Shtatëmbëdhjetë punonjës të Kadastrës së Durrësit janë arrestuar ditën e sotme nga policia.
Ende nuk dihet zyrtarisht se për çfarë janë shoqëruar, por dyshohet se ka lidhje me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit. BalkanWeb raporton se punonjësit po merren në pyetje për dosje të ndryshme pronash, me të cilat policia dyshon se janë kryer abuzime.
Mes të shoqëruarve raportohet se janë punonjës aktualë dhe ish-punonjës të agjencisë së pronave në Durrës.