Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

SHBA dhe BE e veçoi sot Presidentin, nga shqiptarët dhe Shqipëria

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta “shpërthen” në akuza ndaj kreut të KED: S’mund të bëjë lojëra mafioze

Nga: Mero Baze

Dalja e Ilir Metës sot pasdite në atë që ai e quajti konferencë të jashtëzakonshme shtypi, ishte një përpjekje e dëshpëruar për ta identifikuar veten me vullnetin e popullit perballë qëndrimeve agresive kundër tij, të SHBA dhe BE, dhe për këtë evokoi referendumin për Kushtetutë më 22 nëntor të vitit 1998.

Ilir Meta ka një keqkuptim me popullin dhe fuqinë e tij politike. Nëse gjithë politikanët kur duan të marrin fuqi dalin dhe i bashkohen popullit, ky kërkon që populli të shkojë t’i mbrojë pushtetin këtij.

Së pari, analiza mbi referendumin nuk ishte reale, pasi ai referendum, ashtu si zgjedhjet e 30 qershorit, janë të vetmet zgjedhje në Shqipëri të bojkotuara nga opozita. Dhe në të dy rastet, opozita është Partia Demokratike.

Referendumi i 22 nëntorit nuk arriti të bëhet gjithëpërfshirës, siç pretendon Ilir Meta, dhe as i besueshëm. Dy drejtuesit e Komisionit të Kushtetutës, ishin dy përfaqësues anti-opozitarë, ose “paterica të qeverisë”, siç i quante Berisha.

Këta opozitarët e sotëm në Parlament, kanë më shumë dinjitet, se janë aty për shkak të listës së PD, kurse Arben Imami dhe Sabri Godo ishin në krye të Komisionit të Kushtetutës, si dy armiq të PD, dhe jo si të zgjedhur të PD.

Kështu që përpjekja për të evokuar një referendum pa opozitën, nuk është ndonjë mëkat, por është një argument që forcon 30 qershorin, kur opozita u çmend përsëri dhe nuk mori pjesë në zgjedhje.

Besoj që duhet të jetë nxituar kur bëri këtë krahasim, ose ja kanë shkruar fjalimin këshilltarët që atëhere mund të kenë qenë në çerdhe me biberon.

Po të paktën të ishte konsultuar me Berishën, se ai e mban mend akoma. U betua që nuk do ta njihte atë Kushtetutë dhe derisa e ndryshoi me 2008, nuk gjeti rehat.

Ndaj kur Meta përmendi 2008-tën dhe ndryshimet kushtetuese nga Rama dhe ca palaço të tjerë, mirë ishte ta thoshte dhe emrin e Berishes.

Së dyti, përpjekja e Ilir Metës për t’iu kundërvënë SHBA dhe Bashkimit Europian në emër të sovranitetit, duke ju referuar popullit shqiptar, ngjan më shumë një përpjekje për të fituar imunitet, se sa një përpjekje për sovranitet.

Njeriu që ka penguar popullin të votojë, nuk mund të kërkojë tani popullin ta mbrojë.

Jo se është e ndaluar të kërkojë ndihmë nga populli, por populli nuk të mbron me armë, por me votë. Dhe ky njeri tentoi t’i ndalojë shqiptarët të votojnë.

Shqiptarët nuk ju bindën këtij, por SHBA dhe BE, që iu thanë shkoni të votoni më 30 qershor.

Ky ishte referendumi i fundit i Ilir Metës, të cilin e humbi. Tani nëse do një të ri, të dalë në rrugë, të bëjë parti të re, po të dojë dhe naziste, meqënëse përshëndeti si Hitleri në fund, dhe të fitojë vota kundër SHBA e BE.

Së fundmi, Ilir Meta është sot qartazi i vetëm në betejën përballë SHBA dhe Bashkimit Europian, jo për interesa të shqiptarëve, por për interesa tërësisht personale dhe familjare.

Ai i shikon ata si armiq, se janë ideatorë dhe mbështetës të Reformës në Drejtësi, nga e cila ai ka panik dhe po kalon në gjendje psiqike të vajtueshme.

Beteja mes tij dhe SHBA-BE, nuk është betejë e Shqipërisë, as e shqiptarëve. Madje, duket qartë që nuk është as betejë e opozitës.

Është betejë  e një njeriu që kërkon të përdorë pushtetin e Presidentit për të sabotuar reformën në hapat e fundit të saj, nga makthi që ka prej drejtësisë së re.

SHBA dhe BE e kanë kuptuar këtë. Ata e siguruan sot Shqipërinë se do të vazhdojnë ta mbështesin atë, pavarësisht qëndrimeve të Presidentit.

SHBA dhe BE e ndau sot Presidentin nga shqiptarët dhe Shqipëria. Zgjodhën të jenë me shqiptarët dhe Shqipërinë, dhe jo me Ilir Metën.

Ai popull që kërkon Ilir Meta ta mbrojë nga SHBA dhe BE është me SHBA, BE dhe Shqipërinë, dhe jo me Ilir Metën.

Historia e tij ka mbaruar. Sa më shpejt ta kuptojë, aq më i qetë do të jetë, aq më të shëndetshme do ta ketë jetën tani e tutje.

Dhe aq më pak skena qesharake si kjo e sotme do të ketë për shqiptarët.

 

Tags: beilir metakomentmero bazepresidentiSHBA

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
FOTO/ Biznesmeni spanjoll ekzekutohet para vilës së tij luksoze në Britani

FOTO/ Biznesmeni spanjoll ekzekutohet para vilës së tij luksoze në Britani

Nesër përfundon rinumërimi i votave në Kosovë

Nesër përfundon rinumërimi i votave në Kosovë

Shpërthimi në Gjirokastër, djemtë në aktivitete kriminale

Aksident i rëndë në aksin Milot-Rrëshen, automjeti tip “Benz” përplas këmbësorin

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com