E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

“Sapuni 15 lekësh” helmon nxënësit në Bulqizë

Disa nxënës u helmuan sot në Bulqizë, dhe e gjitha erdhi nga sapuni ‘15 lekësh’. Bëhet fjalë për 11 nxënës të klasës së gjashtë, në shkollën ‘Shefqet Tançi’ në Bulqizë, të cilët përfunduan në spital. Ata ishin helmuar nga përdorimi i “sapunit 15 lekësh” në orën e lëndës së Artit Pamor. Tashmë një pjesë e tyre janë nën kujdesin e bluzave të bardha, e të tjerët kanë shkuar në shtëpi.

Drejtori i spitalit të Bulqizës, Hazis Jella, i kontaktuar nga ‘Politiko.al’, bën me dije se fëmijët janë mirë.

“Tani fëmijët janë mirë. Thjesht po i mbajmë në observim”, u shpreh doktor Jella. Simptomat e fëmijëve kanë qenë marrje mëndësh, vështirësi në frymëmarrje dhe të vjella.

Një burim nga shkolla bën me dije se kanë qenë në klasë, në orën e Artit Pamor, ku fëmijët po mësonin për objektet gjeometrike.

“Kanë hapur nga sapunat e vjetër (15 lekësh). Por sapo kanë hapur paketimin, kanë pasur komplikacione”, u shpreh burimi, duke shtuar më tej se menjëherë janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...

Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, duke e uruar për mandatin...

Meta merr në mbrojtje Berishën, akuzon Kim se po shkel sovranitetin e vendit

Pas një periudhe të gjatë heshtje, një ditë më parë kreu i shtetit, Ilir Meta, u prononcua për mediat duke u rreshtuar krah aleatit...

Dështimin e “Lëvizjes Berisha”, nuk e ndal dot as Sali Berisha

Nga: Mero Baze Lulzim Basha ka filluar të ketë fat pa bërë asgjë. Si në shumicën e karrierës së tij politike. Beteja e rrugës që...