Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Rusia dhe BE gati të izolojnë Trumpin

7 vjet ago
in Të Gjitha
Rusia dhe BE gati të izolojnë Trumpin

Nga David M.Herszenhonr, “Politico.eu”/Çdo veprim i presidentit amerikan Donald Trump, për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e Iranit, do të rrezikonte izolimin e Uashingtonit, pasi BE dhe 5 fuqitë e tjera që ndërmjetësuan marrëveshjen, këmbëngulin se do të mbeten të përkushtuara ndaj saj.

Të pesë fuqitë – Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar – të gjitha kanë përsëritur në ditët e fundit se do t’i përmbahen paktit, të quajtur saktësisht Plani i Përbashkët i Përbashkët i Veprimit (JCPOA).

Trump pritet të shpallë zyrtarisht se SHBA-ja do të tërhiqet, dhe se ai do të vendosë sanksione kundër Iranit, të cilat mund të rrezikojnë shkatërrimin e marrëveshjes.

“Ne jemi të vendosur ta shpëtojmë këtë marrëveshje, sepse ajo garanton mospërhapjen e armëve bërthamore, dhe është rruga më e drejtë për të ndaluar Iranin nga pajisja me armë bërthamore”- tha ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian për mediat gjatë një vizite në Berlin.

Ndërkohë një zëdhënëse e Komisionit Evropian, tha të martën se Brukseli është i palëkundur në mbështetjen e tij për marrëveshjen.

“Është shumë e qartë, që ne besojmë se marrëveshja po funksionon, dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar për zbatimin e saj”- tha zëdhënësja Maja Koçijançiç duke shtuar: “Ne besojmë se marrëveshja duhet të ruhet!”.

Qëndrimit të saj i bëri jehonë edhe zëdhënësi zyrtar i kryeministres britanike Theresa May, i cili tha: “Ne kemi qenë të qartë prej disa muajsh, se vazhdojmë të besojmë se është e drejtë të ruajmë marrëveshjen bërthamore të Iranit, si mënyra më e mirë për neutralizimin e kërcënimit nga një Iran i armatosur me armë bërthamore”.

Megjithatë, ai pranoi se “ka gjëra që marrëveshja nuk i mbulon, dhe të cilat duhet t’i adresojmë, duke përfshirë raketat balistike, atë se çfarë ndodh kur të skadojë marrëveshja, dhe aktivitetin destabilizues rajonal nga ana e Iranit. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me SHBA-në dhe partnerët tanë të BE-së, mbi mënyrën se si adresojnë gamën e sfidave që Irani paraqet në Lindjen e Mesme, përfshirë ato çështje që mund të mbulojë një marrëveshje e re”.

Rusia dhe Kina, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët fundjavën e shkuar, duke deklaruar “mbështetjen e tyre të palëkundur për zbatimin e plotë dhe efektiv” të marrëveshjes, duke cituar “domosdoshmërinë urgjente që të gjitha palët në JCPOA t’i përmbahen më përpikmëri, dhe të zbatojnë plotësisht zotimet e tyre”. Ndërkohë Irani është shprehur se nuk është i gatshëm të ri-negociojë marrëveshjen.

Pavarësisht ankesave të përsëritura nga Donald Trump rreth marrëveshjes së vitit 2015, e cila u nënshkrua nga paraardhësi i tij Barack Obama, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se Teherani po i përmbahet paktit.  JCPOA, i dha fund sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit, në këmbim të kufizimeve të rrepta në programin e tij bërthamor për qëllime paqësore civile.

Pakti imponoi ndërkohë një regjim inspektimi dhe monitorimi, nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Në mesin e një aktiviteti diplomatik përpara njoftimit të Trump, zyrtarë nga BE, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe u takuan të martën në Bruksel me një delegacion të zyrtarëve iranianë të kryesuar nga zëvendësministri i jashtëm për çështjet politike, Abbas Araghchi.

Vetë JCPOA nuk ka asnjë nen që i kërkon Trump të vërtetojë, sesa Irani është duke zbatuar marrëveshjen, dhe ai në fakt nuk pranoi ta bënte këtë në tetor të vitit të kaluar. Një lloj certifikimi i tillë u krijua pas marrëveshjes, me ligjin e miratuar nga Kongresi i SHBA-së, për t’iu dhënë ligjvënësve disa autorizime mbi marrëveshjen. Ndërkohë s’ka asnjë dispozitë në marrëveshje që ndonjë palë që “tërhiqet” prej saj.

Ndërsa administratat e Obamës dhe Trump, kanë pohuar se kjo është një marrëveshje politike vullnetare, fuqitë evropiane kanë insistuar se një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që e miratoi marrëveshjen, e bën atë të detyrueshme për të gjitha palët.

Krerët evropianë, duke përfshirë edhe presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel, i kanë kërkuar presidentit amerikan Trump t’i qëndrojë kësaj marrëveshjeje. Por gjatë një vizite në Uashington, Macron tha se pret që Trump ta braktisë atë.

Pikëpamjet kundërthënëse mbi marrëveshjen e Iranit, janë pjesë e një serie mosmarrëveshjesh të mëdha midis Trump dhe aleatëve tradicionalë evropianë. Ndërkohë Vladimir Yermakov, drejtori i mospërhapjes dhe kontrollit të armëve në ministrinë e Jashtme ruse, tha se nëse Trump shkel JCPOA, atëherë Uashingtoni duhet të përballet me sanksione.

Yermakov, tha se nuk do të kishte asnjë bazë për rivendosjen e sanksioneve të OKB-së kundër Iranit. Izraeli i ka kërkuar Trumpit të shfuqizojë JCPOA, ndërsa demokratët në senatin amerikan i kanë bërë thirrje atij të respektojë marrëveshjen.

Irani ka akuzuar Trump, se po kërkon të braktisë marrëveshjen, dhe refuzon të zbatojë pjesën e saj në këtë pakt. “Kur blini një shtëpi”- tha ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, në një deklaratë të fundit televizive, “s’mund të ktheheni dy vjet më vonë, dhe të përpiqeni të ri-negocioni çmimin”.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: ‘izolojnë’beFrancaGjermaniakinambreteria e bashkuarrusiaTrumpin

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Video/Ruçi mbyll Kuvendin, shikoni si e sfidon Berisha

Video/Ruçi mbyll Kuvendin, shikoni si e sfidon Berisha

Dalin fotot/ Aksidenti tragjik në Greqi, babai vdiq. Vajza rendë në spital

Dalin fotot/ Aksidenti tragjik në Greqi, babai vdiq. Vajza rendë në spital

Erdogan dëshmitar në dasmën e këngëtarit të njohur. Ka një këshill për çiftin

Erdogan dëshmitar në dasmën e këngëtarit të njohur. Ka një këshill për çiftin

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023
Aktualitet

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

by mirseda
22:44 | 04/08/2025
0

Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, ka qenë i dënuar më...

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

20:42 | 04/08/2025
Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

17:15 | 04/08/2025
Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

Kthyen fermën në laborator droge, vihen në pranga tre shqiptarë në Itali

17:10 | 04/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com