E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Shqiponja dykrenare në “Eurovision” e Gjonit dhe refuzimi në festivalin e RTSH

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, rrëmbeu vendin e tretë në “Eurovision” ku përfaqësonte Zvicrën. Ai shkëlqeu me performancën në “Eurovision”, e ndërsa vokali i tij ka lënë pa fjalë publikun. Mediat europiane e përgëzuan për performancën dinjitoze.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gjon’s tears (@gjon.s_tears)

Një detaj që na ngriti zemrat peshë ishte bërja e shqiponjës, pasi Shqipëria i dha 12 pikë. Gjoni dhuroi një spektakël të vërtetë, ndërsa jo pak aludohej se ai mund të ishte fituesi i këtij edicioni.

Gjon’s Tears u shpall si artisti më i votuar nga juria në “Eurovision 2021”, ndonëse llogaritja e 50% të votave të publikut e renditën në vendin e tretë këngën e tij “Tout l’Univers”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gjon’s tears (@gjon.s_tears)

Gjon’s Tears ishte gati të linte Zvicrën për Shqipërinë. Çfarë ndodhi?

Gjoni ka lindur në Zvicër, nga dy prindër me origjinë shqiptare. Babai nga Kosova, ndërsa nëna nga Tirana. 10 vite më parë, mori pjesë në Albania’s Got Talent, dhe në shkurt të 2019-s ishte pjesëmarrës në “The Voice of France”. Ndonëse Gjoni përfaqësoi Zvicrën, ai ka shprehur më herët dëshirën për të përfaqësuar Shqipërinë.

Në një intervistë për “Fol shqip show”, ai ka deklaruar: “Unë aplikova në Zvicër me artistët e Zvicrës, por një javë para aplikimit të këngës më ka thirrur Alketa Vejsiu dhe më ka ftuar që të shkoj atje [Festivali i Këngës] dhe të përgatisja një këngë. Faktikisht kisha aplikuar për Zvicrën, dhe u telefonova [organizatorëve] dhe u thashë që ‘a jeni të sigurt që do më merrni mua, sepse është dhe Shqipëria…’ dhe më kanë thënë, ‘shko edhe te Shqipëria që do, ne duam që ti të shkosh sa më larg, qoftë me ne, qoftë me Shqipërinë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gjon’s tears (@gjon.s_tears)

Kujtojmë se gjatë një interviste të dhënë kohë më parë për “ABC e Pasdites”, ai kishte shprehur dëshirën që të përfaqësonte Shqipërinë, por organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë, pasi ishin plotësuar vendet.

“Më kërkoi këngën për 4 ditë. Edhe ishte hajde apliko dhe pastaj më thirri disa ditë më vonë dhe më tha “Më fal Gjon, jeni 22 kandidatë dhe janë 20 vende. Më fal që nuk të thashë më herët, kemi ardhur shumë vonë tek ty, kënga është frëngjisht. Po ça është edhe më e çuditshme më tha; do vish si i ftuar në Festival dhe nuk më ftoi, por s’ka problem”.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe Alketa Vejsiu, e cila drejtonte Festivalin në kohën kur Gjoni donte të merrte pjesë. Ajo e ka pranuar këtë situatë për “Anabel.al”, dhe ka theksuar se rregullat e Festivalit janë të njëjta për të gjithë.

“Gjoni ka qenë jashtë date atëherë për pranimet, mesa mbaj mend. Unë doja shumë që Gjon të ishte pjesë. Mendoj që është një talent absolut. I kam propozuar të jetë i ftuar si “zërat e të ardhmes”.

Ishin bërë zgjedhjet e artistëve, dhe ishte jashtë kohe ardhja e këngës dhe për më tepër në frëngjisht. E kam kontaktuar personalisht, sepse e konsideroj një talent me një zë dhe stil unik, por ishim jashtë kohe. Procedurat e RTSH-së janë pak rigoroze; kjo nuk vë në diskutim talentin e këtij artisti, të cilit uroj t’ja dëgjoj zërin sa më lart. Nëse do ta ribëja Festivalin, do ta ftoja me kënaqësi”, ka thënë Alketa.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...