E enjte, 16 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Shqipëria nën psikozën e frikës/ Psikologia ka një apel për koronavirusin

Intervistoi: Marsela Sinani

Koronavirusi Covid-19, i shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si emergjencë ndërkombëtare, po përhapet me ritme të frikshme. Virusi vdekjeprurës që shpërtheu nga Kina, ka mbërritur në kufijtë e Shqipërisë edhe ‘zyrtarisht’. Vendi ynë fqinj, Italia, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shumë qytete. Kjo e bën të nevojshme shpërndarjen e çdo lloj informacioni në funksion të mbrojtjes ndaj tij.

Emergjenca e koronavirusit në Itali vijon të jetë shqetësuese, ndërsa numri i viktimave rritet nga ora në orë. “Tirana Today” ka kontaktuar psikologen Lediona Braho, ku dhe ka përcjellë këshillat bazike për të menaxhuar emocionet.

Përqindja më e madhe e viktimave janë të moshuarit, ata që kanë pasur një sëmundje ekzistente më parë në trup, gjë që ndikon drejtpërdrejt në imunitetin e tyre të dobët.

“Eshtë mëse e natyrshme të jemi të shqetësuar përballë një virusi të ri, që po përhapet me shpejtësi, duke infektuar qindra mijëra, për fat të keq duke marrë edhe jetë njerëzish. Për fat të mirë, mbështetur në burimet zyrtare, koronavirusi i ri CODV-19 nuk ka mbërritur ende në vendin tonë, çka na ndihmon të jemi më të qetë.

Megjithatë, shumë prej nesh mund të kenë familjarë, të afërm e miq në vendet kur virusi tashmë ka mbërritur, duke infektuar njerëz dhe duke shkaktuar vdekje. Të gjithë jemi përballë një realiteti që po na frikëson dita-ditës, teksa shifrat e të prekurve dhe viktimave po shtohen. Shëndeti dhe siguria personale dhe familjare mund të mos jenë të sigurta. Ndaj na duhet të bëjmë kujdes dhe të gjejmë mënyra të sigurta përballimi dhe menaxhimi, të gjithë reagimeve tona psikologjike përballë këtij virusi që është quajtur “një katastrofë biologjike”, shprehet psikologia për “Tirana Today”.

E pyetur se si mund ta menaxhojmë këtë situatë, psikologia Lediona Braho na këshillon që të mos besojmë plotësisht çdo informacion që marrim në media e jo vetëm.

“Disa sugjerime që mund të jap për të ndihmuar në një përballim më të mirë: Së pari, njihni dhe kuptoni ndjenjat dhe reagimet tuaja përballë situatave të tilla (“Çfarë jam duke ndjerë” dhe “Si jam duke reaguar”).

Së dyti, kërkoni informacione të sakta nga burimet zyrtare dhe autoritetet (lokale, qeveritare, ndërkombëtare). Mos besoni çdo informacion që ju jepet, sepse ka shumë informacione të pavërteta, të cilat, kanë potencial të shkaktojnë panik, dhe ky i fundit nuk ndihmon aspak në menaxhimin e gjendjes.

Merrni më tepër lajme pozitive dhe jo nga ato që ju induktojnë frikë dhe ankth.

Së treti, praktikoni këshillat e autoriteteve lokale dhe globale, që lidhen me kujdesin e shtuar për higjienën dhe minimizimin e kontakteve me njerëzit.

Së katërti, vazhdoni sa të mundeni me rutinën tuaj të përditshme të shkollës apo punës, dhe praktikoni nëse keni nevojë, rituale dhe teknika relaksuese për qetësimin e mendjes dhe trupit.

Së pesti, nëse keni nevojë, kërkoni mbështetje nga të tjerët, të afërmit dhe miqtë, por edhe ndihmë dhe mbështetje profesionale”, shprehet ajo.

10 rregullat: Lani duart, kujdes kur teshtini

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën me 10 rregullat që duhen ndjekur për të parandaluar koronavirusin. Rregulli i parë dhe që përsëritet më shpesh është ai i larjes së duarve. Këshillohet që të mos preken me duar sytë, hunda dhe goja dhe shmangia e kontaktit të afërt me personat e prekur nga infeksione respiratore akute.

Ardhja e pranverës dhe verës, mundet të shënojë fundin e koronavirusit të ri kinez?

Disa ekspertë hipotetizojnë që është e mundur. Madje edhe disa politikanë, si Presidenti i SHBA, Donald Trump, po e deklarojnë me zë të lartë. Këtë ende nuk e dimë, kjo pasi viruset nuk kanë një sjellje kaq të parashikueshme.

Disa viruse të frymëmarrjes kanë një ecuri stinore, dhe rritja e temperaturave bën që ato të përhapen më pak. Kjo mund të varet nga ndërveprimi mes patogjenëve dhe kushteve atmoferike.

Gjatë dimrit, viruset janë më të prirura që të na prekin edhe për faktin se sistemi ynë imunitar është më i dobët, dhe i mungon më shumë vitamina D.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....