Rusia tha se është bërë përparim pas bisedimeve indirekte të paqes që synojnë t’i japin fund konfliktit në Libi – megjithëse dështoi për të siguruar një marrëveshje armëpushimi mes palëve ndërluftuese.
“Sot ne mund të njoftojmë se është arritur një farë përparimi”, tha Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, në një konferencë për shtyp të hënën vonë.
Ai i quajti negociatat tetë-orëshe paralele me Ministrin i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu dhe Ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu si “bisedime serioze”.
Kreu i qeverisë me qendër në Tripoli, i njohur ndërkombëtarisht, Fayez al-Sarraj, pranoi të nënshkruajë një memorandum që premtoi përfundimin e veprimeve ushtarake dhe krijimin e një komisioni për të identifikuar një vijë ndarjeje mes palëve ndërluftuese.
Megjithatë, Khalifa Haftar, komandanti i Ushtrisë Kombëtare Libiane që ka marr nën kontroll territore përgjatë një sulmi në kryeqytetin libian, Tripoli, kërkoi kohë shtesë për të shqyrtuar propozimin përpara se të largohej nga Moska të martën pa nënshkruar marrëveshjen.
Haftar më vonë komentoi për mediat e Lindjes së Mesme, duke thënë se plani ruso-turk “injoroi shumë nga kërkesat e qeverisë së tij – si një afat kohor për shpërndarjen e forcave qeveritare dhe krijimin e një qeverie uniteti.
Në Ankara, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pohoi se Haftar thjesht kishte ndryshuar qëndrim për të nënshkruar marrëveshjen kur ishte në Moskë.
Lavrovi i Rusisë u zotua se Moska do të vazhdojë të punojë për marrëveshjen e paqes në Libi “derisa të arrihet një rezultat”.
Libia kaloi në kaos politik pas një ndërhyrjeje ushtarake të NATO-s të në vitin 2011 që çoi në rrëzimin e diktatorit Moammar Gadhafi.
Luftërat e mëpasshme civile kanë shkatërruar ekonominë dhe kanë shkaktuar një rrjedhje të migrantëve libianë në Evropë – shpesh me ndihmën e trafikantëve njerëzorë.
Bisedimet në Moskë vijnë mes një përpjekje më të gjerë të Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit turk Rexhep Erdogan për t’i dhënë fund luftimeve – pavarësisht se mbështesin anët e ndryshme në konflikt. /Voa