Gjatë këtyre ditëve pas tërmetit ka pasur një solidarizim të jashtëzakonshëm të vëllezërve nga Kosova, të cilët kanë hapur dyert e mikpritjes për të gjithë të prekurit. Reagimi ka qenë të gjithë instancat dhe në të gjitha drejtimet e nevojshme.
Sot me anë një statusi në facebook, Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka thënë se shkollat e kryeqytetit kosovar do të jenë të hapura për të gjithë fëmijët e larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit.
Ky lajmërim i tij vjen pas deklaratave të djeshme të ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, e cila njoftoi pezullimin e mësimit në disa qarqe, për shkak të dëmtimeve nëpër shkolla.
Dalin shifrat, ja sa herë është lëkundur toka pas tërmetit të 26 nëntorit
Statusi i plotë:
“Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë. Së shpejti, Drejtoria e Arsimit do ti tregoj detajet e lajmërimit, sistemimit dhe inkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë të mësimit”, shkruan Ahmeti.