Tërmeti që shkundi Shqipërinë, dha provat për mungesën e theksuar se logjistikës nga ekipet shqiptare. Kjo dëshmoi se sa të papërgatitur jemi në raste emergjencash të tilla.
Vlen të theksohet fakti se mungesa e logjistikës, nuk do të thotë se paratë nuk shpenzohen. Ndonëse gjatë këtyre orëve të tmerrit nuk kishim asnjë qen që të kërkonte për trupa nën rrënoja, buxheti i shtetit harxhon shuma të konsiderueshme për përgatitjen, trajtimin dhe ushqimin e tyre.
Duke iu referuar të dhënave nga “Open Data Albania”, rezulton se buxheti i shtetit ka harxhuar 1.1 dollarë për këtë qëllim deri më tani.
Në thesar janë pasqyruar të gjitha pagesat e bëra nga Instituti i Përgatitjes së Qenve, për një mori shërbimesh që fillojnë nga mirëmbajtja e makinave deri tek blerja e ushqimit. Kjo vërteton se sa miliona harxhojmë për qentë, por nuk kemi në raste të tilla.
Nëse do të vareshim vetëm nga forcat tona, ndihma nuk do të ishte e shpejtë. Një ditë më parë u bë virale në rrjetet sociale fotoja e një qeni të forcave të kërkimit nga Kosova. Qeni u shpall hero, pasi për pak orë përmes nuhatjes kishte lokalizuar nën rrënoja tre persona, cilët u nxorrën të gjallë.