Aktualitet

Dalin shifrat, ja sa herë është lëkundur toka pas tërmetit të 26 nëntorit


               Publikuar në : 10:58 - 02/12/19 B H

Bëhet publike shifra totale e pasgoditjeve që pasuan tërmetin e fuqishëm të 26 nëntorit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, pas tërmetit prej 6.4 ballësh janë regjistruar në total edhe 1376 pasgoditje në vend. Shumica prej këtyre lëvizjeve kanë qenë të forta me magnitudë 5 të shkallës Rihter.

Sa i përket ditës së sotme, ministria njofton se deri më tani janë regjistruar 5 lëkundje, dy prej tyre të lokalizuara.

Kujtojmë se sizmologë të ndryshëm kanë bërë thirrje se lëkundjet pasgoditëse janë normale dhe se njerëzit të kthehen në banesat e tyre.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT