E mërkurë, 20 Janar, 2021
8 C
Tirana

“Hapni lokalet e natës”, Gramoz Ruçi i kthehet ashpër deputetit

Deputeti Halit Valteri, i është drejtuar sot Gramoz Ruçit, për ti bërë thirrje ministres Manastirliu që të rishikojë vendimin më të fundit ndaj lokaleve të natës e ndalimin e muzikës pas orës 20:00. Gjatë marrjes së fjalës në Kuvend, ai është shprehur kundër Aktit Normativ që ndalon muzikën pas orës 20:00. Valteri kërkoi që qeveria të tërhiqet nga ky vendim, pasi po dëmtohen shumë bizneset gjatë sezonit veror.

Halit Valteri: Akti Normativ që ndalon lokalet me apo pa muzikë dhe sjellja arrogante e kësaj qeverie ndaj atyre që protestojnë për bukën e gojës, më bën që t’ju kërkoj juve, që të ndërhyni që të rishikohet ky akt normativ dhe të bëhet një plan financiar për këtë kategori. Pasi janë 60 mijë persona që punojnë në kohë sezonale. E kam personalisht me ju z. Ruçi, bëjini thirrje PS-së.

Gramoz Ruçi: Është me detyrim përcaktim si rezultat i rritjes së fluksit të pandemisë. Kur në botë nuk organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Nobel, apo shpallet Reali kampion dhe tifozët rrinë në shtëpi, askush nuk e dëshiron këtë. Të gjithë këta do të ishin në stadium dhe do të ishin të ardhura për atë ekip.

Prandaj ju lutem lini emocionet dhe politikën për këtë çështje. Ata kanë plotësisht të drejtë, por kemi të bëjmë me një fuqi madhore, që nuk varet në dorë të qeverisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...

“Po vdes, dua të dhuroj 985.000 euro”, ja si u mashtrua familja nga Mamurrasi

Mbrëmjen e sotme në “Fiks Fare” është bërë një denoncim ku një famije nga Mamurrasi ka rënë pre e një mashtrimi. “Dua të dhuroj 985.000...

U kap me 16 kg ka*abis, arrestohet shqiptari në Britani (Emri)

Një shqiptar është arrestuar në Britani për kultivim kanabisi. 33-vjeçari me emrin Mirjan Smakaj punonte si kupshtar në një fabrikë droge në Gorse Hill. Në...

Presidenti Biden nënshkruan tre dokumentat e para

Presidenti Joe Biden nënshkroi tre dokumente në Sallën e Presidentit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara menjëherë pas ceremonisë së betimit, akti i tij...