Një qytetareje i është pezulluar aktiviteti për 6 muaj, pasi nuk iu bind urdhrave të shtetit. Këtë e ka njoftuar vetë kryeministri Rama, ndërsa tregon se kush shkel ligjin, do të marrë ndëshkimin e duhur.
Specialistët e Krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë Nr. 4, kanë konstatuar një bar-kafe të hapur në rrugën “Sadik Petrela”, me pronare shtetasen R. F. Kjo e fundit vijonte aktivitetin normalisht, ndonëse disa ditë më parë është vendosur masa administrative 100.000 lekë. Për shkelje të përsëritur, i është vendosur masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
Kujtojmë këtu se në datën 12 mars, Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbylljen e të gjitha kafeneve, restoranteve, lokaleve e fast food-eve, në mbarë vendin deri më 3 prill, si masë shtrënguese për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.
Njoftimi
Përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj.
Specialistët e Krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të pikës 7 të nenit 3 të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020, i ndryshuar, kanë konstatuar një bar-kafe të hapur në rrugën “Sadik Petrela”, me pronare shtetasen R. F., e cila vazhdonte aktivitetin në kundërshtim me përcaktimin e këtij Akti.
Disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë dhe për shkelje të përsëritur, iu vendos masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
Që nga dalja e këtij Akti Normativ deri tani janë ndëshkuar 146 administratorë lokalesh, për shkelje të Aktit Normativ.