Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

“Shqiptarët janë njerëz të dalë nga mali”, Nano: Kjo ma heq petllën (video)

6 vjet ago
in Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Shqiptarët janë njerëz të dalë nga mali”, Nano: Kjo ma heq petllën (video)

“Shqiptarët janë njerëz që faktikisht kanë dalë nga mali. Për ata është njësoj nëse bëjnë luftë apo rrojnë në paqe”. Është kjo fraza e kryeministres serbe Ana Brnabiç, të cilën e deklaroi gjatë një konference dhe ka ngjallur reagime të shumta.

Në lidhje me këtë çështje, Mustafa Nano në monologun që mbajti këtë të premte solli në vëmendje edhe një shprehje tjetër të një shkrimtari serb.

“Shqiptarët me bisht janë dy llojesh, me bisht kali të vogël e me bisht dhie. Janë njerëz të fortë shumë, e sidomos janë rezistentë gjatë ecjes më këmbë. Para disa vitesh vdiq njëri prej tyre, i cili ecte shumë, si të ishte një personazh përrallash. Ky njeri kishte një bisht dhe kur dilte për të kryer nevojat fiziologjike, e mbante bishtin me dorë për të mos e bërë pis”,thotë Vlladan Gjorgjeviç në një libër ndaj shqiptarëve.

Ai është bazuar në fjalët e një albanologu të njohur shqiptar, George Von Hahn, i cili pasi kishte dëgjuar nga vetë shqiptarët ishte munduar ta shikonte vetë diçka të tillë.

“U përpoqa mjaft të shihja një njeri të tillë, por pa sukses; të gjithë mjekët e ushtrisë turke, të cilët i pyeta mbi këtë çështje, më thanë se kjo ishte një përrallë; ata nuk kishin parë kurrë një njeri me bisht, ndonëse vit për vit kontrollonin me mijëra rekrutë të rinj nga të gjitha viset e perandorisë”, ka shkruajtur studiuesi Georg von Hahn.

Mustafa Nano i konsideron broçkulla këto deklarata, mirëpo i kupton për shkak të kohës ku Gjergjeviç ka jetuar. Mirëpo ajo që duket banale për të është deklarata e lëshuar së fundmi nga kryeministrja Brnabiç. Ajo frazë e Brnabiç e ka shokuar moderatorin Mustafa Nano.

“Gjëra të tilla kanë qenë të së shkuarës, por tani na del një personazh tjetër që na quhet Ana Brnabiç, e cila është kryeministre e Serbisë. Në një takim, në një konferencë për shtypin në Serbi, duke pasur në krahë ambasadorin e BE-së në Beograd, mesa di unë. Në mos ka qenë ai, ka qenë një përfaqësues i vendeve anëtare të BE-së. Aty ka thënë “Shqiptarët janë njerëz që faktikisht kanë dalë nga mali. Për ata është njësoj nëse bëjnë luftë apo rrojnë në paqe”.

Unë e kuptoj Gjorgjeviçin që ka thënë atë që thashë në fillim të shekullit të shkuar sepse e kuptoj kur marr parasysh të gjitha sentimentet serbe në raport me shqiptarët, por në vitin 2019 të dalë dikush në Beograd dhe ky dikush është kryeministër dhe të këpusë një broçkull të tillë, kjo mua ma heq petllën. Unë kisha menduar për kryeministren Ana Brnabiç kisha menduar mirë gjatë gjithë kohës. Më dukej një vajzë e mirë, e pjekur, por mesa duket nuk ka qenë kështu. Mesa duket jemi të dënuar këtu në Ballkan që të dëgjojmë pafund gjëra të tilla të një banaliteti të pashoq. Se ky i përfaqësuar nga Ana Brnabiç është një banalitet që nuk ka shoq. Unë kam ngelur i shtangur”, tha Nano./abcnews.al

 

Tags: mustafa nanoserbetshqiptaret

TË LIDHURA

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë
Politikë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit
Aktualitet

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali
Aktualitet

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Next Post
Nuk u njihen 4 vite shkollë, punonjësja e gjendjes civile: Jam e zënë me listat e zgjedhjeve!

Nuk u njihen 4 vite shkollë, punonjësja e gjendjes civile: Jam e zënë me listat e zgjedhjeve!

“Dosja 184”, rebelohet Manja: Dibra nuk e meriton atë damkë!

"Dosja 184", rebelohet Manja: Dibra nuk e meriton atë damkë!

Rama del kundër Metës: Zgjedhjet do mbahen në 30 qershor!

“Presidenti mund të shtyjë zgjedhjet”, ish-kreu i KQZ: Ja cila do të jetë data e re

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipe Hysenajt: Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë!

Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipe Hysenajt: Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë!

21:14 | 30/09/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com