Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në gjithë Shqipërinë, Rama ‘ultimatum’ pensionistëve

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Qeveria shpalli mbrëmjen e kaluar gjendjen e fatkeqësisë natyrore, për shkak të situatës së koronavirusit. Rama nuk ka ndalur thirrjet për të zbatuar rregullat e karantinimit, si masë siguruese parandaluese për përhapjen e pandemisë në Shqipëri.

E ndërsa sot është publikuar edhe vendimi ku është vendosur Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, me në krye Arben Ahmetajn, që të merret me administrimin e situatës.

Për t’i paraprirë në rast se do të ketë përhapje masive të personave të prekur me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar ndihmën e mjekëve kinezë për të asistuar në spitalet tona.

Pas afro 3 javësh kur u evidentuan rastet e para me Covid-19, deri tani 17 pacientë, mes tyre edhe nga ata që kanë qenë të shtruar në Spitalin Infektiv, rezultojnë të shëruar pas dy testeve të kryera për koronavirusin.

Vetë Rama ka dalë në terren, në fashën e lejuar të lëvizjes, për të monitoruar nga afër situatën. Ai vizitoi disa tregje të Tiranë, ku thotë se situata në to ishte mjaft pozitive sa i përket respektimit të rregullave për distancimin social.

Por shqetësim për shefin e qeverisë mbeten pensionistët që dalin nga shtëpia, ç’ka është e ndaluar, sepse shkalla e rrezikut për ta është shumë e lartë.

VENDIM

Nr.243, datë 24.3.2020

PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE

Në mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 18, tëpikës 1, të nenit 19, dhe tëpikës 1, të nenit 39, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), i ngritur me vendimin nr.750, datë 27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, deri në30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Anëtar i KNEC-së caktohet dhe ministri i Shtetit pë Rindërtimin.

Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë të Kryetarit, përfaqësues të organeve të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë të fushës së mjekësisë e tëshëndetit publik dhe përfaqësues të shoqërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie shëndetin publik dhe ndihmën humanitare.

Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështje të fatkeqësisë natyrore të shpallur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat e jashtëzakonshme, si më poshtë vijon:

6.1. Institucionet publike:

  1. a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
  2. b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;
  3. c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;

ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;

  1. d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;
  2. dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;
  3. e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike;

ë)  të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;

  1. f) të krijojnë dhe tësigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithë masat parandaluese për të evituar infektimin;
  2. g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;
  3. gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.

6.2. Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:

  1. a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;
  2. b) të aktivizojnë dhe të organizojnë procedurën e karantinës për popullsinë e rrezikuar;
  3. c) të organizojnë kontrolle të njëanshme të banesave dhe objekteve private për evidentimin dhe trajtimin e personave të prekur nga virusi;

ç) të kufizojnë lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;

  1. d) të kufizojnë organizimin e grevave;
  2. dh) të kufizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;
  3. e) të japin ndihmën e parë ndaj personave të prekur nga virusi dhe të realizojnë transportimin e të prekurve për në qendrat spitalore ose në infrastrukturën e karantinës;

ë) të organizojnë procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.

6.3. Subjektet private:

  1. a) të respektojnë procedurat dhe masat për karantinën;
  2. b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes sëfatkeqësisë;
  3. c) të përfshihen nëdetyra tëveçanta, nëpërputhje me përgatitjen, aftësitëdhe me nevojën për tëndihmuar nëkapërcimin e gjendjes sëfatkeqësisënatyrore;

ç) të mbyllin ose tëkufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre;

  1. d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

6.4. Shtetasit:

  1. a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve tëmbrojtjes civile, si dhe të ndjekin procedurat e kërkuara, nëmënyrëtëveçantëpër karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;
  2. b) të informojnë lidhur me tëdhënat qëndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e mbrojtjes civile nëpërballimin e gjendjes sëfatkeqësisë;
  3. c) të përfshihen nëdetyra të veçanta, nëpërputhje me përgatitjen, aftësitëdhe me nevojën për tëndihmuar nëkapërcimin e gjendjes sëfatkeqësisënatyrore.

Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte, tëdala në zbatim të ligjit nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, dhe me aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar, mbeten në fuqi.

Ngarkohen Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile dhe tëgjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

Tags: gjendja e fatkeqesise natyrorekoronavirusshqiperi

TË LIDHURA

Aktualitet

Operacion antidrogë në Torino, sekuestrohen 3.5 mln euro drogë dhe armë

17:25 | 08/06/2026
Aktualitet

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

17:23 | 08/06/2026
Aktualitet

Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

16:48 | 08/06/2026
Next Post

Putin viziton pacientin e infektuar me koronavirus

Fjalët e lamtumirës, 39-vjeçari i infektuar: As armikut s’do ja dëshiroja

Në fushë me maska dhe doreza: në Nikaragua akoma luhet!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Operacion antidrogë në Torino, sekuestrohen 3.5 mln euro drogë dhe armë

by mirseda
17:25 | 08/06/2026
0

Gati nëntë kilogramë kokainë, mbi shtatë kilogramë kanabis dhe një arsenal armësh zjarri u sekuestruan nga karabinierët...

Moti i keq bllokon rrugën Moglicë-Gramsh, qarkullimi në një korsi

17:23 | 08/06/2026

Qershori ‘mbyt’ me shi Bulqizën, 30 minuta reeshje intensive shkaktojnë probleme në qytet

16:48 | 08/06/2026

Osmani pas zgjedhjeve: Ndihmova ringritjen e LDK-së, s’do bëhem pengesë për institucionet

16:46 | 08/06/2026

Vrasja në Paskuqan/ Autori qëlloi 10 herë 27-vjeçarin, tentoi të vriste edhe një tjetër

16:30 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com