E mërkurë, 20 Janar, 2021
0 C
Tirana

Shpërthen Gjuzi: Silluni si Parlament normal, ose do ju hedhim ndonjë granatë këtu brenda

Deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar nga sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, që t’i përfshijë në diskutimet e konferencës së kryetarëve. Mjaft i revoltuar, ai tha se opozita po has në sjellje jo korrekte nga ana e mazhorancës.

Gjuzi u shpreh ndër të tjera se nuk duan të krijojnë një situatë konfliktuale, por kjo situatë mund të agravojë nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

“Ne kërkojmë të flasim, dhe na thonë se duhet të flasim vetëm një herë. Balla ka kontaktuar partitë e breglanës. Brenda Parlamentit kur vijmë, 8 partitë politike anashkalohen. Balla na anashkalon. Kemi dy ditë që kishim lënë takim bashkë.

Nuk kam kundërshti që takon kryetarët e grupeve parlamentare. Ne duam të sjellim Parlamentin në parametra.

Nuk duam të gjuajmë me bojë kryeministrin, apo të hedhim ndonjë granatë këtu. Mos na detyroni. Nëse doni sherr e probleme, mos kujtoni se s’jemi gati për sherre, por ne duam ta sjellim situatën në normale. Ne jemi njerëz të përgjegjshëm. Nuk mund t’i anashkaloni 8 partitë politike”, përfundoi ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...