E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Pandemia/ Rakacolli tregon për skenarët nëse shtohet numri i infektimeve

Mira Rakacolli, drejtuese e Komitetit Teknik të Ekspertëve por njëkohësisht edhe zv.Ministre e Shëndetësisë, është shprehur se rritja e numrit të infektimeve me Covid-19 që po raportohen ditët e fundit, ka qenë i parashikuar.

“Është e vërtetë që vjeshta dhe pragdimri, ashtu siç ishte parashikuar që më parë, ashtu siç po ndodh edhe në të gjithë botën, po reflektohet edhe në Shqipëri dhe po shoqërohet edhe me një rritje të numrit të të infektuarve“, u shpreh Rakacolli.

Sa i përket kapaciteteve spitalore në rast të shtimit të rasteve, ajo tregoi edhe skenarët që ka në tavolinë Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Vazhdojnë skenarët në varësi të numrave. Skenarë të cilët ne i kemi parathënë. Kemi thënë që, në momentet që kapacitetet spitalore të dedikuara për Covid brenda qytetit të Tiranës, nuk arrijnë të përballojnë flukset që kërkojnë trajtim spitalor, fillojnë edhe spitalet rajonale. Në skenarin e parë janë 5 spitale rajonale, në skenarin e dytë hyjnë 3 spitale të tjera dhe pastaj kemi edhe skenarin që hyjnë edhe tre të tjerë.

Në total shkohet në 1600 shtretër të dedikuar për pacientë me Covid, nëse do të kenë nevojë që të jenë të tërë në të njëjtën kohë, ndërkohë që ne kemi rezervuar edhe disa kapacitete të tjera që të shpresojmë që nuk do të përdoren kurrë. Por po të ketë nevojë do të vemë në funksionim”, tha Mira Rakacolli në ‘Ora News’.

Lexo edhe :   Pandemia/ Manastirliu tregon qarkun e parë në vend pa asnjë rast aktiv me Co*id
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Me një mik special’/ Rama i shkon në shtëpi ish-presidentit francez, Sarkozy

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy. Në takimin e zhvilluar në shtëpinë e Sarkozy në Paris, Rama...

Ka ndërhyrë Rusia në zgjedhjet e fundit? Ja si përgjigjet Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, është pyetur nga gazetarët, nëse Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit presidenciale, ku ai...

”Ngrita çështjen e një Europe të lirë”/ Biden”: Putinit ia thashë të gjitha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zbardhur detaje në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Gjenevë, me...

Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën

Nga: Ben Andoni Partia Demokratike ka mbaruar zgjedhjet duke vendosur për të tretën herë me radhë z. Basha në krye të saj. Në fakt, ai nuk...

Italia në panik/ Alarm për bombë pranë stadiumit ku do luhet kundër Zvicrës

Italia ndodhet në panik, pak orë para se përfaqësuesja të luajë ndeshjen e dytë të kampionatit europian përballë Zvicrës. Një alarm për bombë, ka...