ato.

Përgjigjet e të cilëve janë sa zhgënjyese aq edhe të trishta për faktin se pjesa më e madhe shprehin trishtim për ngjarjen në Francë, por nuk e dinë që në Gjirokastër është hequr kalldrëmi apo që kalatë më identifikuese në Shqipëri janë duke përjetuar çarje në sipërfaqet e mureve. Si në rastin e kalasë së Gjirokastrës.

“Normalisht që na erdhi shumë keq kur dëgjuam për ngjarjen e ndodhur në Paris. Por, çfarë po ndodh me monumentet tona nuk jemi të informuar. Do të sensibilizoheshim nëse do të ishim mjaftueshëm të informuar, por që fatkeqësisht nuk jemi.”

“Kemi qarë kur e morëm vesh për Notre-Dame. Kurse ne vendin tonë qajmë për shtetin dhe jo për monumentet e kulturës.”

“Për ngjarjen dje hodha foto në Instagram, por për këto monumentet tona që po shkatërrohen jo. Sepse nuk janë bërë as të mëdha e nuk kemi dëgjuar shumë. Kështu që kur lajmet hedhin vetëm për ato dhe jo për tonat, s’kemi çfarë të presim.”

“Duke qenë se të gjithë duan të ikin vlerësojnë më shumë vendet e tjera, sesa vendin e vetë.”

Qytetarët thonë për Tirana Today se qeveria jo vetëm që nuk po merr masa për t’i shpëtuar, por ato janë duke u shkatërruar nga duart e njerëzve. Si në rastin e Velierës, përpjekjet për të prishur Teatrin Kombëtar; e deri në bukuritë natyrore.

“Të dyja janë të njëjta, edhe në Francë që e hodhën në erë dhe ne që i shkatërrojmë me dorën tonë. Mirë që masat nuk janë marrë, por po vazhdohet të dëmtohen e shkatërrohen e nuk do t’ia dijë askush. Lëre më që për sensibilizim nuk bëhet fjalë.”

“Ndoshta në Facebook apo Instagram të gjithë ndërgjegjësohemi. Por, në jetën reale jemi 0%. Asnjëri nuk është duke u shqetësuar për veprat kulturore të vendit tonë.”

“Ne po digjemi këtu në vendin tonë, ça na duhet se ç’ndodh në Paris. Kalaja e Elbasanit apo Gjirokastrës janë duke u shkatërruar dhe nuk po përpiqet askush t’i rregullojë.”

“Nuk ka nevojë për shumë komente, pasi të gjithë jemi të vetëdijshëm për ato që ndodhin në vendin tonë. E dimë shumë mirë që shtëpitë e vjetra janë duke u shembur në Gjirokastër për shkak të pamundësisë financiare.”/TIRANA TODAY

Tags: monumentetmorem veshne shkaterrimNotre Dameqarëqytetaret

TË LIDHURA

Aktualitet

Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime

11:30 | 06/06/2026
Aktualitet

Anëtarësia e PD-së në Lushnjë voton sot për zgjedhjen e kryetarit të degës

11:24 | 06/06/2026
Aktualitet

I dënuar për trafik droge dhe kanosje, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

11:08 | 06/06/2026
Next Post

Liverpool kërkon shkëmbimin e bujshëm, Real Madrid: Nuk ka për të ndodhur kurrë

Mediu tregon çfarë fshihet pas kërkesës së Holandës për rikthimin e vizave

“Po i fut shqiptarët në një thes, nuk mund të hidhet baltë ndaj një vend të tërë”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Pas protestave masive në Shqipëri, Berlin e Mynih, edhe diaspora në Itali mban tubime

by mirseda
11:30 | 06/06/2026
0

Protesta masive që nisën me Zvërnecin por që tashmë po artikulojnë revolucionin dhe largimin e kryeministrit Edi...

Anëtarësia e PD-së në Lushnjë voton sot për zgjedhjen e kryetarit të degës

11:24 | 06/06/2026

I dënuar për trafik droge dhe kanosje, kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi në Itali

11:08 | 06/06/2026

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit

11:07 | 06/06/2026

I akuzuar për vrasje në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

10:41 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com