E hënë, 30 Mars, 2020
9 C
Tirana

Fjalët e lamtumirës, 39-vjeçari i infektuar: As armikut s’do ja dëshiroja

Lexo edhe ...

“Nuk shoh asnjë virus duke fluturuar”/Presidenti bjellorus tallet me masat kundër koronavirusit

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko është tallur me masat kufizuese të ndërmarra nga disa vende, si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Lukashenko qeshi kur i...

FOTO/Viktima më e re në Evropë, 14 vjeçari humb jetën nga koronavirusi

Një 14-vjeçar nga Portugalia ka humbur jetën ditën e sotme nga koronavirusi. Adoleshenti nga provinca Ovar besohet të jetë personi me moshën më të re...

“Shqipëria një mësim solidariteti”/Luigi Di Maio ‘shuplakë’ Evropës

Ministri i Jashtëm i Italisë, Lugi Di Maio ka falënderuar edhe një herë Shqipërinë për solidaritetin e treguar. Përmes një postimi në Twitter, Di Maio...

Ish-ministri francez humb jetën nga koronavirusi

Ish-ministri francez, Patrick Devedjiani ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ishte prekur nga koronavirusi. Ish-ministri 75-vjeçar ishte diagnostikuar me COVID-19 disa ditë më parë,...

Një baba 39-vjeçar ka lëshuar një apel të fortë ndaj të gjithë qytetarëve të cilët kanë injoruar çdo këshillë, për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Matt Dockray, i sëmurë prej tre javësh, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Virusi vdekjeprurës Covid-19 i ka shkatërruar mushkëritë. Ai ka bërë një thirrje për të gjithë popullin britanik, që të dëgjojnë qeverinë dhe të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Pasi gjendja e tij erdhi duke u rënduar, ai regjistroi një video të lamtumirës për gruan dhe fëmijën e tij. Madje ai thotë se gati ishte dorëzuar, për shkak të dhimbjes dhe frikës.

“Unë kam qenë i sëmurë për tre javë, nga një kollë e lehtë ditën kur pashë futboll në Wembley më 1 mars, deri në të dridhura, ethe dhe dhimbje koke… Nga dita në ditë, ndjehesha keq, por vazhdoja si një hero i vërtetë, duke injoruar çdo këshillë familjare. Mjekët më pyetën nëse kisha qenë në Kinë, dhe kjo ishte e mjaftueshme për të mos pranuar COVID-19 dhe ata të më thoshin se mund të kem një virus sezonal, duke më dhënë disa antibiotikë”, ka shkruar ai në Facebook.

39-vjeçari paralajmëron të gjithë pa përjashtim, se askush nuk është i pathyeshëm, ndaj duhet ta mendojnë seriozisht këtë gjë.

“Ata që më njohin mua, e dinë se më pëlqejnë sfidat, dhe që nga ai moment kam luftuar me çdo frymë, me premtimin se do ja dal, do qëndroj zgjuar për ta luftuar këtë virus me gjithçka mundem. Tre ditë më vonë, unë kam filluar të stabilizohem, nuk është se jam duke u bërë shumë më mirë, thjesht se nuk po përkeqësohem. Më jepni mundësinë të paralajmëroj secilin prej jush që mendon se janë të pathyeshëm, ose që shkelin çdo këshillë për të dalë pa asnjë arsye.

Për të gjithë ata që mendojnë se ata thjesht mund të marrin një kollë dhe simptoma të buta, ose që mendojnë se e kanë pasur atë, kështu që ata do të jenë mirë, ju lutemi mos u bëni idiotë. Unë nuk do ta dëshiroja këtë as armikut. Unë madje regjistrova një video për gruan dhe fëmijën tim për t’i dhënë lamtumirën, sepse në një moment gati u largova për shkak të dhimbjes dhe frikës”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

“Nuk shoh asnjë virus duke fluturuar”/Presidenti bjellorus tallet me masat kundër koronavirusit

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko është tallur me masat kufizuese të ndërmarra nga disa vende, si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Lukashenko qeshi kur i...

FOTO/Viktima më e re në Evropë, 14 vjeçari humb jetën nga koronavirusi

Një 14-vjeçar nga Portugalia ka humbur jetën ditën e sotme nga koronavirusi. Adoleshenti nga provinca Ovar besohet të jetë personi me moshën më të re...

“Shqipëria një mësim solidariteti”/Luigi Di Maio ‘shuplakë’ Evropës

Ministri i Jashtëm i Italisë, Lugi Di Maio ka falënderuar edhe një herë Shqipërinë për solidaritetin e treguar. Përmes një postimi në Twitter, Di Maio...

Ish-ministri francez humb jetën nga koronavirusi

Ish-ministri francez, Patrick Devedjiani ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ishte prekur nga koronavirusi. Ish-ministri 75-vjeçar ishte diagnostikuar me COVID-19 disa ditë më parë,...

VIDEO/Salianji “thumbon” Ramën, rendit koncesionet me vlerë milionëshe

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka thumbuar kryeministrin Rama në lidhje me koncesionet që kushtojnë miliona euro. Përmes një videoje të postuar në Facebook, Salianji rendit...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT