Shqipëria

“Shko bëj hundën”/ Ish-banorja e “Big Brother” i kthehet keq ndjekësit

               Publikuar në : 12:25 - 18/04/19 Enno

Ish-banorja e Big Brother, Jona Kalemaj është një nga femrat më të komentuara, kjo vjen dhe pasi ajo është mjaft aktive në rrjetin social “Instagram”.

Fotot e saj tërheqin vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët nuk ngurrojnë që të komentojnë, mirëpo komentet e ndjekësve ndonjëherë shkaktojnë edhe pakënaqësia.

Së fundmi, Jona i ka kushtuar një postim në “Instastory” një prej ndjekësve, duke i kërkuar që ta lërë atë të qetë.

“Dëgjo këtu ti, (mashkull apo femër, apo feshkull, çfarëdo qofsh), se ngele duke shkruar me lloj-lloj adresash fallco, duke më thënë të njëjtën gjë ‘shko bëj hundën.’ Ta rris pak thua? Se më të vogël i bie me e zhduk fare. Pse nuk zhdukesh ti nga ‘Instagram-i’ im dhe të më lësh rehat me super hundën time të shkretë që po i bie në qafë kot…”, shkruan Kalemaj.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT