Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë vendimin e Kuvendit, për shkarkimin e Kreut të Shtetit, Ilir Meta. Kushtetuesja njofton se çështja do të kalojë në seancë publike, ndërsa data e saj do të caktohet në përputhje me rregullat proceduriale të gjykimit kushtetues. Në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët kanë votuar në favor të shkarkimit të presidentit, Ilir Meta me 104 vota, duke thënë se ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.

Në seancën plenare të 9 qershorit, Kuvendi vendosi shkarkimin e Metës me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim. Tashmë do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të shprehet nëse gjetjet e Komisionit Hetimor për Metën përbëjnë shkelje të Kushtetutës. Në pesë orë seancë plenare, socialistët nuk treguan mëdyshje duke mbledhur mes opozitës më shumë se votat e nevojshme për shkarkimin e Metës.

Gjatë seancës, shumica argumentoi shkeljet e presidentit Ilir Meta, që sipas tyre, përbëjnë shkak për ta shkarkuar. Meta është presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që ndëshkohet me votë nga deputetët, pas nismës së 55 deputetëve socialistë dhe hetimeve nga Komisioni i Posaçëm, pjesë të cilit ishin edhe deputetët e opozitës parlamentare.

“Në Gjykatën Kushtetuese është në shqyrtim vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nr.55/2021, datë 09.06.2021 “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”. Ky vendim i është dërguar Gjykatës Kushtetuese me shkresën nr.1368 prot., datë 14.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë dhe është regjistruar në këtë gjykatë në datën 14.06.2021, me numër të Regjistrit Themeltar 6 (K) 2021.

Gjykata e ka marrë në shqyrtim paraprak këtë çështje në përputhje me afatet procedurale të parashikuara në ligjin e saj organik dhe në Rregulloren e Brendshme, ndërkohë që veprimtaria e saj për shqyrtimin e të gjitha çështjeve ka qenë e pezulluar për periudhën 1 gusht 2021 deri në 10 shtator 2021, e cila përkon me lejen vjetore të gjyqtarëve, në bazë të nenit 18, pika 1, shkronja “b”, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit paraprak të kësaj çështjeje, bazuar në nenin 62 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata vendosi: “Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike”, data e së cilës do të caktohet në përputhje me rregullat procedurale të gjykimit kushtetues”.

Tags: Gjykata KushtetueseMetashkarkimi

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Kokainë brenda bananeve, babai i Arbër Çekajt del nga qelia

Kokainë brenda bananeve, babai i Arbër Çekajt del nga qelia

Veliaj përgëzon Bashën: Meriton respekt që largove Berishën nga PD-ja

Veliaj përgëzon Bashën: Meriton respekt që largove Berishën nga PD-ja

“Meta”/Zheji: Gjykata të marrë vendim kushtetues, Hajdari: Duhen fakte!

"Meta"/Zheji: Gjykata të marrë vendim kushtetues, Hajdari: Duhen fakte!







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com