E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Veliaj përgëzon Bashën: Meriton respekt që largove Berishën nga PD-ja

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka shprehur vlerësime ndaj kryedemokratit Basha, pasi largoi ish-kryeministrin Berishën nga Partia Demokratike.

Këtë qëndrim e shprehu në emisinin “Breaking” në Top News. “Duhet vlerësuar. Lulzim Basha mori një vendim shumë të guximshëm, edhe duhet vlerësuar le të themi më në fund që disa karakteristika të një lideri që merr vendime të rëndësishme, sidomos me vendimin që mori për të larguar Sali Berishën nga partia. Meriton respekt. Edhe kundërshtarit duhet t’ia thuash. Lulzim Basha meriton respekt”, tha Veliaj ndër të tjera.

Sot, kreu i PD-së Lulzim Basha ka shpërndarë një pjesë nga fjala e tij dje në Kuvend, e cila duket si një mesazh për ish-kryeministrin Sali Berisha në 77 vjetorin e lindjes. “Fundi i njëjtë për këdo, që vendos para interesat personale”, thuhet në mesazhin e Bashës, i cili ka nënvizuar se PD-ja ka vendosur të ecë përpara, drejt ndryshimit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...