Kërkesat e bashkive të ndryshme në vend, për tërheqjen e materialeve zgjedhore kanë shkaktuar mjaft tensione dhe polemika në ditët e fundit.
Ditën e sotme, dega e PD-së në Shijak i ka nisur një letër KZAZ-së dhe kreut të Bashkisë Shijak, në të cilën kërkon qartë që të ndalet procesi zgjedhor për zgjedhjet e 30 Qershorit dhe të zbatohet kështu dekreti i Presidentit.
“Të gjitha organet e ngarkuara me organizimin e zgjedhjeve të qeverisjes vendore kanë detyrimin kushtetues të zbatojnë dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë përsa i përket datës së zhvillimit të zgjedhjeve”, shkruhet në letrën e dërguar KZAZ-së.
Kjo kërkesë vjen vetëm pak orë para zhvillimit të protestës së 9-të kombëtare të paralajmëruar nga opozita e bashkuar disa ditë më parë.