E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Rusët, spiunazh aktiv në Shqipëri: Diplomatët duan të zbulojnë sekretet ushtarake

Prej vitesh, diplomat të kësaj ambasade në Tirane kanë kërkuar të rekrutojnë për fushën e Mbrojtjes. Historitë, të paktën ato të dokumentuara, nisin në vitin 1998, kur Atashe Ushtarak i Ambasadës Ruse në Tiranë, emërohet Igor Sergun. Një ushtarak karriere, i nderuar me shume dekorata në vendin e tij Sergun shërbeu në Shqipëri, në periudhën e luftës së Kosovës.

Historia e aktivitetit te spiunazhit rus në Shqipëri, është e hershme. Prej vitesh, diplomat të kësaj ambasade në Tirane kanë kërkuar të rekrutojnë për fushën e Mbrojtjes. Historitë, të paktën ato të dokumentuara, nisin në vitin 1998, kur Atashe Ushtarak i Ambasades Ruse në Tiranë, emërohet Igor Sergun. Një ushtarak karriere, i nderuar me shume dekorata në vendin e tij Sergun shërbeu në Shqipëri, në periudhën e luftës së Kosovës.

Në vitin 2011, Sergun dekretohet nga Vladimir Putin në krye të GRU-së, Shërbimit Informativ të Ushtrisë Ruse. Detyrë të cilën ai e mbajti deri me 3 janar 2016, ditë në të cilën ai vdiq. Vdekje, e cila u mbulua me mister dhe ku u aludua shumë mbi shkaqet. Por historia vazhdon. Vizion Plus ka siguruar 4 dokumente të viteve 2005 – 2007, të cilat janë të deklasifikuara tashmë, ku tregohet roli i shërbimeve ruse, por jo vetëm. Në këto informacione janë të përfshira dhe shërbimet malazeze dhe ato serbe. Por deri me sot janë deklasifikuar vetëm shkresat përcjellëse, jo informacioni i transmetuar në to.

Shkresa e parë e datës 8 Mars 2005, e firmosur nga kreu i Shërbimi Informativ te Shtetit të kohës, Bahri Shaqiri dërgon materialin me temë: “Aktivitetet aktuale të shërbimeve sekrete serbe, malazeze dhe ruse ndaj Shqipërisë”, informacion ky i kërkuar nga Zyra e Sigurisë e NATO-s. Me pas ky dokument, i cili ende vijon të jetë i klasifikuar, i përcillet Ambasadorit te Shqipërisë në NATO në atë kohë, Ilir Boçka, për ta dërguar atë pranë zyrës së Sigurisë së NATO-s. Por dokumenti i cili hedh dritë mbi aktivitet spiunazhi nga përfaqësues ushtarak rus ndaj Forcave të Armatosura të Shqipërisë, mban datën 2 maj 2007 dhe është firmosur nga Ministri i Mbrojtjes i kohës, Fatmir Mediu.

Lexo edhe :   13.5% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim mjekësor

“Që nga viti 2005 e në vazhdim përfaqësues ushtarak të trupit diplomatik rus në Shqipëri zhvillojnë veprimtari në formën e spiunazhit në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura duke u përpjekur të rekrutojnë individë me akses në informacionin e klasifikuar me qëllim që të sigurojnë informacion mbi informacionin e klasifikuar kombëtar dhe të NATO-s; kapacitetet mbrojtëse të FA; planet e bashkëpunimit me NATO-n dhe vendet anëtare të saj; marrëdhëniet e bashkëpunimit me NATO dhe SHBA; për database të personelit, të hierarkisë ushtarake dhe të emërimeve të ndryshme.”

20 ditë më pas, ky informacion i hartuar nga Shërbimi Informativ Ushtarak, i është dërguar ambasadorit tonë në NATO, për ta përcjell atë përsëri në Zyrën e Sigurisë së Aleancës.

Lexo edhe :   13.5% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim mjekësor

Dokumentet edhe pse jo te deklasifikuara plotësisht, tregojnë qartë një interes të Rusisë mbi te dhënat e ushtrisë shqiptare dhe marrëdhëniet e saj me vendet e tjera te NATO-s. Interes ky, që padyshim është rritur pas anëtarësimit të vendit tonë në Aleancë. Ky akvititet pritet të jetë akoma edhe me i madh, për shkak se NATO do të ketë edhe bazën e saj ajrore në Shqipëri. Vetëm një ditë më parë kreu i SHISH Helidon Bendo raportoi në komisionin e sigurisë duke dhenë alarmin për rritjen e ndikimit rus në administratën e lartë shtetërore./ Vizion plus

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...