Bota

Lufta III? Irani publikon hambarët nëntokësorë të mbushur dingas me raketa (video)

               Publikuar në : 21:59 - 10/02/19 lm

Mediat iraniane kanë transmetuar pamje të reja nga tunelet e nëndheshme, të mbushura me raketa bërthamore dhe njësi raketahedhëse.

Irani ka kërcënuar Perëndimin se do të vazhdojë me programin e raketave, pavarësisht kundërshtimeve.

Raketat e reja të Iranit u prezantuan nga zyrtarët e lartë ushtarakë. Video e xhiruar tregon fabrikën nëntokësore, ku shihen qartë shumë raketa balistike.

Objekti u përshkrua nga mediat iraniane si një “qytet nëntokësor” dhe madhësia e tij duket të jetë mjaft mbresëlënëse. Video tregon korridore të gjera, të mbushura me pjesë të ndryshme të raketave, duke përfshirë kokat e mbushjes, të gjitha në faza të ndryshme të montimit.

Video gjithashtu tregon punëtorët që përmbushin detyrat, nga më e thjeshta deri në rregullimin e disa pajisjeve të vogla elektronike, të cilat mendohet të jenë pjesë të sistemit udhëzues të raketave.

Raketa e re, e quajtur Dezful, thuhet të jetë një version i përmirësuar i raketës balistike Zolfaghar. Irani pretendon se këto raketa arrijnë një distancë prej 1,000 km dhe se kanë “dyfishin” e fuqisë shkatërruese.

Mediat iraniane kanë publikuar gjithashtu pamjet e testeve të raketave të reja, që thuhet se kanë qenë të suksesshme.

Duke shfaqur këtë strukturë të prodhimit të raketave në galeritë nëntokësore, jemi të bindur se  është një përgjigje e duhur për perëndimorët, të cilët mendojnë se mund të na ndalojnë nga arritja e qëllimeve tona përmes sanksioneve dhe kërcënimeve,” tha gjatë prezantimit, komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit gjeneral major Mohammad Ali Jafari.

Video e publikuar erdhi si përgjigje ndaj deklaratës së Këshillit të BE-së. Blloku tha se ishte i shqetësuar nga “aktiviteti i prodhimit të raketave balistike” nga ana e Teheranit, duke i bërë thirrje vendit islamik të “përmbahej”.

Deklarata e BE erdhi pak pasi Teherani hodhi një raketë të re në det të hapur, për të cilën u tha se kishte një rreze prej më shumë se 1.350 kilometrash. Ndërsa programi i raketave të Iranit është kritikuar në mënyrë të përsëritur nga Perëndimi, Teherani pohon se ka vetëm qëllime mbrojtëse dhe se ndalimi i këtij aktiviteti nuk diskutohet me Perëndimin. TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT