Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Sevim Arbana: Femrat, viktimë e një kohe në depresion, institucionet skandaloze

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Sevim Arbana: Femrat, viktimë e një kohe në depresion, institucionet skandaloze

Nga Anxhela Ferra

Ardiana Shaholli, 40 vjeçarja nga Durrësi, la 6 fëmijë jetim. Një nënë u vra nga një burrë. Xhuljeta Çuni, 19 vjeçarja e cila nuk arriti të shijojë as rininë, u vra po nga një mashkull. Janë shumë, në vetëm 5 muaj janë vrarë 6 femra. Të cilat ne i raportojmë, i mëshirojmë, i kritikojmë dhe më pas i harrojmë. Shkaqet janë sa të vjetra aq edhe banale, atyre iu merret jeta për xhelozi nga partneri ose përndjekësit e tyre. Duke luftuar fort me konceptin e pronësisë, ata burra, atë që janë të dobët ushtrojnë dhunë të vazhdueshme.

Sevim Arbana, kryetare e shoqatës “Në dobi të gruas” në një intervistë për Tirana Today thotë se gratë e dhunuara, pasi e denoncojnë bashkëshortin, nuk gjejnë mbështetje as tek insitutucionet shtetërore.

“Në 5 muaj kemi 6 gra të vrara, që i bie çdo muaj një grua të vritet, kemi rreth 1300 gra që kanë marrë urdhër mbrojtje, 490 burra që janë hetuar për dhunë dhe 290 të arrestuar. Këto janë shifra zyrtare, pasi ka një 2% që nuk e deklaron.

Siç thotë populli, ‘ka ligj, por ka dhe Maliq’, por fatkeqësisht tek ne ka dominuar Maliqi. Faktet janë të tmerrshme, është një dhunë e madhe që mbizotëron në ajër. Nuk është problemi vetëm ndaj grave, ka një dhunë shumë të madhe seksuale, numri i përdhunimeve në vitet e fundit është i lartë. Ka një dhunë në rrjete sociale, ndaj fëmijëve, pedofilia është në rritje.

Gjykatat janë skandaloze, përmbarimi është skandaloz, prokuroria e policia janë po ashtu skandaloze. Të gjitha këto institucione kaq të rëndësishme janë vërtetë në gjendje të mjerueshme. Duhet të ndryshojnë gjithë punën  e tyre. Dhe vajzat e gratë që denoncojnë dhunën, policia i thotë që pse ke ardhur për një shpullë, po ik se nuk është gjë.

Gratë në politikë përpiqen të kenë një zë e të bëjnë diçka, por zëri i tyre nuk është shumë i fortë. Pasi pjesa dominante që vetëvendos atje, janë burrat. Dhe ato janë shumë maskilist, ato nuk i lënë gratë. ”

Arbana rrëfen për Tirana Today historinë e një zonje e cila prej vitesh sorollatet në dyert e Bashkisë, pasi ndjehet e rrezikuar. Por, më kot, edhe pse është me urdhër mbrojtje, një dhomë e ndan nga burri, i cili është me probleme mendore.

“Supozohet që dhunuesi të mos afrohet 100 metra afër viktimës, por ato jetojnë në një shtëpi. Siç ishte rasti i Fierit, që ai e hodhi nga dritarja e banjës.

Një tjetër tëzonjë është prej vitesh me urdhër mbrojtje dhe burri është me kartelë. Ato janë ndarë brenda një shtëpie. Shtëpia u takon të dyve dhe hyjnë nga një portë. Ndërkohë, ajo kërkon të bëjë një portë të veçantë sepse ndjehet e rrezikuar. Por, gjithë kjo procedurë është një odise letrash, ku ndërhyjmë ne te Bashkia. Dhe përgjigjja e tyre është që t’i themi zonjës të marrë një inxhinier privat, e të bëjë projektin. A e kuptoni se çfarë do të thotë kjo? Një viktime e dhunës, pa lekë, pa bukë e pa punë, të shkojë të marrë një inxhinier privat. Është një sorollatje dhe një vrasje e dytë.”

Të dënuara nga fati a nga zgjedhje të gabuara, shumë prej grave të dhunuara, vazhdojnë të qëndrojnë robëresha të burrit të tyre. Herë prej kushteve të këqija ekonomike, e herë të tjera për mungesë informacioni, ato dhunohen për të disatën herë, deri në një moment fatal.

“Nëse një vajzë edukohet dhe ka një mundësi ekonomike, ka një mundësi më të madhe për t’i thënë jo dhunës. Përgjithësisht këto gra të dhunuara dhe viktimat e vrarë në familje janë shumë të varfra. A e mendoni një grua në një fshat të largët, pas asnjë kulturë, apo lekë, çfarë do të bëjë ajo, ku të shkojë? Shërbimet duhet të rriten në zona ku nuk ka akses.

Femrat janë bashkëfajtore në gjithë krimet që ndodhin mbi to. Kemi rastin e gruas të vrarë në Durrës, përse e vrau ai, jo hap dritaren e më shtro bukën. Ai ishte i papunë, ajo punonte, rriste 6 fëmijët, ndërkohë ky pinte e rrinte. Ai kishte vite që e dhunonte dhe kjo kishte mbyllur gojën. Dhe këtu është injoranca, këtu duhet t’i edukojmë femrat. Ti ke një gomar për burrë, si shkon e bën gjashtë fëmijë, me një gomar??? Është mjerim, gjashtë fëmijë do të ngelen jetim, kush do të kujdeset për ta, shteti?! Me çfarë, me farsën, me dogmën?! Është një thirrje e hapur për vajzat dhe gratë, mos toleroni jo shpullën, por as një të sharë. Sepse është jeta juaj. Është një cikël i mbyllur që rrotullohet, këto nëna edukojnë këto djem të këqij. Lufta kundër dhunës duket si modë, po ajo është një dhimbje, është një këngë dhimbje që po vazhdon tmerrshëm dhe e gjitha ka nisur kur gratë filluan të flasin.”

Të mposhtura, pa fuqi, me shenja të shumta në trup dhe me fytyrën e nxirë, ata e kalojnë edhe këtë ditë. Me shpresën se gjërat do të rregullohen, se ai do të ndryshojë për hatër të fëmijëve. Por, më kot. Pasi ajo dhunë nuk është larg nga vrasja. Sepse kush të rreh, nuk të do. TIRANA TODAY

 

Tags: burriburri vret gruandhunefemratgjykatatinjorancainstitucionetpaaftaparlamentipoliciaProkuroriate varfer\viktimevrasje

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
27-vjetori i PS/Tahiri: Do ringrihemi për të mos u përkulur para padrejtësisë

27-vjetori i PS/Tahiri: Do ringrihemi për të mos u përkulur para padrejtësisë

Foto/Antonella Cavalieri flet pas ndarjes nga Dybala: Fama dhe femrat…

Foto/Antonella Cavalieri flet pas ndarjes nga Dybala: Fama dhe femrat...

Franca e “mallkuar”, dëmtohet keq Mbappe (Video)

Franca e “mallkuar”, dëmtohet keq Mbappe (Video)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com