Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shqipëria dhe Kosova me më pak banka në raport me popullsinë

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Shqipëria dhe Kosova me më pak banka në raport me popullsinë

Bashkimet dhe shitblerjet e bankave e kanë ulur ndjeshëm numrin e degëve bankare në raport me popullsinë e vendit. Të dhënat nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se vitin e kaluar Shqipëria numëronte 18.71 degë bankare për 100 mijë banorë.

Ky tregues ka ardhur duke u ulur në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 2014, kur shënohej niveli prej 22.07 degësh për 100 mijë banorë. Pas vitit 2015, sektori bankar shqiptar hyri në një proces përqendrimi, që e uli numrin e bankave të licencuara nga 16 në 12. Kjo ka sjellë mbylljen e një numri të konsiderueshëm të degëve dhe agjencive bankare.

Aktualisht, Shqipëria ka depërtimin e dytë më të ulët të degëve bankare në popullsi, pas Kosovës, me 16.16 degë për 100 mijë banorë.

Mali i Zi është shteti me numrin më të lartë të degëve bankare në raport me popullsinë, me 40.85 për 100 mijë banorë, i ndjekur nga Bosnja me 30.01, Serbia me 27.6 dhe Maqedonia e Veriut me 24.11.

Përgjithësisht, tendenca e depërtimit të njësive fizike të shërbimit bankar është në rënie në të gjitha vendet e rajonit. Kriza e zgjatur ekonomike solli rritje të raportit të kredive me probleme dhe ulje të fitimeve të bankave. Nevoja për një kontroll më rigoroz të shpenzimeve bëri që shumica e bankave të frenonim zgjerimin e rrjetit, madje të mbyllnin një pjesë të degëve ekzistuese.

Paralelisht, kriza përkoi me shpejtimin e procesit të dixhitalizimit të shërbimeve bankare. Bankat po tentojnë të zhvendosin gjithnjë e më shumë shërbime nga degët e tyre drejt kanaleve automatike dhe elektronike.

Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, sektori bankar shqiptar numëron 416 degë. Që nga fundi i vitit 2011, kur zgjerimi i bankave arriti kulmin, sistemi bankar ka mbyllur gjithsej rreth 160 degë. Ulja e numrit të degëve ka pakësuar edhe numrin e bankomateve në raport me popullsinë.

Sipas shifrave të FMN-së, Shqipëria ka afërsisht 30 bankomate për 100 mijë banorë, nga 34.75 që kishte qenë ky numër në vitin 2014. Shqipëria ka depërtimin më të ulët të këtyre pajisjeve në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në vendet e tjera, ky tregues luhatet nga 35.32 në rastin e Kosovës, në më shumë se 81 për 100 mijë banorë në Mal të Zi./Monitor/

Tags: bankaekonomikosoveshqiperi

TË LIDHURA

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja
Aktualitet

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

09:56 | 31/01/2026
Drejtoresha e Tatimeve në Durrës, Ina Bello largohet nga detyra për performancë të dobët
Ekonomi

Drejtoresha e Tatimeve në Durrës, Ina Bello largohet nga detyra për performancë të dobët

17:15 | 30/01/2026
Alarm në Europë/ Mollët e kontaminuara me “kokteje pesticidesh”, çfarë zbulon studimi
Aktualitet

Alarm në Europë/ Mollët e kontaminuara me “kokteje pesticidesh”, çfarë zbulon studimi

09:16 | 30/01/2026
Next Post
Bilanci i koronavirusit/ Rakacolli: Kur merrni 127, qëndroni në linjë

Pandemia/ Rakacolli tregon për skenarët nëse shtohet numri i infektimeve

Video/ Tmerrohen lojtarët e tifozët, policia futet me armë në fushë

Video/ Tmerrohen lojtarët e tifozët, policia futet me armë në fushë

Përpjekje të dëshpëruara nga Trump për të përmbysur fitoren e Biden

Përpjekje të dëshpëruara nga Trump për të përmbysur fitoren e Biden







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit
Aktualitet

Kostot e larta vënë në dyshim projektin për burgun e Spaçit

by mirseda
17:12 | 03/02/2026
0

Nga Fatmira Nikolli Duket se rritja e çmimeve dhe e kostove të ndërtimit sikundër ndryshimi i përparësive...

Nga ish-drejtoresha e AKM tek drejtuesit e “Kurum”, prokuroria kërkon masa sigurie

Nga ish-drejtoresha e AKM tek drejtuesit e “Kurum”, prokuroria kërkon masa sigurie

16:28 | 03/02/2026
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqenin e Ulzës

Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqenin e Ulzës

15:27 | 03/02/2026
Erë dhe dallgë, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e anijeve të vogla lundruese dhe të peshkimit

Erë dhe dallgë, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e anijeve të vogla lundruese dhe të peshkimit

15:20 | 03/02/2026
Bllokohet qarkullimi i mjeteve drejt Korçës nga Librazhdi për 3 net

Bllokohet qarkullimi i mjeteve drejt Korçës nga Librazhdi për 3 net

15:05 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com