Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Sala i solli kosovarët, Rama i tradhton”/ Qytetari i ashpër: T’i vijë turp

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Viti 2019-të u mbyll me një nga çështjet më të diskutuara në Ballkanin Perëndimor, me marrëveshjen e “Mini-Shengenit”. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një marrëveshje e cila do t’i bëjë shumë mirë vendit tonë. Ndërsa, Kosova e ka cilësuar si një tradhti ndaj tyre. Kjo për sa kohë Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e saj.

Edhe qytetarët në Shqipëri duket se janë më së shumti me mendimin se kjo gjë është e turpshme nga ana e Shqipërisë. Të pyetur nga Tirana Today ata thonë se kryeministri Edi Rama është duke e tradhtuar Kosovën.

“Në vlerërsimin tim kjo nuk është thjesht turp, por tradhti e pastër kombëtare. Është një projekt i Jugosllavisë së re. Kosova nuk duhet ta pranojë në asnjë mënyrë këtë gjë. Rama dhe Shqipëria nuk janë padronët e Kosovës.”

“Rama është shumë tradhtar. Ne kosovarët i pruri Sala dhe i dhamë ndihmë të gjithëve, kurse Rama shkon dhe e tradhton Kosovën.”

“Tradhtia është gjë e madhe, por Rama është treguar pa tru në lidhje me marrëveshjen e ‘Mini-Shengenit’. Gjithë konflikti në Ballkan është Kosovë-Serbi, nëse e anashkalon Kosovën, nuk ke bërë asgjë.”

Sipas krijuesve të “Mini Shengenit” qëllimi i marrëveshjes do të shtrihet në 4 nivele. Ato kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Dhe sipas tyre në këtë mënyrë edhe përfitimi ekonomik i shteteve të përfshira do të jetë shumë i madh. Por, sa e duan qytetarët shqiptarë këtë përfitim, para një marrëdhënie jo të tensionuar me Kosovën?

“Tradhtar nuk mund t’i thuash, por për ‘Mini-Shengenin’ nuk jemi dakord. Sepse ne duam të shkojmë e lidhim marrëveshje me Europën. Dhe ajo që nuk shkon në marrëveshjen që duan të bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor lidhet pikërisht me Kosovën.”

“Unë nuk e tradhtoj Ramën, por nëse ai e ka tradhtuar Kosovën është shumë e gabuar. Pasi Kosova është e jona dhe ata janë vëllezërit tanë. Ndaj të gjithë ne duhet t’i përkrahim.”

Vetëm një qytetarë shprehet për Tirana Today se i beson plotësisht vizionit të Ramës, duke thënë se nuk e quan aspak një tradhti apo pakujdesi të kryeministrit.

“Rama është flori, ne nuk i dimë këto tradhti. I dinë vetë ata të Kosovës. Ata janë vëllezërit tanë, por më shumë se Rama nuk e di unë.”/ TIRANA TODAY

 

Tags: ashpërkosovaretmini shengeniqytetaretramatradhtonvijë turp

TË LIDHURA

Aktualitet

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

09:25 | 05/06/2026
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:20 | 05/06/2026
Aktualitet

Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona

09:16 | 05/06/2026
Next Post

Qumështi serb “përmbyt” Shqipërinë

Përkeqësohet moti, nga nesër borë dhe ngrica

Indonezi/ "Përmbytja e dekadës" Niveli ujit arrin 6 metra, 47 viktima (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

by mirseda
09:25 | 05/06/2026
0

Qyteti i Pogradecit do t’i japë sot lamtumirën e fundit efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli,...

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:20 | 05/06/2026

Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona

09:16 | 05/06/2026

Një ditë para vrasjes së policit, Braçellari u denoncua për pagën nga çobani.

09:13 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com