E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

“Mos i jep gojës, siç i jep b….. o Gaz”! Bardhi ia kthen zyrtares së LSI-së

Ish-kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Durrësit, Elona Guri, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka akuzuar sekretarin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Guri shigjeton Bardhin, duke i thënë se nuk ka pranuar që të dalë në një konferencë shtypi kundër Suel Çelës, pasi ka dalë në rregjistrime.

Statusi

“Mos i jep gojes sic i jep b….. o Gaz! Ki kujdes kur flet per gjera qe nuk i di se ty nuk te qaste njeri ne zyre.

Monika Kryemadhi te ka ballafaquar me Lulzim Bashen edhe keshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyren e Bashes se si ti kishe bere marreveshjen 8 mandate t’i mbante PS ne Elbasan dhe ti doje mandatet e LSI dhe ti kishe dale garant bandave se do ishe minister I brendshem . Ju edhe i regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove te beje konference shtypi kunder Suel Çeles.

Ti beson se keshilltari izraelit nuk kuptonte shqip se çfare u tha aty?”.

Deklarata e saj pason pas qëndrimit të Gazment Bardhit, i cili tha dje në emisionin “Open” se krisja mes PD-së dhe LSI-së erdhi në momentin që ata nuk pranuan të shkonin me lista të përbashkëta. Sipas Bardhit, PD-ja i ofroi LSI-së 15 mandate të sigurta, ndërsa LSi-ja nga ana tjetër nuk pranuan, dhe njoftuan se do të fitonin 34 mandate vetë.

Sa i takon qëndrimit të zyrtares së LSI-së, Bardhi ka deklaruar: “Nuk e njoh fare kush është zonja. Unë kam dhënë me dhjetra konferenca për shtyp, ato që u fshehën dhe nuk erdhën një ditë në Elbasan, janë arsyeja se përse LSI-ja nuk mori aty asnjë mandat. Ju e dini se LSI-ja nuk zhvilloi asnjë fushatë në Elbasan”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Greqia konfirmon rastin e parë të Omicron. Gjobë kush nuk vaksinohet

Greqia ka raportuar rastin e parë të variantit të koronavirusit Omicron në ishullin e Kretës, njoftoi sot në mëngjes Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos...

Akuzat për “Toyota Yaris”, Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën

Në Kuvend janë rikthyer sërish përplasjet e ashpra ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me ndryshimet në ligjin për "Pastrimin e parave". Kreu i...

4 mijë euro për gradën “Nënkomisar”, SPAK del me njoftimin e rëndësishëm

Një kryekomisar, me detyrë Lektor në Fakultetin e Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë si dhe një Inspektor në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor të Policisë...

Basha: Institucionet shtetërore me kod omerta të mafies, pranoni Vettingun

Kryedemokrati Basha, nga Kuvendi bëri thirrje që të pranohet kërkesa për Vettingun në politikë. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Basha...

Rama: Do ndaloheni të shkoni në punë, nëse nuk vaksinoheni!

Kryeministri Rama ka paralajmëruar qytetarët e pa vaksinuar, se nëse nuk marrin dozën e parë, do vijë dita që nuk do mund të marrin...