E hënë, 3 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Sa kohë mund të mbijetojë një person, nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Shkencëtarja që u arratis nga Kina: Koronavirusi doli nga një laborator ushtarak

Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan, ka deklaruar se koronavirusi e ka origjinën nga një laborator që...

Policia arreston 2 shoferë, bllokon 19 leje drejtimi

Policia e Shtetit bën me dije se kanë përfunduar në pranga 2 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa janë bllokuar 19...

Nuk u gjunjëzua si të tjerët gjatë himnit, basketbollisti i NBA shpjegon arsyen

Basketbollisti i Orlando Magic, Jonathan Isaac, u bë lojtari i parë i NBA që qëndroi në këmbë gjatë himnit amerikan që kur kampionati amerikan...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

Të rritesh në kohë krize, biznesi që u zhvillua gjatë periudhës së pandemisë

Orientimi i burimeve drejt prodhimit të maskave i mundësoi kompanisë së prodhimit të tekstileve, SAM, jo vetëm të kompensonte rënien e porosive nga partnerët...

I mbijetuari, Adriatik Bode, ishte i vetmi lajm i mire i ditës së enjte. Ai u nxorr nga ekipet e shpëtimit pas gati 3 ditësh, nga rrënojat e njërit prej hoteleve të shembur në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit. Po sa kohë mund të mbeten gjallë të mbijetuarit, nën rrënoja pas një tërmeti shkatërrues, si ai që goditi vendin tonë orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit?

Sipas ekpertëve kjo varet nga disa faktorë. Duke supozuar se një person nuk ka pësuar trauma në kokë ose lëndime të tjera, dhe ka ajër të mjaftueshëm të pastër për të marrë frymë, si dhe vend për të lëvizur, mbijetesa e tij varet nga metabolizmi i tij, sasia e yndyrës shtesë që ka të ruajtur në trupin e tij, si dhe temperatura trupore.

Me kalimin e kohës, organet e një personi do të fillojnë të dalin një nga një jashtë funksionit, derisa trupi të mos mund të funksionojë më siç duhet. Por një njeri i shëndetshëm, mund të jetojë pa ushqim deri në 8 javë. Ndërkohë, mbijetesa pa ujë është pak më e vështirë. Një person i shëndetshëm, mund të rezistojë pa ujë 3-5 ditë, megjithëse disa ia kanë dalë edhe pas 8 apo 10 ditëve.

Në vitin 2016, një foshnje 6-muajshe, u arrit të shpëtohet nga gërmadhat e një godine, 4 ditë pasi ai u shemb nga një tërmet në kryeqytetin e Kenias, Nairobi. Ekipet e shpërtimit të OKB, vendosin zakonisht vendosin të heqin dorë nga operacionet e kërkim-shpëtimit 5-7 ditë pas një katastrofe natyrore, kur askush nuk është gjetur i gjallë për 1 ose 2 ditë.

Sidoqoftë, dihet se njerëzit ia kanë dalë të mbijetojnë për shumë më gjatë. Në majin e vitit 2013, Reshma Begum, u nxorr nga rrënojat e një fabrike në Bangladesh, 17 ditë pasi ajo u shemb nga një tërmet i fortë.

Deri më sot rasti më i jashtëzakonshëm është rregjistruar në Pakistan, ku pretendohet se Naqsha Bibi asokohe 40-vjeçe, mbijetoi për 63 ditë nën rrënojat e shtëpisë së saj, pas një tërmeti të tmerrshëm të 8 tetorit 2005, që shkaktoi mbi 87 mijë të vdekur. Bibi u gjet e gjallë në rrënojat e asaj që besohej se ishte dikur kuzhina e shtëpisë së saj.

Ajo tha se mbijetoi duke konsumuar ushqime të kalbura dhe pirë ujërat e shiut. Miqtë dhe familja e saj, u shprehën të tronditur, se si gruaja kishte arritur të mbijetonte për aq gjatë. Ata madje nuk e besuan fillimisht sesi ajo kishte qëndruar aty për aq kohë. Lajmi bëri bujë në mediat botërore.

“Ajo nuk u varros në rrënoja. Ajo jetoi në shtëpinë e saj të shembur”- u shpreh Hafezur Rahman, mjeku që e kuroi në një spital fushor në Muzafarabad. Ai tha se muskujt e gruas ishin atrofizuar, pasi ajo hante shumë pak. E jashtëzakonshme është edhe historia e një të riu nga Haiti, që i mbijetoi tërmetit të janarit 2010, që rrënoi tërësisht kryeqytetin Port O Prins, dhe shkaktoi mbi 200 mijë të vdekur.

Lexo edhe :   Tërmet i fuqishëm në Filipine
Lexo edhe :   Tërmet i fuqishëm në Filipine

Shpresa për gjetjen e të mbijetuarve ishte shuar, kur ekipet e shpëtimit gjetën nën rrënoja Evans Monsinjak, asokohe 27-vjeçar dhe baba i dy fëmijëve. Ai ia kishte dalë të mbijetonte duke pirë ujërat e zeza, nën rrënojat e një dyqani ushqimor. Një histori e pazakonta mbijetesë vjen edhe nga tërmeti i fortë që tronditi Japoninë në marsin e vitit 2011, me magnidutë 9.0, dhe një cunami të madh që e pasoi.

Anëtarët e një familje në qytetin e Ishinomaki, ishin të bindur se e kishin humbur vajzën e tyre 4-muajshe. Por befas banorët dëgjuan të qarën e një fëmije, që vinte nën një pirg rrënojash. Vajza u nxorr menjëherë që aty.

Çuditërisht pas 72 orësh, gëzonte një shëndet të mirë. Xhuli Rajan, koordinatore në Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit (IRC) me qendër në Britaninë e Madhe, thotë se mbijetesa pas një tërmeti të fuqishëm, varet kryesisht nga ajo që ndodh, në momentin kur tërmeti godet për herë të pare, ose kur shembet një godinë.

“Situata ideale është të mbeteni të bllokuar diku, por ku të keni një lloj furnizimi me oksigjen nga bota e jashtme, të mos jeni plagosur, dhe keni një lloj aksesi ndaj ujit”- thotë ajo për BBC.

Ndërkohë dr.Terhi Shah nga organizata “Mjekët pa Kufij”, thotë se ata që kanë pësuar dëmtime në trup, mund të vuajnë nga sindromi i shtypjes.

Kjo ndodh kur indi është i ngjeshur dhe vdes. Kur presioni ikën, toksinat e krijuara nga dëmtimi i muskujve vërshojnë në gjithë trupin, i cili nuk është në gjendje ta përballojë. “Kjo gjë shkakton dëmime në veshka dhe një shok të përgjithhëm. Njerëzit janë në agoni për shkak të dhimbjes së fortë, dhe janë shumë të rrezikuar nga dalja jashtë funksionit të të dyjave veshkave, nëse nuk marrin një ndihmë mjekësore”- tha ajo.

Shah thotë se raportet e njerëzve të mbijetuar në rrënoja për më shumë se 2 javë, janë “tepër të rralla”. “Shanset për ta nxjerrë dikë të gjallë, zvogëlohet pas çdo dite që kalon”- theksoi ai.

Ndërkaq, të qenit i bllokuar në një hapësirë ​​të mbyllur, nënkupton gjithashtu një temperaturë trupore në rritje, si dhe një rritje të nivelit të dioksidit të karbonit, që nëse arrin një nivel shumë të lartë, dhe që çon në një asfiksi vdekjeprurëse.

Ekipet e kërkimit, monitorojnë shpesh rritjen e niveleve të CO2 në një ndërtesë. Rritja e nivelit të tij, do të thotë që dikush është bllokuar brenda dhe po merr frymë. Kur nivelet e CO2, ndalojnë së rrituri, ka të ngjarë që kërkimi të rezultojë i pafrytshëm./ TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rezultoi pozitiv me koronavirus, ja takimet që zhvilloi Hoti sot

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi sot se kishte rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tregoi se nuk kishte...

Mesazhet e mbylljes në kohën e listave të hapura

Jozefina Topalli mund të ishte vënë në siklet. I kishte të gjitha shanset të rrezikonte para demokratëve të Shkodrës, nëse Lulzim Basha do të...

Teuta mposht Tiranën, fiton Kupën e Shqipërisë

Teuta shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët mposhtën në finale Tiranën me rezultatin 2-0. Rustem Hoxha kaloi bregdetarët në avantazh, ndërsa Tirana mori shpejt...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

Humbja e jetës së Aneta Ramës, Zgarbi ngushëllon kryeministrin

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi, ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës së tij. “Dashurinë për Italinë dhe...