E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Konflikti për pronën tek “Petro Nini”, palët iu drejtohen institucioneve

Meqënëse përmbarimi nuk arriti të ekzekutojë vendimin e gjykatës për lirimin e truallit pranë shkollës “Petro Nini” në kryeqytet, ditën e sotme të dyja palët i janë drejtuar institucioneve.

Pronari i truallit Aleksandër Gavoci i është drejtuar me një padi Prokurorisë së Tiranës, ku kallëzon për shpifje familjen Llapa dhe Dervishaj, të cilët i kanë zaptuar truallin.

Ndërkohë, këto 2 familje i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë për të përshpejtuar shqyrtimin e rekursit që i kanë bërë vendimit të Gjykatës së Apelit që njeh si pronar të truallit Aleksandër Gavoci.

Kujtojme se edhe efektivja e “Shqiponjave” Blerta Dervishi është pezulluar nga puna 3 ditë me motivacionin “pengim të veprimeve përmbarimore”, e cila është njëra prej banorëve që penguan ekzekutimin e vendimit këtë të hënë.

Trualli për të cilin po konfrontohen është blerë në vitin 1928 nga Ali Rizai, gjyshi nga nëna i Aleksandër Gavocit dhe është sekuestruar 2 herë nga shteti.

Sekuestrimi i dytë ndodhi në 1949 dhe familja Rizai u internua në Shkodër. Në vitin 1953 në këtë truall u vendosën familjet Llapa dhe Dervishaj. Këto familje, në 1993 privatizuan banesën ku ishin strehuar nga shteti dhe u pajisën me certifikatë pronësie për katin e parë të banimit.

Në vitin 1997 nisi dhe kalvari i gjyqeve mes 2 familjeve dhe trashëgimtarit të pronarit të truallit Aleksandër Gavoci, ku me vendim të formës së prerë gjykata e ka njohur këtë të fundit si pronar.

Alekandër Gavoci ka tentuar të negociojë me familjet Llapaj dhe Dervishi ende pa marrë vendimi formë të prerë. Në vitin 2015 ata kanë lidhur një marrëveshje ku Gavoci premtonte se do ta shfrytëzonte truallin për të ndërtuar një pallat dhe do iu jepte familjeve 230 m 2 hapësira banimi, por, 2 familjet nuk e pranuan këtë marrëveshje duke kërkuar përveç ambienteve të banimit edhe dyqane, dhe për këtë shkak gjyqet vendosën në fund në favor të Gavocit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...