Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Shkup/ Nuk u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Shkup/ Nuk u votua mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në mesnatë konstatoi se nuk është votuar mosebesimi i qeverisë dhe e deklaroi seancën të mbyllur. Në mungesë të deputetëve të opozitës maqedonase dhe shqiptare iniciator të mocionit, kryetari i Kuvendit Xhaferi i uroi qeverisë punë të mbarë. VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe opozita shqiptare u larguan nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut para se të fillojë votëbesimi ndaj qeverisë pasi nuk arritën të sigurojnë 61 vota.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandër Nikollovski tha, se Maqedonia e Veriut ka shënuar një nga ditët më të errëta të demokracisë, pasi pakica jo vetëm që shkeli vullnetin e shumicës por edhe rrëmbeu një deputet për të pamundësuar mocionin e mosbesimit.

“Pamë se si regjimi është transformuar në regjimin më kriminal të parë ndonjëherë në Evropë dhe për këtë të gjithë do të mbajnë përgjegjësi, më shpejt sesa ata mendojnë. Një deputet u rrëmbye, telefonat celularë u konfiskuan nga ligjvënësit dhe të njëjtit u mbyllën në parlament që të mos kenë asnjë kontakt me jashtë dhe në këtë mënyrë ky pushtet në mënyrën më brutale shkeli mbi demokracinë”, u shpreh Nikollovski. Sipas tij Maqedonia e Veriut ka hyrë në krizë të thellë politike dhe të sigurisë ndaj zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme për kthimin e stabilitetit në vend. “Zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zgjedhjet e shpejta janë zgjidhja për dalje nga kriza politike, e sigurisë, ekonomike dhe energjetike. Pushteti ka humbur shumicën”, deklaroi Nikollovski.

Nord-Mazedonien Aleksandar NikoloskiAleksandar Nikolloski

ASH: Regjimi hibrid LSDM-BDI u delegjitimua

Aleanca për Shqiptarët ka cilësuar ditën e votimit parlamentar si ditën kur ranë maskat dhe u konfirmua regjimi. Aleanca për Shqiptarët thotë, se regjimi hibrid LSDM-BDI përfundimisht u delegjitimua dhe kanë mbetur me 59 deputetë.

“Regjimi hibrid LSDM-BDI përfundimisht u delegjitimua, ndërsa tani nuk ka as legalitet me vetëm 59 vota dhe një deputet që ndodhet ende në rrethana misterioze. U konfirmua se qytetarët dhe opozita kishin të drejtë në këmbënguljen për rrëzimin e këtij regjimi që i referohet BE-së me mekanizma antievropiane”, thuhet në reagimin e ASH-së

Ademi: Deputeti Rexhepi konfirmon vlerat europiane

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi ka përshëndetur vendimin e deputetit Kastriot Rexhepi për të mos votuar kundër qeverisë. “Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut janë për një qeveri, e cila kultivon vlera evropiane, euroatlantike, prandaj edhe vendimi i deputetit Rexhepi është i tillë. Zemra e tij qëndron në Uashington dhe Bruksel, prandaj besojmë se ky është motivi që Rexhepi të mos marrë pjesë në një mocion për rrëzimin e qeverisë”, deklaroi Ademi.

Apasiev bën thirje për radikalizim

Kryetari dhe deputeti i partisë e “E Majta” Dimitar Apasiev ka thënë se vendi ndodhet para një destabilizimi, pasi qeveria nuk po tregohet e gatshme që në mënyra paqësore të dorëzojë pushtetin: “Gjendja është alarmante. Është paralizuar demokracia parlamentare. Është një precedent që nuk ka ndodhur askund tjetër. Gjendja është e rrezikshme dhe qytetarët këtë duhet ta shohin me seriozitet. Mendoj se ky pushtet nuk bie me dëshirë, prandaj edhe nevojitet radikalizim i gjendjes politike, të ketë protesta, bllokim të Kuvendit, e masa tjera”, ka deklaruar Apasiev.

Normazedonien Premierminister Zoran Zaev

Mitreski: Opozita përjetoi disfatë

Koordinatori i grupit parlamentar nga LSDM Jovan Mitreski ka thënë se opozita ka dështuar në sigurimin e numrave për rrëzimin e qeverisë. “Gjithçka që po ndodh në kuvend është dëshmi për disfatën e Mickovskit në kuvend. Ai gënjeu se ka shumicën. Ai vetëm për të ardhur në pushtet u bashkua me ata që janë anti NATO, anti BE. Ai nuk ka koncept për shtetin dhe të ardhmen e qytetarët. Populli është gënjyer ”, ka deklaruar Mitreski.

Kasami: Dyshoj se deputeti Rexhepi është kidnapuar

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka hedhur dyshime mbi rrëmbimin e deputetit Kastriot Rexhepi. “Nuk kam asnjë komunikim me deputetin. Kam dyshime të bazuara se deputeti mund të jetë i ndaluar përkundër vullnetit të tij. Mbetem pas këtij qëndrimi gjithnjë derisa ai vetë nuk e pohon gojarisht. Nuk kemi informata se ku gjendet”, ka thënë Kasami.

Sitzung des Parlaments von Nordmazedonien zur Vertrauensabstimmung der Regierung.

Rexhepi: Jam në anën e duhur, jam me NATO-n dhe BE-në

Deputeti i lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi, për të cilin opozita këmbëngulte, se është kidnapuar, është paraqitur me një video regjistrim në rrjetin social Facebook duke theksuar se ai nuk mori pjesë në seancën e kuvendit pasi nuk dëshironte të jetë anën e atyre, që janë kundër NATO-s dhe BE-së.

“Siguria dhe stabiliteti i vendit, paqja dhe mirëqenia e popullit, duhet të jetë gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne. Kryetari Billall Kasami dhe të tjerët nuk kanë nevojë të shqetësohen për mua. Jam në vend të sigurt, jam në anën e duhur, jam me shqiptarët dhe gjithë qytetarët e vendit të cilët dëshirojnë paqe, liri, demokraci. Jam me BE-në, NATO-n dhe jo me qarqet antishqiptare. Këtë e them me ndërgjegje të plotë dhe sapo të kalojnë disa rreziqe nga kërcënimet e disa individëve do të paraqitem për t’ sqaruar të gjithë”, ka deklaruar Rexhepi. /DW

Tags: beNATOShkuptalat xhaferi

TË LIDHURA

Mitsotakis flet për energjinë bërthamore, shpërthejnë reagimet e deputetëve
Rajoni

Mitsotakis flet për energjinë bërthamore, shpërthejnë reagimet e deputetëve

21:16 | 11/03/2026
Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit
Aktualitet

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit

09:08 | 11/03/2026
Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë
Rajoni

Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë

21:33 | 09/03/2026
Next Post
“Mos i jep gojës, siç i jep b….. o Gaz”! Bardhi ia kthen zyrtares së LSI-së

“Mos i jep gojës, siç i jep b….. o Gaz"! Bardhi ia kthen zyrtares së LSI-së

Vijojnë punimet, ja si do të devijohet trafiku nesër në Tiranë

Vijojnë punimet, ja si do të devijohet trafiku nesër në Tiranë

Dua Lipa nderohet për rol të shquar udhëheqës në botë

Dua Lipa nderohet për rol të shquar udhëheqës në botë







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com