pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişcasinofastmarsbahiscasinofastcasinofastcasibombetistpusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahiscratosroyalbet girişcashwingrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişholiganbetgrandpashabetpusulabetbetistbetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomikimislicratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomkopazar
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pandemia e 2020/ Kohërat e errëta pasohen gjithmonë nga ditë më të bardha

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga: Dakota Wood “Heritage”

Pandemia e COVID-19, ka shkaktuar tashmë dëme të pallogaritshme: vdekje për disa, sëmundje për shumë të tjerë, pasiguri dhe stres tek një numër i stërmadh të tjerësh, dhe humbje ekonomike për thuajse të gjithë. Sipas të gjitha gjasave, bota është vetëm në fillimet e kësaj pandemie, duke mos i afruar ende fundit, dhe duke u munduar të përballet me madhësinë dhe pasojat e mundshme afatgjata.

Çdo ditë sjell më shumë raporte se sa e rëndë është situata, dhe sa më keq mund të bëhet ajo. Çdo person i arsyeshëm është për momentin në ankth. Por a është gjithçka kaq e zymtë? A nuk ka vallë histori, që zbulojnë engjëjt më të mirë të natyrës sonë, apo shembuj që lënë të kuptohet se ku do të na çojë e gjitha kjo, kjo pasi të jetë mposhtur pandemia?

Historia është plot me shembuj të njerëzve, që janë ngritur në lartësinë e sfidave të kohës, duke gjetur mënyra jo vetëm për të përballuar rreziqet e papritura, por edhe për t’i kapërcyer ato, dhe zbuluar rrugës më shumë mbi veten dhe shoqërinë e tyre sesa dinim më parë.

Edhe koha aktuale e trazuar, nuk është ndryshe nga të tjerat. Por edhe një përmbledhje e kujdesshme e asaj që po ndodh, në mesin e të gjitha lajmeve mbi raftet e boshatisura në dyqane, dhe shtimit të të sëmurëve në spitale, na jep shumë motiv për të qenë mirënjohës, dhe për të parë përpara me shpresë.

Konkretisht: komuniteti shkencor global ka angazhuar të gjitha burimet e tij, për të gjetur trajtime dhe një vaksinë për sëmundjen COVID-19. Një përpjekje kjo e paparë që kur bota u mobilizua për t’i dhënë fund pandemisë së Gripit Spanjoll një shekull më parë.

Dhe kjo lloj përpjekje, do të çojë me siguri në metoda dhe procedura të reja, që do të ndryshojnë mënyrën se si ne reagojmë ndaj sfidave të ardhshme shëndetësore. Qeveritë dhe agjensitë e tyre, studiuesit, prodhuesit dhe inovatorët  në të gjithë sektorin e teknologjisë, po punojnë për të shpejtuar zhvillimin e vaksinave dhe tamponëve të testimit.

Një bashkëpunim i tillë, krijon pika referimi, dhe marrëdhënie të ngushta midis këtyre komuniteteve. Ndërkohë, janë gjetur zgjidhje inovative për të testuar njerëzit nëpër shtëpi dhe ambjente të tjera përveç atyre spitalore, që janë aktualisht të mbingarkuara, dhe potencialisht të rrezikshme.

Njerëz të çdo lloji, kanë shkëmbyer me të tjerët në mediat sociale informacione të ndryshme e të dobishme për situatën, nga recetat për prodhimin në kushte shtëpi të dezinfektantëve të duarve, deri tek mënyrat për t’u përballur me mërzinë dhe stresin që shoqërojnë kufizimet e udhëtimeve, dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në shtëpi.

Ndërkohë, ne jemi duke u bërë të vetëdijshëm mbi rrezikun strategjik të të qenit shumë i varur nga vende të tjera si Kina, për artikuj farmaceutikë të domosdoshëm, për pajisje mbrojtëse, apo ato elektronikë.

Kjo gjë po nxit përpjekjet për të diversifikuar, rrjetet e furnizuesve dhe të prodhimit, që do të forcojnë ekonominë amerikane, dhe do t’i japin asaj mundësinë t’i rezistojë më mirë krizave në të ardhmen.

Ne po rindërtojmë virtytet e qëndrueshme të jetës në kushtet e rezistencës, të vetë-mjaftueshmërisë dhe të vlerësimit për ata që sakrifikojnë për të siguruar bukën dhe qumështin, që ne e blejmë në raftet e dyqaneve. Përgatitja për tu përballur me këtë situatë, do të rrisë besimin tek aftësitë tona.

Ata që e kanë kaluar një krizë, e dinë se kjo i ndihmon të përgatiten më mirë për një tjetër pas kësaj. Brezi i vjetër, i kapërceu vështirësitë e Luftës së Dytë Botërore dhe i shfrytëzoi ato për të arritur nivele të pashembullta të produktivitetit dhe krijimtarisë në dekadat që pasuan.

COVID-19 nuk paraqet të njëjtin lloj kërcënimi mbi mënyrën tonë të jetës, sikurse një luftë botërore. Por duke pasur parasysh, që kemi shijuar një periudhë të gjatë të paqes dhe prosperitetit, kjo krizë e shëndetit publik që ka prekur kaq shumë njerëz në kaq shumë vende, mund të shërbejë njëherazi për një funksion të ngjashëm.

Mbylljet e zgjatura në çdo sektor të ekonomisë amerikane, kanë më shumë të ngjarë ta rrisin sesa ta ulin kërkesën në treg, duke sjellë një shpërthim të rritjes ekonomike, kur të largohen “retë e zeza” të koronavirusit. Vështirësitë e përbashkëta, krijojnë lidhje më të ngushta midis njerëzve. Periudhat e krizave të gjata, çojnë shpesh në ripërtëritjen e besimit, dhe të një sensi të komunitetit. Ne nuk kërkojmë me zor kriza për këtë gjë, por pandemia është tashmë këtu, dhe historia tregon se gjërat e bukura vijnë nga përpjekjet që bëhen për përballimin e një emergjence.

Brezi e ri, cilësohet shpesh si i mbyllur në vetvete dhe i cekët. Por kjo periudhë e pandemisë, do dëshmojë përgjegjshmëri dhe tek të rinjtë, dhe t’i përgatisë ata për sfidat e ardhshme.

Kur jeta është në diskutim, marrin rëndësi vetëm gjërat parësore. Do të ishte shumë mirë nëse në javët dhe muajt e ardhshëm, kjo krizë do t’i bëjë shumë nga ne të jenë më të zhytur në mendime, më pragmatikë dhe më tolerantë. Është në dorën tonë të përcaktojmë, se si do të reagojmë ndaj kësaj ngjarje.

Pandemitë janë si ata ujëmbledhësit, që largojnë “mbeturinat”, që zhbllokojnë mendimet tona dhe na nxisim të ecim drejt bukurisë dhe potencialit që na rrethon. Unë jam i gatshëm të vë bast se shumica dërmuese prej nesh, do të dalin më të fortë, më të sigurtë në vetvete, dhe më të mençur sesa kur filloi kjo krizë.

Por kemi një rrugë të gjatë, para se të arrijmë në fund të kësaj rruge. Deri atëherë, ruani veten, kujdesuni për familjen dhe fqinjët tuaj, dhe lani duart!

TIRANA TODAY

 

 

Tags: koronaviruspandemitampoonet e testimitvaksina

TË LIDHURA

Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Next Post

11 të infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit

23 vite nga Tragjedia e Otrantos, familjarët e 81 viktimave presin ende drejtësi

Pse po vonohet kaq shumë vaksina ndaj koronavirusit? Ja çfarë thonë shkencëtarët







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Thirrje për protestën e nesërme: Administrata t’i bashkohet popullit kundër antimitingut të Ramës

by mirseda
22:23 | 11/06/2026
0

Një thirrje e fortë u shpërnda nga protestuesit për tubimin e ditës së nesërme. Ndërsa revolta kundër...

Trump: Kemi marrëveshje me Iranin, Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë

22:08 | 11/06/2026

12 ditë protestë, “Rama dorëhiqu”! Marshimi vijon në Tiranë: 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

22:06 | 11/06/2026

Mediat: Trump zbut kushtet për Iranin pas ndërhyrjes së Netanyahut

21:47 | 11/06/2026

Shënon Meksika, shijoni golin e parë të Botërorit

21:44 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com