Lucas Paqueta ka shënuar golin e tij të parë me Milanin pas gjashtë ndeshjesh të zhvilluara deri tani, pasi ndaj Cagliarit është takimi i shtatë për të që kur ka ardhur nga Brazili. Por, braziliani nuk ka festuar pas golit, duke ia dedikuar atë moment tragjedisë së ndodhur te Akademia e Flamengos, ku humbën jetën tetë fëmijë, mosha 14-15. Paqueta është rritur te Flamengo, përpara se të shkëlqente në ekip të parë dhe të transferohej në Europë.
Lucas Paqueta's goal that made it 2-0 for Milan. #MilanCagliari. pic.twitter.com/CHbUheVyaX
— AC Milan Global 🦁😈 (@acmilan_intl) February 10, 2019