Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rub: Skenari më i mirë, shtyrja e zgjedhjeve lokale me ujdi

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rub: Skenari më i mirë, shtyrja e zgjedhjeve lokale me ujdi

Kryetari i PD Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje konference me teme, "Reformimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi", organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Parliament Speaker Ilir Meta, Albanian President Bujar Nishani and Prime Minister Edi Rama, at the “Reforming the Judicial system in Albania” Conference.

Ka mundësi për kompromis, të gjithë aktorët politikë janë të thirrur ta kërkojnë atë, thekson në intervistë për Deutsche Wellen korrespondenti i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Matthias Rub që mbulon Shqipërinë.

Në Shqipëri frontet janë ashpërsuar pas vendimit të presidentit, Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh. Si e shikoni ju këtë krizë?

Shikoni, që frontet ashpërsohen nuk është diçka e re për fat të keq në Shqipëri. Kushdo kush ka qenë në pushtet, demokratët apo socialistët, gjithmonë ka pasur akuza të rënda nga partia që ka qenë në opozitë, që partia qeverisëse është e korruptuar, që shkel kushtetutën. Është e vështirë të gjykosh, cili pozicion është i drejti, kjo lidhet edhe me ngjyrimin politik: Nëse bëhet fjalë për një protestë legjitime popullore kundër një regjimi të korruptuar, apo për përpjekjen e opozitës që të arrijë në mënyrë jo parlamentare rrëzimin e një kryeministri të zgjedhur në mënyrë legjitime, kjo është çështje e kontestuar. E pakontestueshme është që kjo e dëmton Shqipërinë, që i pengon përpjekjet për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në këtë fazë kritike kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë vendit.

Si e shihni vendimin për anulimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti, Ilir Meta, vendim që ka zemëruar qeverinë. Presidenti Meta thotë, se bazohet në kushtetutë dhe ka përgjegjësi për paqen sociale në vend…

Nga pikëpamja kushtetuese ai është në rregull. Ai ka të drejtën e shtyrjes së zgjedhjeve, të paktën kështu e kuptoj unë nenin kushtetues, të cilit ai i referohet. Nëse është veprim i mençur politikisht, kjo varet nga cila anë e shikon.

Ka një rezolutë, mocion me debat presidentin Meta kundër çdekretimit të zgjedhjeve. Çfarë pasojash do të kishte një hap i tillë, nëse arrihet shkarkimi i tij?

Kriza kushtetuese do të bëhej më e thellë. Mund të ndodhë që kryeministri të kërkojë zgjedhjen e një presidenti të ri. Sido që të jetë të gjithë të pushtetshmëve në Tiranë u mungon legjitimiteti i nevojshëm. Edi Rama nuk ka legjitimitetin e opozitës, presidenti Meta nuk ka legjitimitetin apo mbështetjen e qeverisë, të socialistëve, pra është shumë e vështirë të gjendet një rrugëzgjidhje nga kjo krizë kushtetuese. Vetëm nëse të tre palët ulen në tryezë e gjejnë një kompromis. Kjo do të ishte më e mira për vendin. Vendi ka nevojë për qetësi, për pushtetarë me legjitimitet e jo për trazira e përplasje jashtë institucioneve demokratike.

Kryeministri, Edi Rama takoi në Bruksel para dy ditësh, kreun e Komisionit të KE, Jean-Claude Junkcer, ai mori mbështetje aty. Njerëzit nuk duhet të pengohen të votojnë, tha Juncker. Asnjë fjalë për pretendimet e opozitës, për lidhjet e PS e Ramës me mafian e drogës, se ai ka blerë zgjedhjet. Publikimet e gazetës “Bild” i dhanë një shtysë të re kësaj problematike. Mendon Brukseli se opozita po e ekzagjeron?

Këtë nuk e besoj. Për kryeministrin Rama është një problem që në Bruksel dhe në Berlin mbështetja për të po bie. Ai beson, se Merkelin e Junckerin e ka në anën e tij, por më duket se CDU/CSU nuk janë në anën e tij, ata duan ta shtyjnë vendimin e BE-së për hapjen e negociatave. Realisht duket, se po bëhet e vështirë për qeverinë Rama në Bruksel. BE është e zënë me veten, me Brexit. Tani do të shikohet me shumë vëmendje, se çfarë ka të vërtetë në akuzat për bashkëpunim me kartelet, me mafian e drogës. Duket se po mbyllet ajo dritare që shkonte në favor deri tani për qeverinë e Ramës.

A mund mbahen zgjedhjet lokale në këto kushte? Për Ramën ato janë legjitime, për Bashën janë moniste.

Më duhet të them, se edhe nëse do të mbaheshin tani zgjedhjet lokale ato nuk kanë shumë kuptim, kur ato i bojkoton partia më e madhe e opozitës. Edhe sikur të mbaheshin ato nuk çojnë në forcim të legjitimitetit të qeverisë e kryeministrit Rama.

Drejtësia që mund të thoshte fjalën e saj, duket e paralizuar në Shqipëri për shkak të vetingut. Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë vendime, po për këtë arsye. Ndërkohë kriza thellohet. Kush mund të ndihmonte në këtë situatë?

E vërteta është, se nuk shoh se si në këtë gjendje të kemi një rrugëdalje politike e sidomos që të mos ketë dhunë. Nuk shoh ndonjë palë që është e gatshme për kompromise. Nuk shoh as edhe një figurë të tretë nga jashtë apo brenda që mund të ndërmjetësojë. Në kuadër të reformës në drejtësi, drejtësia, sidomos instanca më e lartë është e paralizuar. Pra, as drejtësia, si një pushtet i pavarur në Shqipëri nuk ndërmjetëson dot vërtet në këtë konflikt, nuk e shoh këtë mundësi që drejtësia në një lloj mënyre ta çojë përpara këtë proces. Pra ose të thuhet qartësisht, bazuar në ligj, se nuk ka prova të qarta për bashkëpunimin e Partisë Socialiste me mafian e drogës, ose që ajo të tregojë qartë, se ka një bashkëpunim të tillë e të ngrejë akuzë kundër kryeministrit. Por siç e thashë drejtësia duket e paralizuar dhe jo e aftë të veprojë.

BE, në të shkuarën ka dërguar gjithmonë misione ndërmjetësuese, kësaj here ajo duket se është e rezervuar…

Edhe mua më duket kështu, por siç e thashë impulsi i BE për të vënë gjërat në vend në Shqipëri, apo për të përshpejtuar hapjen e negociatave, ky impuls po dobësohet gjithnjë e më shumë. Pra si nga brenda Shqipërisë zor se duket një rrugëdalje, ashtu edhe BE ka pak mundësi ndikimi. Pas zgjedhjeve europiane ajo ka halle brenda saj. Kush do jetë komisioneri i ri i zgjerimit, kush do jetë i ngarkuari për politikën e jashtme, si do të pozicionohen këta komisionerë të rinj kundrejt Shqipërisë. Gjithçka është pezull, e të shpresojmë që kjo gjendje të mos çojë në shpërthim dhune.

Por nëse nuk ndërhyn askush për të arritur një kompromis rreziku i shkallëzimit të situatës është i madh…

Për fat të keq është kështu. Edhe përvoja e tregon që ka pasur rrëzime qeverish me dhunë në Shqipëri, e që kanë pasur madje sukses për partinë që ka qenë në opozitë. Pra, joshja e partisë që nuk ka qenë në qeveri për të ndryshuar pushtetet me fuqinë e rrugës, madje me dhunë është e madhe, e kam frikë, se kjo joshje është e madhe edhe për Partinë Demokratike.

Por Shqipëria ka përvojë të hidhur në këtë drejtim, partitë duhet të kenë mësuar diçka nga e kaluara…

Do të dëshiroja që të thoja Shqipëria ka mësuar nga e kaluara, por për momentin shenjat janë për stuhi dhe jo për qetësim politik. Shpresoj që unë të gaboj dhe të që kemi një kompromis e një zgjidhje politike.

Cili do të ishte skenari më i mirë për vendin në këtë moment dhe çfarë mund të shkonte më keq?

Skenari më i mirë do të ishte që zgjedhjet lokale të shtyhen me ujdi, pra që Rama të mos këmbëgulë që të bëhen zgjedhje në fund të qershorit. Skenari më i keq do të ishte, nëse Partia Demokratike e forcon momentin e rrugës, kur mund të ketë trazira e ndoshta situata të ngjashme me një luftë civile. Ka ende mundësi që të gjendet një kompromis e të gjithë aktorët politikë janë të thirrur ta kërkojnë atë.

Matthias Rüb është gazetar i njohur i Frankfurter Allgemeine Zeitung, me përvojë si korrespondent i saj për Europën Juglindore në vitet 1994-2002. Ai është kthyer sërish si korrespondent i FAZ për Europën Juglindore me qendër në Romë, duke mbuluar edhe zhvillimet në Shqipëri.

 

 

 

Tags: bashaMetaramaZgjedhjet

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme
Aktualitet

Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme

21:36 | 23/06/2025
Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore
Aktualitet

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore

20:46 | 23/06/2025
Next Post
Zbardhet SMS-ja urgjente e Ramës për socialistët. Blindohet Kuvendi, gardh metalik e tela me gjemba

Zbardhet SMS-ja urgjente e Ramës për socialistët. Blindohet Kuvendi, gardh metalik e tela me gjemba

Shtohen lëvizjet, Meta nuk ka të ndalur. Paralajmëron tjetër konferencë

Shtohen lëvizjet, Meta nuk ka të ndalur. Paralajmëron tjetër konferencë

Meta i shqetësuar, nis takimet e papritura ( Ja me kë do ulet sot në tavolinë kreu i shtetit)

Meta i shqetësuar, nis takimet e papritura ( Ja me kë do ulet sot në tavolinë kreu i shtetit)

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

by mirseda
22:24 | 23/06/2025
0

Një aksident rrugor është regjistruar mbremjen e së hënës në superstradën Lezhë–Milot, në dalje të qytetit të...

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025
Lindja e Mesme në zjarr; teologu shqiptar: Populli kërkon hakmarrje

Lindja e Mesme në zjarr; teologu shqiptar: Populli kërkon hakmarrje

22:06 | 23/06/2025
Spikeri i CNN ndalon transmetimin në Izrael dhe futet në strehim pas sirenave

Spikeri i CNN ndalon transmetimin në Izrael dhe futet në strehim pas sirenave

22:04 | 23/06/2025
Khamenei: Nuk kemi shkelur të drejtat dhe nuk dorëzohemi

Khamenei: Nuk kemi shkelur të drejtat dhe nuk dorëzohemi

21:57 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com