bets10casino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetbets10süperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomgrandpashabethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetperabetmariobetroyalbetdoedajojobetcasinomilyoncasinolevantgrandpashabet girişmatbet güncel girişnesinecasino girişibizabetesbet girişamgbahisbetsalvador girişbetsalvador girişpalacebet girişholiganbetmarsbahisvdcasinobetpuan girişnesinecasinoibizabet girişesbetamgbahisbetpuan girişbetsalvadorpalacebetamgbahisbetciourfa konteynerşanlıurfa konteynerbettiltsuperbetinpusulabetjojobetpusulabetpusulabetslotrajojobetStarzbetStarzbetdeneme bonusugrandpashabettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişVDCasinocasibomsekabet girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinocratosroyalbetholiganbetholiganbet1winbetgitgameofbetcratosroyalbetinterbahisholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelercasibombahiscasinoesbet girişcasibomAvrupabetsahabetpusulabetsekabetmatbetimajbetbetciosekabetjojobetmarsbahismatbetimajbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişDeneme Bonusu Veren SitelergrandpashabetŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetbets10betwooncasibomjojobetjojobetperabetjojobetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Samiti i fundit i BE-së për “makinën e kompromisit” Angela Merkel

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Një video që zgjati dy orë e gjysmë me imazhe nga çastet më interesante të samiteve të BE-së me një kolonë muzikore me piano. Një fjalim, në të cilin u theksua, një samit i BE-së pa Angela Merkel-i është si Parisi pa kullën Eiffel apo si Roma pa Vatikanin. Dhe një skulpturë si dhuratë lamtumire, që paraqet Këshillin Europian në Bruksel. Kështu iu shpreh lamtumira Merkelit prej kreut të Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe 26 homologeve dhe homologëve të kancelares gjermane nga vendet anëtare. Nisur nga fakti që me gjasë në dhjetor në samitin e radhës postin e kancelarit si pasues i Merkelit do ta marrë socialdemokrati Olaf Scholz, ky takim i 107 i BE-së në nivel të lartë është i fundit për kancelaren Merkel.

“Oaz i qetësisë brenda BE-së”

Ndërsa kancelari austriak Alexander Schallenberg e përshkroi Merkelin si „oaz i qetësisë brenda BE-së” dhe si „padyshim një europiane të madhe”, kryeministri i Luksemburgut nxorri në pah një të fshehtë, kur tha, se: “Shumica e njerëzve nuk e dinë, por zonja Merkel ishte një makinë kompromisi.” Dhe: “Mua do të më mungojë shumë ajo”.

Faktikisht është pikërisht aftësia e Merkelit, që ka mundur të ndërmjetësojë mes pozicioneve të ndryshme në BE, ajo çfarë mund t’u mungojë këtej e tutje të 26 krerëve të BE-së.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, e quajti atë „një faktor stabiliteti”, që në kohë të vështira politike ka qenë absolutisht i nevojshëm. Për këtë, tha ai, e vlerësoj shumë atë.

Angela Merkel vet zgjodhi fare pak fjalë emocionuese kur doli para gazetarëve pas takimit dyditor në Bruksel. Ajo tha, se largohet në një kohë, që i krijon asaj shqetësim. „Ne kemi mundur të përballojmë shumë kriza.” Por: “Problemet e hapura për pasuesin tim janë të mëdha.”

Dy tema, që sipas Merkelit preokupojnë më së shumti unionin janë migracioni dhe mbrojtja e shtetit ligjor, e këto dy tema dominuan edhe samitin e BE-së.

Polonia dhe shteti ligjor

Kryeministri polak Mateusz Moraviecki ishte në fokus. Polonia prej vitesh është duke e rikonceptuar sistematikisht sistemin e drejtësisë. Edhe pse kjo temë prej kohësh po e përçan unionin, Gjykata Kushtetuese polake e ka nxitur debatin në një nivel të ri, pasi gjykoi, që pjesë të së drejtës së BE-së nuk përputhen me të drejtën kombëtare në Poloni. Në një konferencë shtypi pas samitit Moraviecki i akuzoi disa shtete të BE-së, se nuk po e kuptojnë drejt reformën në drejtësi të Polonisë. Polonia nuk ka problem me shtetin ligjor, sipas tij.

Por shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish të BE-së kanë një mendim tjetër për këtë. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kërkoi “gjeste konkrete” nga qeveria polake. Polonia luan një rol vendimtar në Bruksel edhe lidhur me grindjen e mbetur në vend-numëro për politikën e azilit dhe të migracionit në BE. Ashtu si edhe shtetet e tjera të BE-së Polonia akuzon kreun e shtetit fqinj Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, se po nxit ardhjen e të arratisurve dhe migrantëve përmes Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë drejt BE-së.

“Kërcënim hibrid”

Angela Merkel e quajti këtë veprim si një “kërcënim hibrid” dhe “instrumentalizim politik” në kurriz të njerëzve. Të gjitha shtetet e BE-së ndajnë këtë mendim, por nga ana tjetër nuk janë në unanimitet se si duhet të reagojnë ndaj kësaj situate.

Ndërsa Gjermania propozon sanksione, një sërë vendesh të BE-së, ndër to Polonia, Letonia dhe Lituania kërkojnë më shumë para dhe ndihma për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të BE-së.

Kancelari austriak Alexsander Schallenberg kërkoi, që BE të financojë dronë dhe gardhe kufiri. „Përse duhet që vetëm taksapaguesit lituanezë ta mbajnë këtë barrë, kur në fakt ata na mbrojnë edhe ne”, tha Schallenberg. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen , e hodhi poshtë këtë propozim. Gardhe me tela me gjemba dhe mure, sipas saj, nuk financohen nga BE.

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel tha, se BE-ja duhet të gjejë „ekuilibrin” e duhur për të vepruar konform të drejtave të njeriut.

Grindja për politikën e azilit dhe migracionit e preokupon prej vitesh BE-në. Ndonëse Komisioni i BE-së në vjeshtën 2020 prezantoi një pakt të ri migracioni, qysh atëherë asgjë nuk ka lëvizur. Gerald Knaus, kryetar i think-tank Nisma Europiane e Stabilitetit, sheh me shqetësim gjendjen në kufijtë e jashtëm të BE-së me Bjellorusinë: „Ne do të përjetojmë, se si njerëzit në dimër vdesin, sepse BE-ja nuk i lejon ata të hyjnë. Kjo është e tmerrshme.”

Që tema e migracionit në union nuk është zgjidhur ende, tha kancelarja Angela Merkel, kjo e bën BE-në të brishtë nga jashtë. Merkel vet pas 16 vjetësh në post nuk ia ka dalë të negociojë një zgjidhje, edhe pse ajo vlerësohet si „makinë kompromisi”. /DW

Tags: Angela MerkelbeBruksel

TË LIDHURA

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

22:38 | 18/07/2026
Bota

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Bota

Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje

20:05 | 18/07/2026
Next Post

Ndryshimi i klimës/Pse Australia refuzon të heqë qymyrin

‘Po vijmë kurvë’, prokurorja shqiptare përballet me kërcënimet me jetë në SHBA

"Më do si motër, s’kam punë me ty", Fifi revoltohet pas fjalëve të Granitit







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com