Futboll

Çudia, një futbollist kolumbian ka gjithë muajt e vitit në emër

               Publikuar në : 21:47 - 10/02/19 Enno

Quhet Efmamjjasond Gonzàlez dhe mbiemri i tij është mëse normal në Amerikën e Jugut. Problemi qëndron tek emri i tij, një emër i vështirë për t’u shkruar e për t’u lexuar, aq sa të gjithë e thërrasin shkurt Jasond.

Megjithatë, nuk është një emër i zgjedhur rastësisht, apo nën efektin e alkoolit. Prindërit e tij e zgjodhën duke bashkuar gjithë inicialet e muajve të vitit në spanjisht: E si Enero (janar), F si Febrero (shkurt), M si Marzo (mars), A si Abril (prill), M si Mayo (maj), J si Junio (qershor), J si Julio (korrik), A si Agosto (gusht), S si Septiembre (shtator), O si Octubre (tetor), N si Noviembre (nëntor), D si Diciembre (dhjetor).

Në shqip emri do dilte një katastrofë e vërtetë, Jshmpmqkgshtndh.

Gjithsesi, emri nuk e ka penguar Efmamjjasond që të transformohet në një futbollist të talentuar, që ka qenë pjesë e të rinjve të Atletico Nacional në Kolumbi dhe tani po provohet tek San Lorenzo, në Argjentinë. Sulmuesi 1.90 i gjatë, vetëm 19 vjeç, pritet të firmosë me ekipin e rezervave të San Lorenzo, së pari sepse nuk është gati për ekipin e parë dhe sv dyti sepse San Lorenzo nuk ka vend për lojtarë të tjerë të huaj.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT