Nga Kavaja, presidenti Ilir Meta i ka cilësuar aktet e fundit për prishjen e Teatrit nga Bashkia e Tiranës si veprimtari të mirëstrukturuar kriminale që është e paamnistueshme në çdo kohe.
Në një prononcim për mediat, kreu i shtetit tha se kjo nuk është gjë tjetër, veçse cënim i identitetit kombëtar. Po kështu i mëshoi sërish faktit se Teatrin e mbron Kushtetuta. Ai paralajmëroi përgjegjësi penale për ata që përfshihen në prishjen e Teatrit.
Po kështu, Meta hoqi paralelizma me periudhën e diktaturës kur u shembën me kazma godinat e kishave dhe xhamive, duke theksuar se duhet i njëjti vullnet për të ruajtur edhe trashëgiminë kulturore të Teatrit Kombëtar.
“Humbje e parikuperueshme. Cënim i identitetit kombëtar. Mirënjohje besimtarëve për sakrificën e bërë në kohën e Covid-19.
Tëatrin e mbron më tepër se kushdo Kushtetuta. Më duket një marrëzi, dhe anti kushtetuese kjo çështje. Ka marrë një dimension të qartë dhe europian. Në duhet të ruajmë trashëgiminë kulturore.
Nuk kam ndonjë gjë të re nga 24 orët e mëparshme kur dola para jush për të sqaruar arsyet e padisë së re, që dorëzova në Kushtetuese.
Ende nuk mund ta besoj, pasi më duket një papërgjegjshmëri përtej ekstremit të çdo llogarie, sepse nuk kemi të bëjmë thjesht me shkelje të Kushtetutës, apo përgjegjësi penale të personave që do të përfshiheshin në prishjen apo shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Por flasim në mënyrë tepër të qartë për një veprimtari e mirëstrukturuar kriminale. Na mjaftojnë kujtime të kamzave të komunizmit ndaj kishave dhe xhamive”.