E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Kuvendi i thirrur nga Berisha, Escobar ultimatum drejtësisë ta hetojë

Ish-kryeministri Sali Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të PD-së, nën moton “Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar”, ditë e cila sipas tij do të shënojë rithemelimin e PD-së. Mikpritja e demokratëve do të bëhet në stadiumin Air Albania, ku po përgatitet ngritja e një podiumi, në të cilin do të mbajnë njëri pas tjetrit fjalën për rreth 5 orë ish lideri i PD-së, dhe ish-themelues të saj, delegatë dhe ata që u bënë pjesë e grupit që hartoi draft-statutin e ri.

Dje ish-kryeministri Berisha, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale iu bëri thirrje të gjithë delegatëve dhe mbështetësve të PD-së, të bashkohen në stadiumin “Air Albania”. Madje Berisha u ndal edhe tek moti, ndërsa “porositi” të gjithë pjesëmarrësit të vijnë të përgatitur dhe të vishen mirë, për t’u mbrojtur nga i ftohti. “Moti është një faktor që nuk varet nga ne, megjithë zjarrin dhe entuziazmin që keni nga brenda, sugjerimi im është të vini të përgatitur, të vini me veshjet më të trasha të mundshme për të mos ndier të ftohtin, natyrisht shiu nuk bie në zonën ku jemi ne si delegatë por klima është kjo që shihni vetë. Ftoj të gjithë anëtarët e PD-së, të cilët kanë mbështetur fuqishëm lëvizjen për një PD të bashkuar më të fortë dhe më të hapur, si dhe të gjithë anëtarët e tjerë që e kanë parë më skepticizëm këtë lëvizje, të vijnë nesër në stadiumin “Air Albania për të ndjekur këtë moment të rëndësishme të historisë”, deklaroi ai.

Pavarësisht mesazheve të forta të Zv/ndihmës Sekretarit të DASH, Gabriel Escobar se PD do të ketë pasoja në rast se Sali Berisha merr drejtimin e saj, ish-kryeministri ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga organizimi i Kuvendit Kombëtar i 11 dhjetorit. Jo vetëm kaq, por ai ka ftuar Lulzim Bashën dhe deputetet e PD-së, për të qenë pjesë në këtë organizim. “Unë ftoj të themi dhe kryetarin në letër të saj, Lulzim Basha, të gjithë drejtuesit dhe deputetët e PD-së, të gjithë drejtuesit dhe deputetët e PD-së, të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ne të vijnë nesër në Kuvendin e rithemelimit.

Lexo edhe :   "Basha është pronar i basteve"/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!
Lexo edhe :   Ata që e yshtën kalorësin e vrerosur

Ky Kuvend është për të gjithë demokratët. Mungesa nuk i përjashton ata nga kontributet në Partinë Demokratike në të ardhmen. Ftoj të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të cilët kanë mbështetur lëvizjen ose jo, të vijnë nesër në “Air Albania” për të ndjekur këtë moment të rëndësishëm të historisë, rivendosjen e pluralizmit dhe rithemelimin e Partisë Demokratike. Për delegatët duhet që të marrin me vete kartën e identitetit dhe kartën e Partisë Demokratike, ndërsa për simpatizantët që nuk janë delegatë dokumente të tilla nuk janë të domosdoshme”, tha më tej Sali Berisha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...