Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

SHBA i jep goditjen e fortë Berishës: Ka pasoja nëse PD zgjedh dikë “non grata”

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
SHBA i jep goditjen e fortë Berishës: Ka pasoja nëse PD zgjedh dikë “non grata”

Zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, në një intervistë për “News24”, ka vënë theksin në luftën ndaj korrupsionit si edhe shtetin e së drejtës. Duke konfirmuar mbështetjen e SHBA-së, por jo vetëm, në procesin e integrimit, Escobar shprehet se BE-ja ka të bëjë me vlerat dhe institucionet. Ndër të tjera Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar flet për reformën në drejtësi në Shqipëri, një investim i SHBA-së në vend. Ai thotë se shteti i së drejtës, është blloku i themelit nga ku ngrihen të gjitha demokracitë.

Pjesë nga intervista

Sokol Balla: Ne e dimë që Uashingtoni ka qënë mbështetësi ynë kur vjen puna tek integrimi europian, qysh prej ditës së parë.

ZV/NS Escobar: Saktë! Keni edhe të tjerë, meqë ra fjala. Vendet e KUINT-it janë të bashkuar në këtë gjë.

Sokol Balla: S’jam i sigurtë për këtë. Kur shihni se çfarë po ndodh me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, keni vizituar Shkupin, tani jeni në Tiranë. Në fakt, jam i sigurt që keni vënë re një zhgënjim, edhe në nivelet e larta, le të themi duke filluar nga kryeministri ynë. Çfarë mund të bëjë SHBA-ja, për ta bërë këtë gjë të ndodhë më shpejt?

ZV/NS Escobar: Shikoni, BE-ja ka të bëjë me vlerat dhe institucionet. Pra, ne aktualisht ndajmë jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe vlera të përbashkëta. Pra, në të vërtetë, tani bëhet fjalë për të thelluar institucionet. Dhe për të forcuar institucionet. Ky është një tjetër nga mesazhet e mia, që ne duam të bashkëpunojmë me ju në zhvillimin tuaj. Por jo vetëm kaq. Ne duam të gjejmë një nivel më të thellë marrëdhëniesh strategjike me Shqipërinë. Ne mendojmë se jeni gati. Pra, ne jemi gati për këtë sfidë, ne jemi gati të punojmë me ju përgjatë gjithë gamës së mundësive, qofshin ato politike, ushtarake, ekonomike, arsimore, kulturore, ne e duam këtë marrëdhënie me Shqipërinë.

Sokol Balla: Në fakt, kjo tashmë po ndodh sepse ne shohim, për fat të mirë, pak vonë, por më mirë vonë se kurrë, një prani në rritje të interesit ekonomik të SHBA-së në vend.

ZV/NS Escobar: Saktë!

Sokol Balla: Dhe shumë njerëz mendojnë se kjo duhet të kishte ndodhur shumë më përpara. Gjithashtu, nga sot e dimë se një tjetër bazë ushtarake po fillon të ndërtohet në jug të Shqipërisë. Por kur bëhet fjalë për një investim tjetër, investimi i SHBA-së në vend, që është Reforma në Drejtësi, njerëzit nuk janë aq të lumtur. Jo vetëm për shkak të kohës, por edhe për shkak të rezultateve. Pra, çfarë mund të bëhet ndryshe në mënyrë që gjërat të mund të përshpejtohen, në mënyrë që njerëzit t’a ndiejnë ndikimin e Reformës në Drejtësi në jetët e tyre të përditshme. Dua të them, kur bëhet fjalë për pronësinë e tokës, kur bëhet fjalë për investimet e tyre.

ZV/NS Escobar: Epo, shteti i së drejtës është blloku i themelit nga ku ngrihen të gjitha demokracitë, përfshirë edhe tonën. Dhe çdo vend, duke përfshirë edhe vendin tonë, duhet të kërkojë mënyra për të forcuar institucionet e tij, ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Pra, kur vjen fjala për këtë, ne jemi duke punuar me ju përmes programeve tona të ndihmës, përmes programeve tona të shkëmbimit, përmes programeve nga më të ndryshmet, për të forcuar kapacitetet. Megjithatë, dhe meqë ra fjala, ne do të bëjmë pjesën tonë në lidhje me sanksionet, sepse ne e marrim shumë seriozisht korrupsionin. Thënë kjo, nuk ka alternativë ndaj prokurorive vendase, gjyqësorit të pavarur, prokurorëve të pavarur dhe vullnetit politik për t’i bërë të gjitha këto të mundura. Pra, do të shihni presionin politik amerikan ndaj udhëheqësve të zgjedhur, të cilët ne i konsiderojmë partnerë të mirë, por ata duhet të jenë partnerë të mirë edhe për të çuar përpara sundimin e ligjit, dhe më besoni, ne jemi mjaft të vetëdijshëm dhe mjaft të hapur me ta për mangësitë që ekzistojnë. Shqipëria ka bërë shumë përparim. Do të doja të shihja më shumë dhe ne duam të punojmë me ju për të arritur më shumë. Dhe shpresojmë se do të arrijmë atje shumë shpejt.

Escobar shprehet se pa dashur t’i paraprijë sanksioneve, do të ketë më shumë të tilla në Ballkanin Perëndimor. Vetëm një ditë para Kuvendit të 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka bërë “paralajmërimet” e tij.

Sipas Escobar, do të ketë pasojë nëse PD-ja zgjedh dikë që është i shpallur “non grata”, për të qenë udhëheqësi i saj”.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Në fakt, ju erdhët në Shqipëri në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, vetëm një ditë pasi pamë Urdhra të tjerë Ekzekutivë nga Presidenti Biden, strategji kundër korrupsionit, edhe sot sekretari Blinken shpalli përcaktime publike të tjera për liderë të korruptuar në Amerikën Latine por edhe në Ukrainë.

ZV/NS Escobar: Dhe do ketë akomë më shumë.

Sokol Balla: Do ketë më shumë? Përfshirë Shqipërinë?

ZV/NS Escobar: Do të ketë më shumë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

Sokol Balla: Përfshirë Shqipërinë?

ZV/NS Escobar: Nuk dua t’i paraprij sanksioneve tona, por do të ketë më shumë në Ballkanin Perëndimor.

Escobar thotë se vendimet për të shpallur një zyrtar apo ish zyrtar si të korruptuar është institucional dhe aspak politik, duke sjellë në vëmendjen rastin e dy ditëve më parë, me sanksionet ekonomike që iu vunë grupit serb në veri të Kosovës.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Dakord, atëherë le ta çojmë bisedën drejt e në thelb. Departamenti i Shtetit e cilësoi Sali Berishën dhe familjen e tij si ‘non-grata’ për SHBA-në dhe ky ishte rasti i katërt pas Llallës, Dakos dhe Doshit. Shumë njerëz pyesin pse kaq shumë shqiptarë në këtë listë të zezë? Pra, ne nuk e shohim që të ndodhë… ok, duke përjashtuar rastin e veriut të Kosovës dhe Serbisë në dy ditët e fundit, nuk e kemi parë të ndodhë kaq shumë në Ballkanin Perëndimor. Dikush mund të mendojë, a jemi ne shqiptarët më të këqijtë e djemve të këqinj?

ZV/NS Escobar: Jo! Në fakt, do të shihni më shumë! Por në fakt, kjo është pyetja që marrim nga shumë njerëz. Pse i shohim më të shënjestruar rusët, apo ukrainasit apo serbët. Por e vërteta është se ne e ndjekim korrupsionin aty ku është. Pra, kjo është një përpjekje midis agjencive, një përpjekje midis shumë agjencive, që përfshin Departamentin e Thesarit, FBI-në, Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin e Shtetit, për të kuptuar se ku është korrupsioni dhe për të kuptuar se ku është ndikimi gërryes. Dhe ky është një vendim institucional, jo një vendim politik.

Sokol Balla: Dakord, por shumë njerëz do të thoshin se në rastin e Berishës, ka qenë larg pushtetit për shumë vjet, 8 vjet tani, dhe ka njerëz të tjerë që janë në pushtet dhe Shqipëria ishte dhe vazhdon të tjetë një vend ku korrupsioni është i lartë, ose të paktën perceptimi i korrupsionit është shumë i lartë dhe shumë thonë, pse shkoni dënoni Berishën dhe nuk shpallni të tjerë që janë ende në pushtet?

ZV/NS Escobar: Sepse nuk është një vendim politik. Është një vendim institucional. Dhe nëse sheh rastet e shpalljeve të bëra dje në veri të Kosovës, ato hetime u deshën vite të zhvilloheshin. Nuk është thjesht kjo administratë, por edhe administrata e mëparshme dhe administrata para saj, ndaj askush nuk duhet t’i shohë këto vendime si vendime politike të bëra nga një administratë apo nga një institucion.

Sokol Balla: Pra po sugjeroni që kur ishte fjala për shpalljen e Berishës dhe familjes së tij, puna ndodhi edhe nën administratën Trump?

ZV/NS Escobar: Po.

Sokol Balla: Dakord, disa këtu thonë se është skemë e Sorosit dhe miqve të tij, përfshi Edi Ramën dhe ambasadoren tuaj këtu.

ZV/NS Escobar: Çfarë thonë?

Sokol Balla: Thonë që Xhorxh Soros po sponsorizon një lëvizje të tillë kundër Sali Berishës sepse Z. Berisha bllokoi ndarjen e Kosovës apo rishkrimin e kufijve me Serbinë.

ZV/NS Escobar: Absolutisht nuk është raste. Kjo është absolutisht e gabuar. Është e rrezikshme.

Sokol Balla: Pse?

ZV/NS Escobar: Sepse nuk dua që njerëzit t’i shohin këto mendime dhe këto shpallje si mjet politik. Këto janë përpjekje institucionale për të luftuar korrupsionin. Ja se ç’janë. Ndaj, nuk u bë nga një administratë, nuk u bë nga një vendim-marrës, dhe nuk u bë nga një anëtar apo një organizatë brenda kabinetit. Ishte një përpjekje kolektive dhe arritëm konsensus për të.

Zv.ndihmës Sekretari i DASH, Gabriel Escobar, i ka dhënë goditjen përfundimtare Sali Berishës. Ai ka deklaruar se nuk do të ulet dhe nuk do të këtë asnjë lloj bashkëpunimi me Partinë Demokratike nëse Sali Berisha merr drejtimin.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Z. Escobar, Berisha pretendon se do të marrë, në kuptimin e parë të fjalës, Partinë Demokratike, nesër në mitingun që ka organizuar në Tiranë. Javën e kaluar, z. Basha, kreu i Partisë Demokratike më tha në një intervistë se është i gatshëm të përballet me Berishën dhe njerëzit e tij në çdo, citoj këtu, skenar të mundshëm. Por shumë vrasin mendjen nëse Basha mund t’ia dalë ta ndalojë Berishën, dhe disa thonë tani se autoritetet nuk e bëjnë punën, sistemi i drejtësisë nuk e bën punën, dhe tani punën duhet ta mbarojnë SHBA-të. Si i përgjigjeni kësaj?

ZV/NS Escobar: Shiko, marrëdhënia jonë është një marrëdhënie e pjekur mes aleatëve në NATO. Nuk është në dorën tonë të zgjedhim udhëheqësit tuaj, por do të nxisja njerëzit të mendojnë me shumë kujdes se cilët udhëheqës zgjedhin, se në cilën rrugë duan të jetë Shqipëria. Dhe shpresojmë se përgjigja do të jetë një rrugë me fokusin europian, përkushtuar ndaj NATO-s, dhe përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit.

Sokol Balla: Ambasadorja juaj këtu e ka bërë të qartë pozicionin e Departamentit të Shtetit se çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike nëse gjërat shkojnë nga ana e Berishës. A keni një mesazh tjetër për ta plotësuar?

ZV/NS Escobar: Nuk takohemi me të. Është i shpallur. Pra, do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur për të qenë udhëheqësi i saj.

Sokol Balla: Si? Keni zgjedhur më parë, dua të them Departamenti i Shtetit ka zgjedhur më parë edhe organizata politike që kanë qenë në listë, në listë të zezë…

ZV/NS Escobar: …shumë rrallë …

Sokol Balla: …shumë rrallë, do të ishte ky rasti?

ZV/NS Escobar: Nuk e kuptoj pse do të ishte ky rasti. Dhe e di që njerëzit duan ta krahasojnë me rastin e Milorad Dodik; me që ra fjala, ne takohemi me të vetëm sepse është në presidencën treshe, takohemi me presidencën, jo me të. Nuk takohemi me të në Sarajevën lindore, nuk takohemi me të në Banja Luka dhe nuk takohemi me të në Pale, dhe sigurisht që nuk e ftojmë në Uashington dhe nuk ftohet në Bruksel apo ndonjë kryeqytet europian tjetër. Pra, mendojeni atë si shembull.

Tags: bashaBerishaGabriel Escobarnon grata

TË LIDHURA

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

22:56 | 11/07/2025
U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital
Aktualitet

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat
Aktualitet

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
Next Post
Ekonomia turke: Erdogani i bën reklamë “modelit kinez”

Ekonomia turke: Erdogani i bën reklamë "modelit kinez"

Kuvendi i thirrur nga Berisha, Escobar ultimatum drejtësisë ta hetojë

Kuvendi i thirrur nga Berisha, Escobar ultimatum drejtësisë ta hetojë

Berisha do shkaktojë trazira? Policia dhe Garda marrin në ruajtje PD-në

Berisha do shkaktojë trazira? Policia dhe Garda marrin në ruajtje PD-në

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com