Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Celibashi propozon reformë te financimi politik: Duhet ligj i ri brenda dhjetorit!

2 muaj ago
in Ekonomi, Politikë
Celibashi propozon reformë te financimi politik: Duhet ligj i ri brenda dhjetorit!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot, 3 dhjetor 2025, se brenda këtij muaji, duhet miratuar një ligj i ri, që duhet të adresojë ndryshe çështjen e financimit periodik të partive politike.

Ai bëri të ditura propozimet konkrete të KQZ-së.
“Kemi nevojë për rregulla të përmirësuara në lidhje me financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore. Një ligj që të na garantojnë qartësi se kush financon kë si dhe sa, auditim të plotë dhe eficencë të institucioneve mbikëqyrëse dhe kontrolluese të financimit”, tha Celibashi.
Sipas kryekomisionerit, raportet vjetore të KQZ-së për 3 vitet e fundit tregojnë nivel të ulët të raportimit financiar të partive.

“Në vitin 2024, 84 parti nga 135 të regjistruara, nuk kanë dorëzuar raport financiar vjetor në KQZ. Në vitin 2023 ishin 82 nga 132 parti të regjistruara në atë kohë dhe në vitin 2022, 83 nga 131 parti politike nuk e dorëzuan raportin financiar. Në vitin 2024, 38 parti politike ishin të paaksesueshme ose të pakontaktueshme për pasaktësi të adresës ose mungesë së kontakteve të tjera. Në 2023-in ishin 69 parti, mbi gjysma e partive, që mund të përkufizohen si jo funksionale në aspektin administrativ”, kështu rreshtoi të dhënat Celibashi, për mospërmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e partive.

“Kontrolli vjetor duhet bërë vetëm te partitë që kanë një aktivitet fiananciar real, kanë një status aktiv te regjistrat përkatës dhe përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit. Kështu do eliminohej auditimi formal i partive që praktikisht nuk ekzistojnë”, theksoi ai.

Partitë që nuk do të raportojnë, u shpreh Celibashi, nuk do të duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Nëse këto parti kanë përfituar financim pa raportuar, do të përballen me sanksione financiare.

“Pagesa e audituesve dhe përzgjedhja e auditimit të përcaktohet nga një strukturë e vetme, pra KQZ-ja, duke shmangur konfliktin e interesit dhe duke standardizuar cilësinë e auditimit”, tha ai, teksa shtoi se nevojiten edhe sanksione të forta e proporcionale.

“Duhet të ketë gjoba që lidhen me përqindjen e fondeve publike të marra, pezullim të fondeve publike për vitin pasardhës, konfiskim fondesh e deri në përgjegjësi penale kur është rasti i shkeljeve të rënda abuzive”, nënvizoi kryekomisioneri.

Në vazhdën e masave që duhen marrë, ai përmendi edhe një platformë të monitorimit financiar në kohë reale të partive politike.

Sa i takon sistemit elektronik, vuri theksin te lidhja direkte e tij me bankat dhe institucionet financiare duke regjistruar automatikisht çdo transaksion, me sinjalizim për shkeljet dhe bllokim kur ka fonde të dyshimta.

Në lidhje me financimin e subjekteve të treta dhe reklamave digjitale, u shpreh se rekomandohet regjistrim i detyrueshëm, raportim i shpenzimeve, krijimi i një regjistri publik, identifikim i sponsorave si dhe ndalim i financimit nga subjekte të huaja.

Celibashi nënvizoi se ka ardhur koha për një arkitekturë të re të financimit politik.

“Një financim më i mbikëqyrur, më i standardizuar, më transparent, ku auditimi është i pavarur dhe ku sanksionet janë efektive”, përfundoi kreu i KQZ-së.
“Nëse ekspertët tanë do të kenë një draft, ta hedhim për konsultim dhe të organizojmë një tryezë të gjithë siç jemi, për të parë se çfarë mund të përmirësojmë bazuar në mundësitë që ka Shqipëria”, tha socialisti Damian Gjinknuri, bashkëkryetar në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Duhet të jemi realistë se institucionet duan kohën e tyre”, theksoi ai, në përgjigje të propozimeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Po PD çfarë mendimi ka?
Oerd Bylykbashi, bashkëryetar po në Komisionin e Reformës Zgjedhore u shpreh kështu:

Kur përdoret shteti në zgjedhje, ndërron balancën dhe fushën e lojës. Një problem tjetër i madh është financimi nga krimi i organizuar, nëse ka dikush që thotë se nuk ekziston në formularë, do të thotë se nuk jeton këtu. Qasja jonë ka si parakusht njëherë funksionimin e Parlamentit!

“Ky debat është vetëm për transparencën e shpenzimit të parave, duhet ta shohim në një qasje më të thellë, që këto parti të jenë konkurruese dhe njerëzit të kenë besim në to”, deklaroi demokrati, duke nënvizuar vëmendjen te “burimet e financimit”.

TË LIDHURA

Berisha: “Më 24 janar do ta bëjmë natë” – PD para Kryeministrisë, nuk ka Kushtetutë pa demokratët
Politikë

Berisha: “Më 24 janar do ta bëjmë natë” – PD para Kryeministrisë, nuk ka Kushtetutë pa demokratët

19:14 | 19/01/2026
Pas tensioneve në Kuvend/ Nis Foltorja e PD para Kryeministrisë
Politikë

Pas tensioneve në Kuvend/ Nis Foltorja e PD para Kryeministrisë

19:10 | 19/01/2026
Shehaj: “Vijon turpi” – Balluku në Parlament, SPAK i kërkon arrestin
Politikë

Shehaj: “Vijon turpi” – Balluku në Parlament, SPAK i kërkon arrestin

17:56 | 19/01/2026
Next Post
Berisha i alarmuar nga lëvizja e Salianjit: Ka qëllime private dhe personale  debati bëhet brenda

Berisha i alarmuar nga lëvizja e Salianjit: Ka qëllime private dhe personale debati bëhet brenda

PS për Avokatin e Popullit: Flasim kur të na mbërrijë zyrtarisht propozimi i Gazment Bardhit

PS për Avokatin e Popullit: Flasim kur të na mbërrijë zyrtarisht propozimi i Gazment Bardhit

“Më keni hequr pampersat e mamit”/ Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën

“Më keni hequr pampersat e mamit”/ Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura
Aktualitet

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

by mirseda
22:26 | 19/01/2026
0

Pas dy orësh mungesë energjie, riparohet avaria në linjën 110kV të NST Traktora. Sipas informacionit, mësohet se...

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

21:26 | 19/01/2026
Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

20:35 | 19/01/2026
Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

20:32 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com