E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

“Meta”/Zheji: Gjykata të marrë vendim kushtetues, Hajdari: Duhen fakte!

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim kërkesën e Kuvendit, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, tha qartazi se çfarëdo vendimi që duhet të dalë nga Kushtetuesja, si pro, apo kundër presidentit, duhet të jetë i bazuar në prova dhe fakte.

Analisti Artur Zheji dhe ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, shprehën qëndrim e tyre në lidhje me këtë çështje sensitive. Pas më shumë se 4 muajsh nga vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Kreut të Shtetit, Ilir Meta, në Gjykatën Kushtetuese, ka një lëvizje. Zheji është i mendimit se pritshmëria është që vendimmarrja për votimin në Kuvend që u bë për shkarkimin e Metës, të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese, sepse bie ndesh me Kushtetutën. Z. Hajdari u shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet ta kishte emergjencë, por në të njëjtën kohë ka shpjeguar arsyet e vonesave. Per të, çështja në fjalë është e vështirë, e mbi të gjitha do seriozitet. Ai nënvizon se çdo vendim që do të marrë gjykata, duhet të jetë me fakte, dhe juristët kur ta lexojnë atë të jenë të bindur.

Artur Zheji: Pritshmëria është që vendimmarrja për votimin në Kuvend që u bë për shkarkimin e presidentit, të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese, sepse bie ndesh me Kushtetutën. Rikthimi i aromës kuvendore në Kuvend, është një fillim i mbarë. Do të ishte një ogur i mbarë për Gjykatën Kushtetuese që të ndërmerrte një vendim kushtetues. Unë di që në raste të caktuara, ngurtësia juridike e disa ligjeve, shërben si alibi e madhe.

Shkëlqim Hajdari: Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë gjyqësore për shqyrtim kërkesën e Parlamentit, ligjore sigurisht, për shkarkimin e presidentit Meta. Nëse Parlamenti me shumicë votash kërkon shkarkimin e presidentit, vendimin përfundimtar e ka Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit ka hedhur në seancë këtë çështje. Gjykata Kushtetuese duhet ta kishte emergjencë, por ka shpjeguar arsyet e vonesave. Kjo është çështje e vështirë, do seriozitet, sepse sido të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet pranuar. Çdo vendim që do të marrë gjykata ta ketë të plotë, me fakte, dhe juristët kur ta lexojnë atë të jenë të bindur.

Artur Zheji: Kemi menduar që politika është betejë morale. Jo. Ajo është interesash, prandaj quhet dhe parti. Kush dëgjon, që flitet të emër të një morali superior, menjëherë duhet ta vendosi si një gënjeshtër. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë një kala shumëngjyrshe, sepse do të përfaqësojë interesat e shumë grupimeve. Duhet të kemi sa më shumë ngjyra përfaqësimi. Kjo do të jetë garancia. Mbahet më mirë ekuilibri moral se sa të bëhet fasada e gënjeshtrës dhe të jetë e kapur te interesat politike. Ky ishte një vendim tepër politik. Do të ishte në dobi të Gjykatës Kushtetuese nëse do të jepte një vendim që ky mandat presidencial të përfundonte pa incidente.

Shkëlqim Hajdari: Mjafton të përmendim që mënyra se si ne e zgjidhnim kupolën në drejtësi, ishte mënyra më lindore e organizimit të një shteti. Mjafton të ishte një mazhorancë me 71 vota, që të formonte qeverinë dhe presidenti në bashkëpunim me kryeministrin, këta prodhonim kupolën. Të gjithë zgjidheshin politikisht, dhe e pamë se çfarë na ndodhi në drejtësi, ku pushteti i tretë, ai gjyqësori, u shkatërrua.

Përpos rastit të shkarkimit të Metës, në studio është diskutuar edhe për zgjedhjet vendore të 2019-ës, për të cilën Gjykata Kushtetuese kërkoi rekomandime nga Komisioni i Venecias. Ky Komision, doli në përfundimin se nuk ka kompetencat e duhura për të gjykuar çështjen. Zheji tha se Gjykata Kushtetuese duke dërguar çështjen në Venecia, kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja. Në analizën e tij, Zheji sqaroi se Venecia nuk ka gjë në dorë, por ka vetëm opinionin.

Hajdari tha se situata e krijuar, është “peshqesh” nga politika, duke i fajësuar për mos gjetjen e gjuhës së përbashkët. E ndërsa analisti Zheji përmendi emrin e Adriatik Llallës, i cili për momentin konsiderohet si “peshkaqen”. Në këtë formë, ai shprehu shqetësimin ndaj drejtësisë së re. Dje, Gjykata e Posaçme (GJKKO) rrëzoi kërkesën e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, për pezullimin e dënimit me 2 vite burg. Llalla, i cili ndodhet në arrati, i dorëzoi një kërkesë GJKKO, duke kërkuar pezullimin e dënimit, me pretendimin se çuarja e tij në qeli mund të sillte pasoja të rënda për shëndetin e tij, për shkak të një sëmundje që ai vuan prej kohësh. Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, duke qëndruar në të njëjtën linjë, deklaroi se shqiptarët kanë gjithë të drejtën të kërkojnë nga SPAK drejtësi konkrete.

Artur Zheji: Akumulimi i përditshëm, akumulimi i padrejtësive dhe çështjeve të pagjykuara, vazhdimisht rriten dhe bëhet pamundësi reale dhe e vërtetë, prandaj Gjykata Kushtetuese është e lëkundur dhe kërkon rekomandime. Venecia nuk ka gjë në dorë, ka vetëm opinion. Atëherë kur një institucion kërkoj të largojë përgjegjësinë dhe akuzën për korrupsion e dërgon diku tjetër. Shqipëria nuk do rri katër vite moniste, s’do rri vetëm me një parti, me kryetarë bashkiakë që janë zgjedhur pa garë. Shqipëria do e paguajë këtë haraç demokracie, sepse ju thoni që edhe Venecia do të thotë s’është shkelur asnjë ligj.

Shkëlqim Hajdari: Unë mendoj që shqetësimi juaj është i ligjshëm. Sigurisht që është një histori jo e këndshme për Shqipërinë që qeveriset nga një forcë politike, por ky është fakti. Mazhoranca mund të ketë qenë fillimisht e lumtur që mori 69 bashkitë. Sigurisht që kjo është histori që e kemi “peshqesh” nga politika, këtë e vuan publiku, qytetarët. Politika për mendimin tim, kush më shumë apo më pak, duhet të gjente mekanizmin që Shqipëria të bënte zgjedhje pluraliste. Ata nuk e gjetën marrëveshjen për këtë. Kur në krizën e 2007, lidershipi politik, qoftë z. Berisha e Rama deklaruan që nuk ndryshonim dot Kushtetutën. Me ndryshimet kushtetuese të një viti më pas, nuk e çuan zgjedhjen e presidentit nga populli, por me 71 vota. Ne me Reformën në Drejtësi kemi bërë përmbysje totale të pushtetit të tretë në Shqipëri, që është ai gjyqësor. I pari që u organizuar ishte SPAK. Kam kurajon qytetare të them se nëse do të kishte vullnet politik nga brenda sot do të ishim me Gjykatë të plotë Kushtetuese. Mekanizmi i ndërtimit të institucioneve është ndërthurur në atë formë që duhet vullneti i Presidentit dhe qeverisë.

Artur Zheji: I vetmi peshk i madh, që konsiderohet si peshkaqen, është Llalla. Nëse drejtësia e re nuk do të jetë një levë ndaluese ndaj korrupsionit, çfarë na duhet ne? Ta kemi që të na dalin si burra të mirë, për kronikë rozë? Ne i duam për kronikë të zezë.

Shkëlqim Hajdari: Shqiptarët, përfshirë dhe opozitën, kanë gjithë të drejtën të kërkojnë nga SPAK drejtësi konkrete. Shqiptarët e kanë të ngulitur në kokë se kemi një klasë politike të korruptuar. Pra, publiku e ka bërë gjyqin. Tani me të drejtë ne këtu dukemi që jemi në kontradiktë, dhe në fakt jemi në kontradiktë. Unë kam thënë që drejtësia e re të mos nxitohet. Historia e SPAK ka për të qenë histori e suksesshme, për këtë jam i bindur.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...